Nga 1 shtatori, kontroll i rreptë për makinat me targa të huaja

August 22, 2014 19:06

Nga 1 shtatori, kontroll i rreptë për makinat me targa të huaja

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi nxjerrjen e një udhëzimi të ri mbi Regjimin e Lejimit të Përkohshëm të Automjeteve për përdorim privat. Udhëzimi do të hyjë në fuqi në datën 1 shtator 2014.

Ky udhëzim qartëson procedurat që do të ndiqen për rastet e automjeteve të destinuara për përdorim privat, të cilat importohen në Shqipëri nën Regjimin e Lejimit të Përkohshëm.

Aty shprehet qartë fakti se çdo përpjekje për të sjellë në Shqipëri automjete, të cilat importohen nën këtë regjim, për përdorim të përhershëm apo për interesa ekonomike, për rishitje apo për pjesë këmbimi, do të konsiderohet si e jashtëligjshme dhe do të ndëshkohet.

Këto automjete, të cilat shihen shpesh teksa qarkullojnë me targa të huaja në rrugët e Shqipërisë, nuk kanë shmangur vetëm pagesën e taksave dhe të importit, por kanë shmangur edhe kontrollet e detyrueshme vjetore.

Përpos kësaj, një pjesë e madhe e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë të pasiguruara. Këto automjete nuk përbëjnë vetëm një barrë financiare për pjesën tjetër të shoqërisë, të cilët i kanë regjistruar automjetet e tyre në bazë të ligjit, por përbëjnë edhe një rrezik për sigurinë publike.

Prej muajit shkurt të këtij viti, grupet e përbashkëta operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe “Crown Agents”, kanë ndërmarrë një numër të madh kontrollesh në ambientet e shitësve të makinave të përdorura, varrezave të makinave, si edhe të personave fizikë.

Në 6 muajt e fundit, këto grupe të përbashkëta operative kanë bllokuar rreth 400 automjete të cilat kishin hyrë në Shqipëri nën Regjimin e Përkohshëm të Automjeteve dhe nuk ishin larguar kurrë prej vendit.

Përveç mbledhjes së detyrimeve doganore, Doganat kanë mundur të mbledhin një shumë të konsiderueshme të ardhurash nga gjobat që janë vënë në secilin rast.

Zbatimi i Regjimit të Lejimit të përkohshëm të automjeteve për përdorim privat pritet të rritet ndjeshëm dhe shpejtë, falë këtij udhëzimi të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u kërkon qytetarëve të respektojnë vullnetarisht ligjin dhe u bën apel të gjithë individëve që kanë importuar automjete nën RLP të veprojnë në konformitet me ligjin.

August 22, 2014 19:06
Komento

8 Komente

  1. Kritizeri August 22, 20:40

    Duhen para keshtu qe o burra t’i mjelim shqipot budallenj.

    Reply to this comment
  2. lili August 23, 11:34

    Sa Kane mbledhur?te shohim a ia vlen barra qirajen?

    Reply to this comment
  3. tani August 23, 11:37

    KESHTU SIC PRETENDOHET TE VEPROHET SHKELEN NE MENYRE FLAGRANTE RREGULLAT E B.E. KU NE DUAM TE ADEROJME.

    Reply to this comment
  4. Lirua August 23, 21:48

    Rivendosja e takses prej 1 EUR/Dite per mbi 60 dite qendrimi besoj se eshte nje alternativ shume e mire per te grumbulluar taksa per makinat qe kane hyre ne shqiperi per qellime turistike dhe biznesi, perjashto ketu makinat qe jane cregjistruar ne vendin e origjines dhe detyrimishte duhet te regjistrohen ne Shqiperi.
    Per kete kategori eshte krejtesishte e kuptueshme se e vetmja alternative eshte pagesa e doganes. Nese dogana nuk paguhet eshte lehtesishte e verifikueshme nga dogana.

    Reply to this comment
  5. italjani August 23, 22:31

    une kam pashaporte italjane dhe shqiptare,kam makine me targa italjane ,paguaj te gjitha taksat e makines ne itali , cdo vit , punoj ne shqiperi kam 2 vjet ,,,,,,,,pse kerkoni te ma largoni makinen ?????
    aty paguaj 150 evro total per te gjitha taksat dhe siguracionet ,,,,ketu duhet 1 milion leke ne vit taksa + sig……….cmenduri………
    ne q se veme ne evrope duhet te paguajme taksat ne nje shtet te evropes , ska rendesi se ku ,hiqeni kete ligj se nuk do ta zbatoni kurre
    jane shume bodigarde te PS qe nuk i ndalon kush………mjaft i kerkoni leke shqiptareve , nuk kane , populli do ndihme ju po i q*** mamane. turp

    Reply to this comment
  6. Fatmiri August 24, 08:48

    Kush thote qe jane 1 milion leke ne vit taksa ???? Po te rrish ne Itali me targa shqiptare lejohet ???

    Reply to this comment
    • ilo August 27, 23:17

      Ne BE nuk te regjistron njeri ne dogane e ste kerkon sa kohe qendrimi do rish ,flasim per qytetar evropian ,a kerkojme ne shqiptaret te hyjme ne BE DHE jo BE NE shqiperi,per ata qe jane shtetas te atij vendi dhe jane ne BE si thote njeri asnje fjale sa kohe do rish,A na lejon kushtetuta e Shqiperise te kete me shume se nje shtetesi,pse ai qe ka 2 shtetesi duhet ta paguaj makinen 2-here.njeher ne vendin ku e ka blere dhe njeher ne Shqiperi dhe te vij ta cregjistroj po dhe ta kaloj prape me emrin e tij pasi shteti shqiptar sdi te mbledhi taksat per te huajt ,le te behet si ne disa vende te BE me vinetke ,nqse do perdoresh rruget duhet te blesh vinetke per sa kohe ri.dhe mos flisni budalleqe lejohet ne itali apo jo.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*