Nga e ka zanafillën Kuvendi

November 7, 2019 20:45

Nga e ka zanafillën Kuvendi

Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre.

Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës.

Kuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale.

Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete.

Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo.

Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur.

Gratë nuk merrnin pjesë.

 

d.a./dita

November 7, 2019 20:45
Komento

7 Komente

  1. A November 8, 16:28

    Kjo foto nuk eshte e pershtateshme per nje kuvend.
    Fotoja tregon nje grup shkodranesh ne qytetin e Shkodres, te cilet jane me profesionin e rrobaqepesit te kostumeve popullore qe me sakte keto quhen tallaganxhi.

    Reply to this comment
    • Nik November 8, 22:38

      Sikur te ishte vetem foto problemi!
      Kuvendi ka origjine gjate sundimit romak. Fiset mblidheshin dhe betogeshin per besnikeri ndaj perandorit te ri. Kjo u be e nevojshme sidomos pas kryengritjes se 2 Batove. Me pas u be nje norme zakonore.
      Vete fjala kuvend ka origjine nga latinishtja me kuptimin mbledhje ose Ujdi apo te renit ne nje mendje. Sic perdoret sot per termat Konvente, konvencion dhe perdoet trajta aktuale convento per manastiret katolike si per gra dhe per burra.

      https://www.etimo.it/?term=convenire

      https://www.etimo.it/?term=convento

      Reply to this comment
    • Kuq e zi November 10, 09:46

      Kuvendi behej jashte dhe ne formen e gjysem rrethi ku te gjithe te shihnin te gjithe
      Eshte per te ardhur keq qe fjala kuvend shtremberohet me parlament
      Pak popuj ne europe e kane fjalen kuvend ne gjuhen e vet
      Pra “ku vedoset”

      Reply to this comment
    • kuvendari November 14, 00:56

      Foto jo e jo, po as teksti ska lidhje fare.

      Reply to this comment
  2. Ku veni November 8, 22:44

    Po kaq gje e kuptojne dhe vete ne pa na e thene ti. Po na thuaj ndonhe date a ndonje vend krahine. Psh pse ne jug nuk njihet kjo gje
    Ne c periudhe historike lindi, para a pas lkrishtit. Para a pas muhametit?
    Hajde enciklopedi hajde

    Reply to this comment
  3. Vatra November 11, 21:49

    Kuvend kuvendin është shqip e jo bisedë bisedim mund të jenë o sll. ose lat.

    Reply to this comment
  4. fteri November 12, 17:56

    Drejt me vrejtjen ,kjo foto e malsorve nuk jan kuvende ,por reparte riparimi e pune artizenale .

    KUVENDET ishin organe kolektive për qëllime të përbashkta të vetmbrojtjes me anë të qëndresës me armë,të krahinave apo bajraqeve të ndryshme.

    Kuvendin e udhëhiqte një organ kolektiv ,kuvendi kishte krerët dhe vegjëlinë e bajrakve ,ai mblidhej 1herë ose më shumë në 1-2 vjet .Ai kishte fuqi të plotë ligjëvënse përmbaruese .Ai shqyrtonte çeshtje shumë të rëndësishme të fshatit ,krahiës ose tërë zonës dibër ,shkodër ,krujë etj.për të mbrojtur të drejtat e vendit ,kuvende me shtete fqinj ,kur ëahtë fjala për luftë kundër turqisë.P.SH .Kuvendi Lezhës i Skëndërbeut më 1444 që ishte ,bashkimi i të gjitha krerve e bajraqeve në një shtet të vetëm.

    Ose kuvendi i dymbëdhjetë bajraqeve të Mirditës ishte caktuar SHËNPALI .detyrat e kuvendit ishin të detyruara ,ai që nuk i zbatonte ,detyrat e kuvendit mund të pushkatohej ,ose të dëbohej ,ti digjej shtëpia ose ti merrej toka e bagëtia.

    Si qëndronte bajraku në Kuvendit :
    Në formë vezake si qeveria e Edi Ramës.
    1-KUVENDI-! organi më i lartë.
    2-Plaku i parë flamurtar
    3-Plaku i dytë me 200 shtëpi djathtas
    4-Plaku i tretë me 180 shtëpi majtas
    5-krerët e 12 fiseve ,këto kishin në vartësi Bajrektarin,strapleqët ,gjobarët.Bajrektari si shtëpi pushke në nivel ( reparti ushtarak )kishte në vartësi Kasnecët ose (korjerët)
    6-VEGJËLIA (populli)

    Kuvendi kishte formë rrethore (vezake )në krye qëndonte plaku i parë flamurtari ,djathtas dhe majtas dy ose më shumë pleq të tjerë .Rrethi tjetër i kuvendit ishte popull (vegjëlia )të gjithë të armatosur.Vegjëlia kishte tagër ti rrinte ose të mos i rrinte kuvendit të prerë nga krerët ,të pranonte os etë kundërshtonte vendimet .Kundërshtimi mbështetej deri te gryka e pushkës.dhe shprehj me fjalët “mendja juaj rradaket tona”Kjo përgjigje tregonte se nuk e kan pranuar vendimin ,i cili miratohej me gurë në dorë ,kalonte në BETIM në formë pasimi nga njëri te tjetri.GURI NË DORË ISHTE BETIM I KUVENDIT.Ndryshe nuk miratohej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*