Neymar s’është i lumtur në Paris, i penduar për largimin e tij nga Barcelona

October 30, 2017 14:12

Neymar s’është i lumtur në Paris, i penduar për largimin e tij nga Barcelona

Neymar, futbollisti brazilian i Paris SG, ndjen keqardhje për largimin e tij nga Barcelona.

25 vjeçari në një rrëfim për njerëzit e tij të afërt e ka pranuar se ka gabuar kur vendosi të linte katalanasit për Paris SG. Jeta në Francë nuk është ashtu siç braziliani e priste. Metodat e trajnerit Emery gjithashtu nuk pëlqehen nga futbollisti.

Pas largimit polemizues nga Barcelona dhe firmës me Paris SG në shkëmbim të 222 mln eurove të paguara nga klubi francez, Neymar duket se është i pakënaqur me klubin dhe njëkohësisht qytetin. Siç bëhet e ditur nga programi “The Goal” Neymar ka lënë klubin për të shkuar përkohësisht në Barcelonë e për tu çmallur me qytetin dhe shokët e tij.

Të njëjtat burime tregojnë se futbollisti brazilian, i cili ka pasur probleme në dhomat e zhveshjes te Paris SG me shokë të skuadrës dhe disa veteranë në këtë klub, është gjithashtu i pa kënaqur me metodat e Unai Emery, trajnerin e tij te francezët.

Familja e tij, shokët dhe të tjerë persona rrëfejnë se ai nuk ndjehet mirë në Paris, një qytet që s’ka lidhje me Barcelonën.

Kështu mund të justifikohen edhe udhëtimet e tij të shpeshta drejt rajonit katalanas.

October 30, 2017 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*