Nga e ka origjinën mbiemri Gropaj?

May 11, 2016 14:53

Nga e ka origjinën mbiemri Gropaj?

I nderuar lexues!

Gropajt kanë qenë familje feudale shqiptare, pinjollë të së cilës përmenden që në shekullin XIII dhe në shekullin XIV si sundimtarë në krahinën rreth Ohrit. Më 1273, njërit prej tyre Pal Gropajt i njihet nga mbreti Karl Anzhu e drejta e zotërimit të disa fshatrave në krahinën e Dibrës (midis të cilave edhe Zerqani), ashtu siç i kishte zotëruar edhe nën sundimin bizantin.

Më 1380 një Gropa tjetër përmendet si sundimtar (zhupan) i Ohrit dhe dhurues i një kishe të pasur.  Në dokumentacion pasardhësit e tyre i gjejmë të lidhur edhe me luftën e Skënderbeut. Zaharia Gropa ishte komandant i shquar i asaj periudhe që u dallua në një sërë luftimesh me osmanët, sidomos për çlirimin e kalasë së Sfetigradit dhe në betejën e Vajkalit kundër Ballaban Pashës.

May 11, 2016 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim