Nga Adriatik Llalla tek Sali Lusha, kush mori pjesë në varrimin e motrës së Berishës

August 12, 2017 22:59

Nga Adriatik Llalla tek Sali Lusha, kush mori pjesë në varrimin e motrës së Berishës

Paraditen e sotme, u përcoll për në banesën e fundit Hajrie Osmanaj, motra e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ceremonia mortore u zhvillua rreth orës 12:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa ishin qindra të pranishëm.

Mes figurave publike në këtë varrim, pjesëmarrës ishin kryeprokurori Adriatik Llalla, kryetari i PR Fatmir Mediu, deputetët Tritan Shehu dhe Edi Paloka. Ndërkohë nuk kishin si të mungonin familjarët, përfshirë këtu edhe të fejuarën e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani.

Edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ishte e pranishme bashkë me zëdhenësen e Sali Berishës, Erla Mëhilli. Kjo e fundit ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Keltis Kruja, raporton Boldnews. Ndër personazhet jopublik, spikati Sali Lusha, ish-bodiguardi i Sali Berishës përgjatë viteve 1997-2002.

Në ceremoninë e varrimit u vu re mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por pjesëmarrës ishte vëllai i tij. Basha nuk mori pjesë as në takimin në PD me senatorët e SHBA-së, duke ia ngarkuar si detyrë nënkryetarit Edi Paloka.

August 12, 2017 22:59
Komento

4 Komente

  1. demo August 13, 01:16

    Erla Mehilli ka qare murga,kurse Sali Lusha e nderoi varrimin me tre bresheri automatiku.

    Reply to this comment
  2. Nero August 13, 05:02

    Jam i sigurte se kur ishte gjalle nuk e “njihte” Njeri.
    Ndjese paste e pushofte ne paqe shpirti!

    Reply to this comment
  3. Likja August 13, 09:08

    Po senatoret Amerikane moren pjese pasi iu nda nga jeta motra e agjentit me me ze te Ballkanit?Po ambasadori i radhes a mori pjese ne kete ceremoni apo do ti shkoj per ngushellin ne familje????

    Reply to this comment
  4. GERDECI August 13, 17:18

    PO LESI LIKJA DHE BAXHANAKU ISHIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*