Nga 1 janari 2020 ndalohet importi i makinave me vit prodhimi para 2005

December 22, 2019 18:16

Nga 1 janari 2020 ndalohet importi i makinave me vit prodhimi para 2005

Nga 1 Janari 2020 të gjitha autoveturat e përdorura që nuk përmbushin kriterin mjedisor Euro4 do të ndalohen të regjistrohen/targohen në Shqipëri. Në një intervistë për News 24 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja sqaron se afati i fundit për regjistrimin/targimin e autoveturave me km nën Euro4 është 31 Dhjetori 2019.

“Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për tu regjistruar”, deklaroi ai.

Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro.

“Ky vendim është marr që në pranverën e vitit 2019 pra u dëgjua një shqetësim i komunitetit të tregtarëve të këtyre automjeteve të cilët me të drejtë thoshin që Ok politikat ndryshon për sa i përket kategorisë mjedisore por na lini që këto automjete ti shesim normalisht në treg dhe të mos na detyroni ti regjistrojmë ato përpara se mos ti kemi gjetur një blerës. Për këtë arsye ministria dhe DPSHTRR propozuan ndryshimin e VKM dhe I lanë një afat 1-vjeçar që këto makina mund të regjistrohen brenda këtij viti deri në 31 dhjetor 2019”, u shpreh Gonxhja.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor në 11 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5986 mjete euro 4 e lart ose 43% mjete më të reja çka sjell ulje të ndotjes së ambientit.

“Ndryshe nga viti 2018 brenda mjeteve që vijnë euro 4 në Shqipëri kemi 5986 mjete 43% më shumë mjete euro 4 e lart do të thotë kemi një flotë që rinovohet dhe si numër po pakësohet”, tha Blendi Gonxhja.

Ndërkohë, sa i takon makinave me kilometrazh zero ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Ndërsa për makinat euro 4 që janë në qarkullim nuk preken nga ky vendim.

 

l.h/ dita

December 22, 2019 18:16
Komento

5 Komente

  1. intelektuali December 22, 19:00

    Bravoooo bravoooo

    Dhe pastaj te gjithe Taxi elektrike ever green

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit December 22, 23:33

    makinat e para euro4 kane nisur te prodhohen qe ne vitin 2002. Si i behet qe dikush sjell nje makine euro4 prodhim i para 2005? Une mendoj se rregulli duhet te jete pa a hume si ne vendet e Evropes, ku nje makine euro4 me benzine ka te drjte te qarkulloje ne qytetet e medha, ndersa ekuivalenti me nafte euro4, qofte edhe me filter fap/dpf nuk lejohet. Prandaj, edhe importi duhet te lejoje hyrjen e makinave me benzine euro4 e me siper(euro5, euro6) dhe te mos lejoje me nafte euro4(qofte edhe me fap/dpf), pavaresisht vitit te prodhimit por te lejoje euro5 dhe euro6 te perdorura dhe vetem euro6 d-temp te reja.

    Reply to this comment
  3. Arben December 23, 06:28

    Lapanjoze, do tjua paguani ju shqipetareve parate per makinat, nga llogarite e zvicres, kriminele.

    Reply to this comment
  4. Labi December 23, 09:09

    Shkurt ky zyrtari shtetit thot qe te gjithe njerezit qe kan blere makine dhe kan paguar doganen nese nuk e kan regjistruar,pra nese nuk kan vene targat i humb e drejta,po parat qe shteti i ka marr si i behet,apo si gjithmone qytetari humb ne koncesione,humb me termetin dhe tani prap duhet te humbi per nje kapricio te nje kalamani qe nne kalama tjeter e ka vene drejtor,nnerezit e thjeshte gjithmone humbes me mete qeveri.

    Reply to this comment
  5. matyakubova February 12, 22:15

    Greetings,

    We are direct mandate to the refineries here in Russia Federation, our refineries can supply to you/your buyers it’s products, Mazut,M100, D6,D2, JP54, LNG,LPG,Euro4 without any delay nor complication.
    Kindly contact us through any of our informations below for our official soft co-operate offer (SCO).

    Note: FOB delivery is DIP and PAY standard working procedure with no upfront payment.

    Thanks and Best regards.

    DIRECTOR :MATYAKUBOVA GULASAL RUSTAMOVNA

    Company name: LIMITED LIABILITY COMPANY “PUBLISHING HOUSE” OIL. GAS. NOVATION ”

    E-mail: [email protected]

    INN / KPP: 6319199335/631901001

    phone: +79295122924, 8(925)778-07-

    Skype: [email protected]
    whatsapp: +79295122924

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim