Nga 21 marsi, ndalohet regjistrimi i makinave me timon në krah të kundërt

March 1, 2015 17:21

Nga 21 marsi, ndalohet regjistrimi i makinave me timon në krah të kundërt

Brenda muajit mars, Dogana shqiptare nuk do të lejojë regjistrimin dhe hyrjen në territorin shqiptar të automjeteve me timon në krah të djathtë.

Masa e parashikuar në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor synon të ulë numrin e lartë të aksidenteve, që shkaktohen nga këto automjete, e që më së shumti janë përplasje ballore me pasojë vdekjen e qytetarëve, raporton TCH.

Nga data 21 mars, makinat me timon në krah të djathtë nuk do të regjistohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo vlen për ato makina, që do hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi makinat e tjera ekzistuese me targa shqiptare do të qëndrojnë, deri në një amortizim natyral të tyre”, tha Artan Gaçi, deputet i PS.

Por deri në fazën e amortizimit, këto automjete do të vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët shqiptare. Gaçi thotë se një masë më e fortë, që do të bllokonte qarkullimin e tyre menjëherë, do të ishte një kosto e lartë shtesë për qytetarët që i kanë në zotërim.

Ishte edhe opsioni që makinat ekzistuese të ndalohen deri në modifikimin e tyre, por që përbënte një masë penalizuese për ekonominë e shumë qytetarëve që i kanë importuar, duke zbatuar ligjet e shtetit shqiptar, ato ekzistuese. Ato mjete janë ende rrezik, por me ndryshimin e Kodit Rrugor jemi munduar të minimizojmë këtë rrezik”, tha deputeti socialist Artan Gaçi.

Ligji bën përjashtim për turistët, të cilët mund të qarkullojnë deri në 6 muaj, ndërsa qytetarët e tjerë që duan të importojnë këto automjete duhet të kryejnë modifikimin e tyre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen në hyjnë në territorin shqiptar.

March 1, 2015 17:21
Komento

4 Komente

  1. Pellazgu March 1, 17:53

    Janë po aq të rrezikshme sa çdo mjet tjetër në duart e një të papërgjegjshmi. Sa është numri i përgjithshëm e aksidenteve dhe sa aksidente janë shkaktuar nga këto makina? Cilat statistika tregojnë se janë këto makina burimi i shumicës së aksidenteve. Si është raporti i aksidenteve me këto makina, përkundër atyre të shkaktuara nga makinat me timonë në krah të majtë?
    Nëse nuk bëhen publike këto shifra e raporte (që po e them në parantezë se nuk janë ato shkaktare), me të drejtë çdokush do mendojë se qëllimi është për të favorizuar shitjet nga tregtarët vendas, duke i mbyllur mundësinë njerëzve që të blejnë nga këto makina, të cilat të përdorura janë shumë më të lira sesa të tjerat, për shkak se në Evropë qarkullojnë vetëm në Britaninë e Madhe, Irlandë e Qipro e kanë kësisoj një treg shumë të vogël nga pikëpamja gjeografike. Çdokush që shkon në vendet që përmenda më lart, mund të marrë një qira një mjet të tillë, nëse është i pajisur me patentë ndërkombëtare. Pse në Anglinë e Revolucionit Industrial, që shpiku e para lokomotivën (pra motorin), me përvojë sa askush tjetër në këtë drejtim, sot janë të gjithë aq budallenj sa të mos u shkojë mendja tek këto gjëra që kastravecat e Qyfyrerisë së Rilindjes i paskan kapur kaq shpejt? Kaq budallenj vallë të jenë, sa t’i lejojnë qytetarët që vijnë nga vendet ku lëvizet majtas që të marrin makinë e të shkaktojnë aksidente? I bie të jenë shumë budallenj, përderisa ia japin një mjet të tillë për të lëvizur edhe një personi që se ka ngarë kurrë atë më parë!
    Me sa duket, njerëzit në këto vende janë shumë fatkeqë që kanë parlamentarë të tillë sa lejojnë këdo që të shkojë e t’i sakatojë në aksidente. Pra, lum ne për “qyfyrerinë” dhe kuvendin e trangujve që kemi!

    Reply to this comment
  2. Hm... March 1, 18:31

    klientelizem qe kushedi ku fle sepse idiotizem nuk eshte se dine cfare bejne. Kur vete europa kontinentale nuk ka problem me makinat me targe angleze apo irlandeze dhe e kunderta, ne jemi special!!! Mire thote parafolesi, vijoni me zbatimin e rregullave dhe ndeshkoni fajtoret dhe ngrihet dhe siguria ne rruge. Nderkohe per te tilla makina mund te aplikohen sigurime me te larta etj etj por jo te ndalohen!!!

    Reply to this comment
  3. March 2, 10:40

    Jo vetem te mos regjistrohen më por te hiqen edhe ato makina qe jane ne qarkullim .

    Reply to this comment
  4. land rover March 2, 12:59

    ESHTE THJESHT BIZNES I PISET, SEPSE MAKINAT NGA ANGLIA KUSHTOJNE SHUME ME PAK SE ATO EVROPIANE,, NE PO KERKOJME TE HYME NE EVROPE, DERI SA EVROPA I LEJON NE QARKULLIM KETO MAKINA ME KRAH TE KUNDERT, CFARE DO TE BEJME NE ME KETE LIGJ KUR TE JEMI PJESE E EVROPES, DO TA KTHEJME PRAP ME VONE???? APO ATEHERE NUK DO JENE ME BURIM AKSIDENTESH, UNE ME SHUME DO VIJA RREGULL DHE NORMA DHE KONTROLL TE RREPTE PER SHKOLLAT E KURSET E PATENTES, SE KA NJEREZ QE NUK PARAQITEN FARE NEPER SHKOLLA DHE KURSE PATENTE, POR VETEM PAGOJNE PER TE MARE PATENTEN KETO JANE BURIME AKSIDENTESH, PRA JANE NJEREZIT TE PA PERGJEGJSHEM DHE JO MAKINAT ME KRAHE TE KUNDERT….( UNE DO THOSHA CUDIRA SHQIPTARE)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim