Nga 2018, avokatët, noterët e juristët e institucioneve duhet të japin provim

September 29, 2017 18:04

Nga 2018, avokatët, noterët e juristët e institucioneve duhet të japin provim

Të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për drejtësi e që punojnë apo duan të punojnë në administratën publike si juristë, do të duhet t’i nënshtrohen e të kalojnë provimin e shtetit.

Projektligji për provimin e shtetit për profesionin e juristit parashikon në nenin 3 të tij se personat që i nënshtrohen këtij provimi janë të gjithë ata që janë diplomuar në drejtësi me 300 Kredite, ose ndonjë sistem të barazvlefshëm me të.

“Pikërisht, kalimi me sukses i këtij provimi është parakusht që ata të pranohen në profesionet ligjore të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit të shtetit, përmbaruesit gjyqësor shtetëror ose privat, si dhe karrierën profesionale në administratën publike qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në relacionin e nismës. Nga ana tjetër, ligji nuk e kushtëzon kalimin e këtij provimi në rast se individi vendos të punësohet në sektorin privat.

Projektligjit, parashikon dispozitat e fundit që rregullojnë, se si do të zbatohet ky ligj. Për të garantuar një zbatim sa më efektiv të këtij ligji, është parashikuar se provimi i shtetit si kriter për profesionet ligjore do të fillojë të aplikohet nga data 1 korrik 2018.

September 29, 2017 18:04
Komento

5 Komente

  1. pesimisti ...gallataxhi . September 29, 18:16

    ata dhe ato; do japin provim . dhe une qe i kam “inat”, do i “ngel” ne klase ,ndersa ju, qe i keni shoke dhe shoqe, do i beni……”nenen”…

    Reply to this comment
  2. Thanasi qe ta plasi September 29, 18:52

    Hajde gallate hajde. Do ti fusin ne provim ata qe kane nga 20 vjete ne administrate dhe qe kane hartuar me dhjetra ligje. Ndersa kete ligj e kane hartuar ata qe kane mbaruar Kristalin. Po mire po deputetet qe e kane mbaruar te gjithe juridikun e na cajne trapin do hyjne ne kete provim apo ata kane imunitet? Eh dreqi e mori me mire te kishiit mbaruar Institutin e Arteve per pikture. Me siguri do ta kishit karrjeren me te sigurte.

    Reply to this comment
  3. Arben September 29, 19:54

    ORE, DIPLOMA E SHKOLLES SHKRUAN

    “I JEPET TITULLI JURIST”

    TANI, DUHET TE JAPE EDHE EDVERI

    DIPLOMA KESHTU.

    JEPINI Q…. MAMANE KETIJ POPULLI.

    Reply to this comment
  4. beqo nga Vlora September 29, 21:52

    I pari qe duhet te futet ne provim eshte shtetasi Edi Rama i cili nuk ka asnje kurs kualifikimi.Eshte fatkeqesi per vendin qe ai per vec qe di te beje disa piktura te nivelit ordiner nuk di asgje nga ekonomia apo tjeter.te meret ne provim per vitin e fundit te gjymnazit dhe te shikojme se cfare dijenishe ka.kerkojeni qe kryeministri te dale ne provim por me pedagog te pa varur dhe me short.

    Reply to this comment
  5. alphade September 30, 09:15

    “Thanas….Beqo: Edi Rama qe thoni ju zoterinj, vertete ka
    mbaruar per ” piktor deshtak” por po ju marton te gjitheve
    gjyshet,hallot, tezet dhe nenat me radhe duke ja futur te
    gjithe te ” mencurve” . Megjithate asgje nga keto nuk i quhet Edit nese nuk con para drejtesise,sigurish me kon-
    kludimin e Vettingut, trinomin : Berisha- Basha- Meta dhe
    te gjithe shqiptaret e dine PSENE e perballjes me drejte-
    sine te ketyre individeve te veshur me pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*