Nga 10 shtatori, Tirana dhe Durrësi mbyllin transmetimet analoge

September 7, 2018 18:04

Nga 10 shtatori, Tirana dhe Durrësi mbyllin transmetimet analoge

Autoriteti i Mediave Audiovizive rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018.

AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

l.h/ dita

September 7, 2018 18:04
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 8, 08:49

    Qe artikulli te jete i plote duhet shkruar se kontekstualisht me mbylljen e transmetimeve analoge mbyllen edhe ato ne DVB-T1 perderisa shkruhet se duhen perdorur vetem dekoder DVB-T2 duke filluar nga dt. 10 shtator.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim