Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë midis Kosovës e Shqipërisë

August 2, 2018 18:20

Nga 1 janari 2019, lëvizje e lirë midis Kosovës e Shqipërisë

 

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tha sot se duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave midis dy shteteve do të jetë i lirë, duke hequr kështu të gjitha barrierat doganore.

“Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht”, shkruan Majko në Facebook.

a.s/dita

August 2, 2018 18:20
Komento

4 Komente

  1. Fat man August 2, 18:40

    Kjo po eshte per t’u pergezuar, me vepra konkrete e jo me fjale.
    U lumte te dy Qeverive.

    Reply to this comment
  2. ganiu August 2, 18:50

    Një lajm shumë i mirë.
    Një pyetje kam unë.
    Sa i sigurtë do të jetë kufiri Kosovë-Sërbi, për të mos u bërë kontrabandë me mallra sërbe në shqipëri?
    Nuk është se ky i sotmi është i sigurtë, po thjesht se më heqjen e tij, kontrabanda do të bëhet e ligjshme.
    Është një lehtësim për shqiptarët apo për kontrabandën e mallrave sërbe?
    Kjo pyetje më erdhi si ashtu “papritur”.

    Reply to this comment
  3. Lili August 2, 20:56

    Qe sa here na premtohet kjo levizje e lire

    Reply to this comment
  4. MH August 2, 21:03

    Bravo.
    Nga sot e deri me 1 janar 19 te bani nxemje qe te demostroni festen e (levizjeve) vozitjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*