Nga 1 janari i 2020-s, gjyqtarëve u hiqen pasaportat diplomatike

December 28, 2019 10:41

Nga 1 janari i 2020-s, gjyqtarëve u hiqen pasaportat diplomatike

Në 1 janar 2020, gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit nuk do mundin më t’i përdorin pasaportat e shërbimit.

Në një vendim të shpallur nga gjykata e Apelit Administrativ, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve humbi në betejën me qeverinë që në muajin qershor nxori një VKM për heqjen e pasaportave të shërbimit.

Por ndërsa në vendim thuhet që rrëzohet kërkesë-padia e gjyqtarëve, nga ana tjetër apeli shton se kjo çështje është nën kompetencë të gjykatës Kushtetuese për t’u gjykuar.

Florian Kalaja, gjyqtari i autorizuar për të ndjekur çështjen e pasaportave diplomatike tha per tch:

“Do presim Gjykatën e Lartë ku do të bëjmë rekurs, por edhe Gjykatën Kushtetuese. Por si fillim do na duhet vendimi i zbardhur dhe argumentet e Apelit”.

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve është e paligjshshme.

Vendimi për pasaportat diplomatike u shpall nga pesë gjyqarët Amarildo Laci, Arjan Qafa, Alkelina Gazidede, Lindita Sinanaj dhe Bari Shyti. Për shkak se ai është i formës së prerë do të thotë se gjyqtarët kanë të drejtë t’i përdorin pasaportat e shërbimit deri ditën e fundit të këtij viti.

o.j/dita

December 28, 2019 10:41
Komento

3 Komente

  1. Pasaporta diplomatike - Transport droge dhe parash pa kontroll December 28, 18:47

    Me keto pasaporta kane kaluar droge dhe para te vjedhura jashte shtetit. Ja u siguroj Sali Pashe Toptani qe ti kishte ne krah.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta December 30, 15:08

    Saliu u jepte :vizen”,Fullani i lejonte te transferonin parat ne shuma te medha dhe Gjin Gjonet e Zaganjoret u siguronin lejet e sherbimit per jashte shtetit ,qe te mos binin ne sy per cfare shkonln jashte shtetit ne menyre qe te perfitonin edhe dieta ,qe ja kthenin pastaj “partise”per ndihmen dhe perkrahjen qe u bente ne kete veprimtari kriminale;Ja perse u duhej pasaporta dipllomatike gjykatesve e prokuroreve ,qe u bene mbrojtesit me te flaket te banadave kriminale te PD e te Saliut ne vecanti , qe u cfaqen sheshit ne ngjarjet e Gerdeci e te 21 Janarit!

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta December 30, 15:21

    Saliu u jepte :vizen”,Fullani i lejonte te transferonin parat ne shuma te medha dhe Gjin Gjonet e Zaganjoret u siguronin lejet e sherbimit per jashte shtetit ,qe te mos binin ne sy per cfare shkonln jashte shtetit ne menyre qe te perfitonin edhe dieta ,qe ja kthenin pastaj “partise”per ndihmen dhe perkrahjen qe u bente ne kete veprimtari kriminale;Ja perse u duhej pasaporta dipllomatike gjykatesve e prokuroreve ,qe u bene mbrojtesit me te flaket t cfaqen sheshit ne ngjarjet e Gerdeci e te 21 Janarit! e banadave kriminale te PD e te Saliut ne vecanti , qe u

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*