Sot Kuvend/ Nga dekretet e Metës për kthimin e buxhetit 2021 e metrologjinë tek kalimi i krimeve zgjedhore në kompetencat e SPAK

December 17, 2020 09:25

Sot Kuvend/ Nga dekretet e Metës për kthimin e buxhetit 2021 e metrologjinë tek kalimi i krimeve zgjedhore në kompetencat e SPAK

Në seancën plenare të kësaj të enjte (17 dhjetor) do të kalojnë për miratim disa çështje të rëndësishme. Duke filluar nga votimi i ndryshimit në ligjin për Krimet Zgjedhore të cilat do t’i kalojnë si kompetencë SPAK-ut për të hetuar.

Çështje tjetër e rëndësishme që do të votohet është dekreti i Metës për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021 me disa argumente sipas të cilit në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

Një tjetër dekret i Presidentit do të votohet për kthimin e ligjit për Metrologjinë ku Meta pretendon se ligj ka nivel të lartë antikushtetutshmërie prandaj i është drejtuar me një thirrje SPAK që të hetojë nismën e qeverisë dhe arsyet e autorëve që e kanë shtyrë Kuvendin të shqyrtojë.

Gjithashtu Kuvendi do të votojë dhe kandidatin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binajn i cili do të plotësojë vakancën e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Rendi i ditës së Kuvendit 17 dhjetor:

1. Miratim i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.12.2020 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftim i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

4. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

6. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

7. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

8. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””.

9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 74/2014 “Për armët”.

10. Projektligj “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”.

11. Projektligj “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”.

12. Projektligj “Për ndryshimet klimatike”.

13. Projektligj “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

14. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

15. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit 4 Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

16. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

17. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

18. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11811, datë 5.11.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020, “Për metrologjinë”.

19. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.866, datë 11.12.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

20. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

December 17, 2020 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim