Neymar rinovon edhe për 5 vite me Barcelonën

July 1, 2016 14:44

Neymar rinovon edhe për 5 vite me Barcelonën

Neymar ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe do të jetë lojtar “blaugrana” deri në vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas nëpërmjet faqes zyrtare në internet.

Sipas kontratës së re, Neymar do të fitojë 15 milionë euro neto në sezon për 5 sezonet e ardhshme ose 32.3 milionë euro bruto. Një investim i fuqishëm i Barcelonës, që deri tani ka shpenzuar me sulmuesin brazilian më shumë se 100 milionë euro dhe në 5 vitet e ardhshme do të shpenzojë edhe 160 milionë euro të tjera bruto.

Përsa i përket klauzolës së lirimit të Neymar, në tre vitet e ardhshme ajo do të shkojë në 250 milionë euro. Deri dje, klubet që kërkonin të blinin Neymar, duhet të paguanin 190 milionë euro.

July 1, 2016 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*