“Nga 1 korriku ka rritje pensionesh”

June 12, 2018 17:47

“Nga 1 korriku ka rritje pensionesh”

Rritja e pensioneve për 665 mijë pensionistë do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme që është mbajtur në Durrës.

Pas realizimit të kësaj mbledhjeje, kryeministri Rama tha në konferencë për shtyp se janë shtuar 15 milionë dollarë në paketën e pensioneve që do të hyjë në fuqi në datën e parashikuar.

“Kemi bërë një hap të vogël por të ndjeshëm, ku kemi përfshirë 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Kemi vendosur 15 milionë dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%, duke nisur nga data 1 korrik”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

s.a/dita

June 12, 2018 17:47
Komento

8 Komente

  1. perkthyesi June 12, 18:10

    Rritje 2.8 perqint? Nuk e di c’te them, por vazhdon tallja therese per me te vuajturit e ketij trualli! Me thoni, a ndryshon gje me 2500 – 3000 leke (te vjetra) ne muaj, nderkohe qe vetem ilacet e tejkalojne shumen mujore te pensionit….Dhe sikur 2 fishin te rriteshin, as nuk do te ndiheshe rritja e tij! Pensionistet jetojne te denuar perjetesisht me vdekje! Te na rroje Dhemokracia!

    Reply to this comment
  2. Fatmiri June 12, 18:33

    Ato qe na shton ne pensionin tone qeveria na i mer neve te Tiranes Erion Velia vetem me taksen e baneses dhe teTV.; keshtu qe shtese pensioni nuk ka!

    Reply to this comment
  3. Adih June 12, 21:42

    perkthyesit dhe Fatmir @……
    Jam dakort me ju te dy ,keni me se te drejte ,por ky pallosh shejtan budalla , mburret “% me inflacionin ,tamam propogande si i jati i tij shpierteror Enver . Gjithe bota e shton cdo vit pensionin automatikisht me inflacionin dhe nuk e permend as edhe nje politikan ne bote . Kurse ky harbut ,ka mbi 5 vite qe nuk e aplikon dhe sot mburret ,si gjeli ne maje te plehut ..Nje gje prap me ben pershtypje dhe eshte komlet e pa drejte ,e konkretisht :::::pensionistet qe e kane mbyllur punen para renies se murit te berlinit ky qerata shejtan budalla i trajton kete brez shume keq ,tallet ,dhe me cfare ligji ,llogjike ripjellja e Rames e ben kete dallim ,para 90 dhe mbas 90 . Shpjegojahu ,ketyre fakireve ,qe su del pensioni as per leter higjenike , o mesues vizatimi bashke me mesuesin tend te anglishtes . Jemi ne pritje te llogjikes tuaj????????!!!!

    Reply to this comment
    • 2plus2 June 12, 23:43

      Pensioneve speciale qe arrijne 2-3fish pensionit mesatar (ish rrogetaret e larte nga ushtria, presidenca, ministrite, qeverite, kuvendi, etj) 2.8%shi nuk ju del keq

      Reply to this comment
  4. Artemisa June 13, 01:55

    I siguroi Rilindja mbi 600 mije vota .
    Pleqeria kenaqet me nje buzeqeshje pale me dymije leke te vjetra.

    Reply to this comment
  5. pensionisti June 13, 07:23

    Zoti kryeminister,po ta them trioc,apo tulle ,kur i thone:
    Mos u tall me ne pensionistet. Edhe ne i kemi dy klase shkolle ,ndoshta dikush me shume se Ju dhe Saliu qe do llomatisi ,pas kesaj bgritje qe thni Ju. Ama Saliu ka te drejte te tallet. Jo se Ju irrisni pensionet me 2.8%. Por se Ju thoni se kjo rritje behet mbi infacionin. Jo zoti kryeminister ju s’kini bere rritje inflacion ,sepse une po bej dy vjet qe marr te njejten shume. Inflacioni duhet te rritet c’do vite enuk perflitet,sepse nuk eshte rritje. Po kjo nuk ka shume rendesi. Rendesi ka qe Ju te mos ginjeni se po rritet 2.8% mbi inflacionin. Kryeminister edhe ne jemi me shkolle dhe themi 7×7 bejne 49 e jo 42 si tha kryetari i opozites…..Mos na krahaso me te….

    Reply to this comment
  6. Shoku June 13, 07:25

    Zoti keyeminister ! Ju lutemi mos u tallni me ne pensionistet! Kaq kisha !

    Reply to this comment
  7. info analitike June 13, 09:48

    Gezoni shoke se kriepsikoja po u hedh therrimet e radhes qe jua ka marre me kohe me taksat dhe faturat e ujit lali Eri. Ore shoke te Dites po qysh kaq demokratike sa nuk lejoni komente tek artikulli i Balilit qe e ktheu policine ne Babale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*