Nga etja e pashuar dhe dashuria e pakufishme për pushtet!

January 26, 2018 12:01

Nga etja e pashuar dhe dashuria e pakufishme për pushtet!

“(Edhe politika do moral”, Servet Pëllumbi

Vjet në këtë kohë,
SHQUPI protestonte,
poshtë zyrës së Metës,
çdo ditë njerëz çonte!

Luli qe në krye,
që bënte kokoshin,
akuzonte Metën,
se do vriste Doshin!

Në formë thashethemesh,
lajmi kish shpërthyer,
po Luli e thoshte,
si një fakt të krryer!

Po pak i dëgjonin,
daullet që binin,
se as dyqind vetë,
në protestë nuk vinin!

Një javë të tërë,
vazhdoi kjo shaka,
po Meta s’u trëmb,
dhe dorëheqje s’dha!

Po si mund të trëmbej,
Ilir dollibashi,
nga Lul manekini,
edhe Bylykbashi?!

Protestat e SHQUPIT,
sovrani s’i fëndi,
dhe Meta vazhdoi,
Kryetar Kuvëndi!

Pak a shumë ja rojtën,
dy gisht ndënë bisht,
dhe pse e kish Luli,
tepër seriozisht!

Tani pas një viti,
punët kanë ndryshuar,
me partinë e Metës,
SHQUPI është bashkuar!

Meta e ka lënë,
në fakt LSI-në,
po brënda familjes,
e ka pronësinë!

Mona kësaj radhe,
besën i ka dhënë,
Lulashit-që vrasës,
burrit i ka thënë!

Dhe unë nga mëndja,
do kem mbetur thatë,
që këtu “burrninë”,
e kërkoj nga gratë!

Me kohë e me vakt,
vdiq dhe burrëria,
kur s’e kanë burrat,
s’mund ta ketë graria!

Njëzet e ca vite,
këtu kemi parë,
si pafundësisht,
janë puthur e sharë!

Janë puthur e sharë,
e janë pështyrë,
sikur gjë s’ka ngjarë,
prapë janë lëpirë!

Kjo është politika,
e Atdheut tim,
dhe asnjë parti,
nuk bën përjashtim!

Sepse ky nuk është,
një i vetmi rast,
etja për pushtet,
të bën pederast!

Etja për pushtet,
ka shumë varësi,
s’pyet për moral,
dhe për burrëri!

Etja për pushtet,
të lë pa fytyrë,
as që do t’ja dijë,
për nder e për ngjyrë!

Nder e burrëri,
mund t’i ëndërroni,
po nga politika,
kurrë mos i kërkoni!

Arben Duka

January 26, 2018 12:01
Komento

10 Komente

  1. tomsojeri January 26, 12:14

    Respekte madheshtori poet i ktyre viteve te trazuara qe ky popull po kalon ! Je shprehja e dal nga thellesit e ktij populli ,je e verteta dhe ngushellimi i kujdo qe don atdheun dhe bashkkombesit e tij ……

    Reply to this comment
  2. Populli January 26, 13:29

    Po kur kerkon Timon dhe Tepsi,
    eshte Etje per pushtet, o njeri?

    Reply to this comment
    • Tartufi January 26, 17:17

      Eshte etje per pushtet ore derezi.
      eshte qirje e madhe dhe pederasti.

      Reply to this comment
    • N. January 27, 08:46

      …Sepse Tepsine dhe Pushtetin ta jep Populli me vote nje here ne kater vjet, dhe jo me demostrata mashtruse,me njerez te mashtruar e te blere,
      or Popull, qe je zgjyra e Popullit…

      Reply to this comment
  3. Tap Topi January 26, 13:51

    Të ç’nderuar… rilindjotë !

    Kryekaragjozi* i prestigjozes GeL (Gojet e Liga) i mirëkupton drejt gjithë rilindjotët e zhgënjyer, të cilët po ndjejnë akoma shijen e bajgës kuqaloshe në gojë, teksa ëndërronin të ngopeshin rënçëm me mjalt të ripjerdhur postkomunist.

    Kryekaragjozi i kupton drejt reagimet e tyre frenetike pas paktit parazgjedhor të krietarit qe-pallist me “çunin e mirë” të çadrës . Ai i kupton gjithashtu drejtë dhe gjithë hakërimet, sharjet, e qesënditë e tyre të pafundme. Edhe pse do të dëshironte t’ja u pakësonte sado pak dhimbjen, ai s’ka ç’tu bëj atyre asgjë tjetër, përveç se t’i ngushëllojë dhe t’i rekomandojë që herën tjetër ta pastrojnë përfundiisht grason nga sytë e të zënë mend se po kutërbojnë dynjanë.

    Të ç’nderuar… të rindotur !

    Gjithë këto 5 vite rumpalle s’ishin vetëm një luftë e mundimshme me të keqen e panjohur, po në një film romantik ku papritur ikën dritat duke ngjallur revoltën e tërë spektatorëve për filmin e këputur në mes. Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i dikurshëm i luftes kunëdr krimit, drogës, prostitucionit, dhe korrupsionit galopant, u ktheva befas në një miop të dobishëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend: E para, se Rilindja e ëndërruar rezultoi të ishte 100% një farsë! Nevojshmëria për t’u çliruar përfundimisht prej gjithë llumokracisë së bajgës katovicare të ndarë më tresh, sot është bërë më jetike se kurrë. Dhe e dyta, sepse ëndrra e Rilindjes së vërtetë, për cilindo nga ju, është zbehur dhe është tretur nga kujtesa juaj e dobët. Ajo nuk mund ta bëhet dot realitet as përmes pushtetit rilindjot, dhe as përmes premtimeve boshe të fushatave dhe propagandës së pa shfrenuar multi-mediatike.

    Jam i bindur se askush nga shqiptarët e ndershëm, që dëshiron ndryshime rrënjësore në këtë politikbërje as mish as peshk, nuk do të hidhërohej, nëse kjo glasë politike të shporrej një orë e më parë nga salla e kuvendit të zaptuar qysh prej 27 vitesh nga zullumqarë të të gjitha llojeve dhe niveleve. Siç jeni dhe vëtë dëshmitarë, sot pas pesë vitesh qeverisje “me kthetrra akoma më të pastra”, ujku ka ndërruar vetem qimen. Davaja ka mbetur po ajo që ishte. Desputetët gogolë s’janë larguar nga kuvendi. Përkundrazi, ata duket sikur janë shtuar. Ata vazhdojnë të bërtasin, të ulërasin, të çirren. Ata vazhdojnë të tregojnë me gisht nga ju dhe jo nga vetvetja. Ata bëjnë sikur u drejtohen dhe u bërtasin njëri-tjetrit, por në të vërtetë ju bërtasin juve që rrini si spektatorë pra ekranit të televizorit. Ata nuk godasin njëri-tjetrin as me grushta dhe as me shpulla, por ju godasin ju të cfiliturve, që bile duhet t’i paguani 1.000 lekshin si takse për aktrimet e tyre të shpifura.

    “Gogolin” e urryer e keni po prapë aty ku e kishit dhe para 23 qershorit të 2013-tës. Aspirata juaj për të patur një kuvend të vërtetë shqiptarësh, ku brenda tij të sundonte forca e llogjikës intelektuale, profesionaliteti, ndjenja e patriotizmit, ndershmëria, morali i lartë, dëshira për të patur progres dhe zhvillim të gjithanshëm e konstant ekonomik, social, kulturor, etj., ka mbetur për ju vetëm një ëndërr.

    Protesta e 27 janarit për ju s’ka rëndësi fare. Ajo ka rëndësi për ata që i druhen drejtësisë së munguar për afro një shekull. Ju, miqtë e mi kokpalarë, dhe çdo qytetar i ndershëm i kësaj shoqërie, nuk mund të dalë në protestë per t’i bërë nder bandave me pushtet. Ju s’duhet të pranoni ftesa prej shushunjave harbute. Ato janë llumi i shoqërisë. Të bashkuar bëheni aq të fuqishëm, sa me pak më shumë zgjuarsi, kurajo, besim dhe trimëri, po të jeni të vendosur e shnderroni protestën në antiprotestë. Ju keni një mal shkaqesh për t’u hedhur në antiprotestë.

    Zgjohuni nga gjumi letargjik dhe në vend të flamujve partiakë, rrëmbeni flamurin e lirisë dhe ngrijeni kundër tyre, dhe jo kundër vetvetes! Pësimi dikur duhet t’ju bëhet mësim. Ju s’duhet ta lini veten t’ju keqpërdorin “koklarët” si mish për top. Si mish për top sulltani përdori Hamza Kastriotin. Ndryshe nga nipi i tij tradhëtar, Skënderbeu ishte vetë topi për mish. Ky top i degdisi në piçkë të s’ëmës hordhitë turke.

    Më në fund vetëm dy fjale për foton ilustrative të Ditës. Pozë kaq kundërmuese edhe fotografi më i bindur i Göebels-it do ta kishte flakur në kosh të plehrave se qelb nga era e propagandës ordinere. Kaq lart mbi kokat e të tjerëve edhe një patë qafëgjatë nuk do kishte mundur të dilte dot. Thoni po të doni që nuk i kemi “specialistë” viktorët e partisë…

    * Tap Topi dora vetë

    Reply to this comment
    • . January 27, 08:49

      Fotot ilustrative qe hapin Faqen e pare te DITA-s jane art i vertete…por varet si i shikon dhe si i lexon, se jo te tere ata qe lexojne dhe shikojne…
      kuptojne!…

      Reply to this comment
  4. lumi që na mori January 26, 15:27

    30 vjet po shkojn dhe shqiptarët nuk din më ku të shkojën, në çdo vend të botës ka nga dy shqiptar, nuk dinë ku të ven se po u bën tre fillojën e haen si çkenjët. Pse nuk na merr Amerika në hën të na çoj, se në këtu vend nuk lam gjë pa kafshuar e shkatërruar, po ata e dinë se dhe nga hëna ne me gur do i qëllojëm…

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. January 26, 16:05

      Jo shqiptaret ne nje thes,se shqiptaret e kane treguar dhe vertetuar ne shekuj se i mbeten besnik gjuhes,kultures,dijes mikpritjes dhe bashkejeteses se shkelqyer ne mes feve,por jane ato te pakte shqiptare e shqipfoles dhe bukeshkale ndaj popullit ngrihen e protestoje vetem kure i ka thirur partia,pra PPSH-ja dhe dobicet e pallles se saje PS-PD-LSI-PR ,e legaliste e balliste e nje djalle e gjysem, qe per leke te piset e pushtet brenda djallit dhe gruan,femijte e nene a baba i flakin teje si prostituta drejte semaforit.Pra jane kjo pjese e vogel e shoqerise shqiptare qe si dje dhe sot vazhdon ti beje avokatine botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus si opozite i thencin.Zgjedhjet e fundit parlamentare,me gjithen menyrat e paskrupullta te politikes,pra grabitjen e tjetersimin e votes,perseri nuke arriten te mbullonin deshtimin e turpshem te tyre kur SOVRANI ne shumice i bojkotoje ato palozgjedhje brenda ligesise,duke i nxjerre te dhjere,por “krenare”Ishte po kjo shumice popullit shqiptare qe ngriti zerrin ku ne unison me USA-n dhe BE-ne kerkuan me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e zbatimin e ligjit te Dekriminalizimit.Prisni nuke keni pare gje akoma;deklaroje Tahiri .

      Reply to this comment
  5. Nje shqiptar January 26, 23:31

    Perse protestojne opozitaret? Mjafton qe pozita e opozita te zbatojne Reformen ne Drejtesi dhe te denojne hajdutet e te korruptuarit, tu sekuestrohen parate e korrupsionit e ti kthejne shtetit shqiptar pasurite publike qe kane grabitur. Askush nuk do te protestonte me dhe rinia nuk do te braktiste vendin. Besimi do te kthehet tek njerezit se dikush po e qeverise vendin me DREJTESI dhe per te Miren e pergjitheshme. Edi Rama duhet te ishte me i vendosur dhe shume me i ashper ne denimin e atyre, qofshin edhe miq te tij por qe gabuan me dashje ose pa dashje.

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA January 27, 08:41

    Shume domethenes mesazhi qe percjell Poeti!
    Jane te gjitha te verteta keto qe shkruan!
    Por keto Partite tona, ose me sakte, keta dirigjentet e Partive e mendojne Demokracine Han pa Porta, Anarshi..Shqiptaret i mendojne dhe i shesin per budallenj…
    U jane erresuar aq shume syte pas P A R A S,
    sa kane borxh te lozin rolin e Sharlatanit dhe te Mashtrusit te paskrupullt!
    Por ky Saliu yne dhe kjo Mona FYTYREBRESHKA, nje Histerike qe e pa LIVE, mbare Shqiperia, jane ne gerhamat e fundit dhe perpiqen te mbahen si mbyturi pas flokeve te veta…!
    Ata kane nje avantazh:
    …sepse kane grumbulluar nepermjet Pushtetit shume pasuri, miliona dhe Pushteti i Paras eshte tmerrsisht i rrezikshem per te mbrojtur Korrupsionin!…
    A thua Saliut i digjet zemra per Popullin dhe i vjen keq se per se Shqiperia rrezikohet nga Narkoshteti, nga Noriega, sic thote vet Saliu!
    Po faren e Narkoshtetit Saliu e krijoi!
    Rolin e Norieges Saliu nisi ta loze!…
    Parat e Piramidave Saliu i dirigjoi!
    97-ten e Zeze qeverisja e Saliut e krijoi!
    Shitjen e Armatimit Saliu dhe ministrat e sekseret e Saliut e projektuan!
    (po hap nje paranteze…Vetem motore MIG, akull te reja, ne arke dhe ne graso, sic me thoshe nje njeri teper i besuar, nuk eshte marre vesh se ku jane shitur dhe ku kane shkuar parate…Nuk po flas per armatimin me nje vlere gjigante qe u shit nga Kadafi, tek Arafati e nuk mbeti shtet i Afrikes pa u shitur nepermjet sekserve serbomalazes…Fazllici u be deri dhe pjesmarres i mbledhjeve te Keshillit te Sigurise Kombetare te Shqiperise!…)
    Disa mijera te vrare, Politika e Saliu i shkaktoi…te mos flasim me emra konkrete qe na i shkreti Remzi qe femijt nuk i dine as varrin te vene e ta qajne….te mos flasim per Kosta Trebicken qe gjoja u rrezua ne mes te sheshit dhe u pru hetus nga peshkaqenet e Saliut pertej Oqeanit…te mos flasim per Hiroshimen e Gerdecit, ku jo vetem u vrane njerez por u mbuluan dhe shume shitje mafjoze te armatimit!…
    Nuk po flas per vjedhjet qindra milionshe te CEZ- it, qindra milionet e Rruges Kombit… e deri tek
    M A S A K R A
    E
    P E R G J A K S H ME E 21- Janarit,
    ku u vrane shqiptaret me duar ne xhepa e qe i pa
    d i r e k t
    mbare Shqiperia,u qellua me plumba te vertete nje mase njerzish prej afro 200 mije demonstrantesh! …Saliu fshehu provat dhe akoma sot e kesaj dite grin pallavra!…
    E te tjera, e te tjera…
    Ah, sa ka te fshehura nen lekure ai Sali qe mi jane bere edhe syte si bythpule, i eshte shperfytyruar fytyra nga krimet!…
    Nuk po flas per vjedhjet e thena e sterthena te asaj Mones qe ka vjedhur me dashuri e qetesi miliona…
    Me cfare i ndertoi gjithe ato biznese?!…( Nje financier i zoti ja ben llogarit Brenda dites!…)
    Tani do ti shpetoj burgut, Drejtesise dhe prandaj nuk i kursen Parat te mbrohet nga vendosja e Drejtesise dhe ben sikur i digjet Zemra per te varferit e Shqiperise, per ata qe dje i quante Kokepalare!…
    Keta M o n s t r a e mendojne Politiken dhe pushtetin Politik si mjetin e tyre per te mjele gjithe Shqiperine!…
    Keta e mendojne sistemin e ekonomis se Tregut vidh te vjedhim…!
    Harrojne se ne Demokracin e Vertete,
    mund ti shpetosh Syrit te nje Njeriu, por jo syrit te mbare Popullit!…
    Parti personale LSI, Leshelija, duke mbledhur rreth vehtes ca sharlatane si…
    … Cilja more Cilja, qe kthehet nga eshte Bilja…
    … dhe duke genjyer e mashtruar shume te rinj, te cilet nga mungesa e pervojes, bien pre e
    Mona Fytyrebreshkes!…
    Keta duhet varur jo nga kembet, por duhen varur per gjuhe!….
    Prape se prape, une them se goditja me e tmerrshme e tyre eshte largimi i Shqiperise nga hyrja ne Familjen e madhe Europiane, qe edhe atyre 2 milion shqiptare, qe kane mbetur te jetojne te barabarte me Familjen qe enderrojne, se nuk u mungojne as pasurit potenciale, as aftesite!…
    Shqiperia eshte ne udhekryq!
    Do ta mund Shqiperia Korrupsionin,
    Apo Korrupsioni do ta shkaterroje perfundimisht Shqiperine!…
    Arben Poeti, ti or Mik qellon direkt!
    Se kush eshte Poezia jote, une do sjell ketu dy strofa, nje prej Akademis se Driteroit tone te urte , por madheshtor:

    Ne vendim tim,
    ne vendin tend,
    Nje i cmendur
    te gjithe i cmend…!
    ….
    Sic shihet qarte Driteroi flet me gjuhen e Artit ne menyre universale…
    Ndersa Duka yne, si Oficer qe eshte, dhe cfare Oficeri!…
    A j k a e Oficerve, Oficer Zbulimi….!
    Duka godet ne Tabele, direkt, tek 10- ta, atje ku goditet Luani :

    I thashe Djallit, Djall o Djall,
    Pse nuk vjen ne Shqiperi,
    Me tha Djalli, mos u tall,
    JU KENI SHOKUN SALI….!

    Daullja bie per ata qe kane vesh…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*