Nga e hëna ndalohen makinat me xhama të zinj

January 6, 2019 22:25

Nga e hëna ndalohen makinat me xhama të zinj

Nga e hëna të gjitha automjetet që janë modifikuar nga përdoruesit duke u vendosur xhama të zinj nuk do të lejohen të qarkullojnë. Nga ky urdhër nuk preken automjetet të cilat janë të prodhuara në fabrikë me xhama të zinj dhe këto të dhëna janë të pasqyruara në lejen e qarkullimit.

Urdhri i Drejtorisë së Transportit Rrugor erdhi pasi mijëra drejtues mjetesh i vendosnin xhamave materiale që i errësonin, duke u kthyer në një shqetësim edhe për policinë rrugore.

Në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit do të identifikohen të gjithë serviset që ofrojnë shërbime të tilla dhe do të dënohen në bazë të ligjit”.

Siç thuhet  në njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor nga ky rregull nuk do të bëjë përjashtim asnjë person.

Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset”!

Në bazë të ligjit çdo shofer që kapet me këtë shkelje do të dalë në komision në Policinë Rrugore. Kodi Rrugor parashikon se gjoba për raste të tilla varion nga 5 mijë deri në 10 mijë Leke të reja dhe drejtuesit të automjetit i hiqet pikë në patentë. Drejtoria e Transportit Rrugor gjithashtu vendosi që për çdo person që ka ngelur ne provimet e patentës nuk do të riaplikojë, por vetëm do të ritestohet. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të shpenzojnë më para dhe kohë për të kryer një punë që ishte bërë më parë.

v.l/ Dita

January 6, 2019 22:25
Komento

2 Komente

  1. Nik January 6, 23:17

    Ka dal mode u lodhem xhama te zinj e te kuq Policia te meret me makinat me targa te huaja qe parkojn ku ju do qefi edhe nuk i gjobit me arsyetimin me idiot ne planet se gjija nuk i ka ne sistem . Po ku parkojm nga pakujdesia ne qe bredhim jasht si na i marin gjobat nga 400euro polia huaj apo ato na kan ne sistem ne si paskemi shtet leshi.

    Reply to this comment
  2. albi January 7, 09:36

    Prodhuar ne fabrike e tallashit ne Kurvelesh!

    Nuk ka prodhime fabrike me xhama me te erret se 15-25%, ndersa keta karabushat ketu i mbajne deri ne 60-70%.

    Ne kontrollin fizik me pak leke, edhe sikur me ngjitese ta kishe (sic e kisha une), te vinte ai zorraxhiu e te thoshte “a do ta deklarojme me xhama te erret fabrike?” Dhe prandaj te gjithe ata qe kane xhama te zinj, e kane “te deklaruar” ne leje qarkullimi qe “jane nga fabrika”.

    Duhet ndryshuar kodi rrugor, duke percaktuar faktorin e erresimit maksimal per xhamin e parme dhe anesore. e pastaj, kush e ka matane ketij faktori, as me qethet fare, ne fabrike apo ne uzine te jete prodhuar, duhet nderruar.

    Keto muhabete behen thjesht me vullnet, te tjerat jane llafe pazari. Ku ka vullnet, zgjidhet cdo problem…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim