Nga e shtuna, De Biazi zyrtarisht shqiptar

March 27, 2015 18:17

Nga e shtuna, De Biazi zyrtarisht shqiptar

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Xhani De Biazi merr ditën e shtunë, me dekret të Presidentit të Republikës, shtetësinë shqiptare.

Burime nga institucioni i futbollit bëjnë të ditur se dokumentacioni i italianit është dorëzuar në institucionin e presidencës së Republikës së Shqipërisë.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për një personalitet siç është trajneri i përfaqësueses, presidenca ka kryer procedura të përshpejtuara për të dekretuar dhënien e shtetësisë 58-vjeçarit nga Sarmede e Italisë.

De Biasi është bërë shumë i dashur për tifozët shqiptarë, ndërkohë që edhe ai vetë ka treguar se po e bën detyrën e trajnerit me një vullnet të madh.

 

 

 

March 27, 2015 18:17
Komento

2 Komente

  1. Mark uk March 27, 19:48

    Se pari ky italian duhet te mesoj te flasin shqip.

    Reply to this comment
  2. [email protected]@n Nolisti March 27, 20:47

    NJI ,BRAVO TE MADHE ,per De Biazin !

    miresevjen ne sketerren shqiptare !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*