Nga dënimi i stadiumit te humbja në tavolinë, ja çfarë rrezikon Kastrioti pas dhunës në Fushë-Krujë

February 4, 2019 12:29

Nga dënimi i stadiumit te humbja në tavolinë, ja çfarë rrezikon Kastrioti pas dhunës në Fushë-Krujë

Ajo që ndodhi të shtunën në Fushë-Krujë nuk do të kalohet pa u ndëshkuar. Të paktën nëse respektohet rregullorja e Kodit të Disiplinës Sportive (KDS), një vendim duhet të merret.

Dhe referuar Nenit 65 që ka të bëjë me “Dështimin në përmbushjen e përgjegjësive”, masat që rrezikon Kastrioti (si klub organizator) nisin nga dënimi i tifozëve e shkojnë te humbja e ndeshjes në tavolinë. Kujtojmë se lojtarët e Skënderbeut u dhunuan dy orë para ndeshjes dhe çuditërisht FSHF-ja i urdhëroi që të zbrisnin në fushë për të luajtur ndaj Kastriotit.

Ngjarja skandaloze dhe e paprecedentë ka ndodhur në “Redi Maloku”. Sapo ekipi korçar kishte zbritur disa metra larg stadiumit për të shkuar në dhomat e zhveshjes, një grup personash kanë goditur me gushte dhe dru disa nga futbollistët bardhekuq.

Në atë moment nuk kishte asnjë polic që duhet të shoqëronte ekipin deri në stadium. Edhe i vetmi me uniformë blu ishte një polic rrugor, i cili u largua sapo autobusi u ndal disa metra larg stadiumit.

NENI 65

“Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive”

Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.

Por edhe Skënderbeu mund ta kishte pësuar rëndë në rast se nuk do të dilte në fushë. Edhe pse kanë denoncuar dhunën ndaj tyre, Neni 55 “Braktisja”, rrezikonte shumë. Dhe jo vetëm humbje të ndeshjen në tavolinë, por edhe zbritje e të paktën tri pikëve nga renditja e përgjithshme

NENI 55

“Braktisja”

Nëse një ekip nuk paraqitet, refuzon të luajë një ndeshje ose të vazhdojë të luajë një ndeshje që ka filluar, atëherë ekipi do të dënohet me humbjen e ndeshjes përkatëse në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero), zbritjen e jo më pak se 3 (tri) pikëve nga klasifikimi. Kur gara është me sistem eliminimi, ai ekip dënohet me mospjesëmarrje në atë garë në sezonin e pasardhës.

o.j/dita

February 4, 2019 12:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim