Nga faraonët te shtëpitë më të mëdha të modës; Pse përdoret ende motivi i leopardit?

September 1, 2018 17:37

Nga faraonët te shtëpitë më të mëdha të modës; Pse përdoret ende motivi i leopardit?

Motivi i leopardit ka luajtur historikisht një rol mbizotërues nëpër ikonografitë e botës.

Këngëtarja dhe aktorja Ertha Kit shihet në një foto bardhezi të viteve ’50 e veshur me një kostum të dekoruar me motiv leopardi. Ajo duket sfiduese, me vetëbesim, dhe pranë saj shihet edhe një getopard i lidhur me zinxhir.

Rosalindë Rasëll vesh një fustan mëndafshi “Galanos” në një foto reklamuese për “Baba, i gjori baba, mamaja të vari në dollap dhe unë ndihem keq”, në vitin 1967. Foto nga Everett Collection

Fotoja e saj është cilësuar si ikonike, për më tepër që tre dekada më parë frymëzoi balerinën Xho Ueldon të kërkonte historinë e motivit të leopardit.

Zbulimet e saj janë përmbledhur në një libër: “Egërsia: Historia e Motivit të Leopardit”, ku Ueldon gjen origjinën dhe evolucionin e një prej motiveve më të kudogjendura të modës.

“Motivet e leopardit dhe pamjet me feline, në përgjithësi, janë përdorur për të treguar pushtet, pavarësi dhe vetëbesim për shekuj të tërë”, thotë Ueldon. “Leopardët janë parë si kafshë të egra, shumë të zhdërvjella”, shprehet më tutje ajo. “Mendoj se njerëzit ndiejnë një lidhje të lashtë me to.”

Perëndia egjiptiane e mençurisë, Seshat, përshkruhet shpesh e veshur me një gëzof leopardi. Ndërsa perëndesha Xi Uangmu, e njohur gjithashtu si Nëna Mbretëreshë e Perëndimit në mitologjinë kineze, përshkruhet me dhëmbë tigri dhe me bisht leopardi.

Një pllakë e gdhendur e Egjiptit të lashtë tregon Nefertiabetin, një princeshë egjiptiane, që ka fustani leopardi. Foto Everett Collection

“Gjatë shekujve të 18-të dhe të 19-të, gëzofet dhe rrobat e leopardit përdoreshin për të treguar pasuri dhe status”, thotë Ueldon. “Kur hymë në shekullin e 20, me prodhimin në masë, rrobat me motive leopardi hynë në tregjet kryesore dhe nisën të kenë domethënie moderne”.

Një trend evolucioni

Reputacioni i motiveve të leopardit ka pësuar ndryshime të shumta që atëherë. Janë quajtur provokuese dhe të ulëta, të rrezikshme. Edhe janë veshur nga yjet më të njohura, por edhe janë quajtur si rroba shumë të lira. Në botën e muzikës e të kinemasë, gratë e veshur me motive leopardi janë identifikuar si të liga, të cekëta e të lehta, gjë që Ueldon e vë në dukje me një sërë kapitujsh, të titulluar “Gruaja Trofe”, “Mamaja e Keqe” dhe “Femra Fatale”.

Jo Ueldon e veshur me një fustan me motive leopardi në vitin 2015, Credit: Bettina May

Megjithatë, motivet janë përqafuar edhe nga shtresa e lartë e modës. Kristian Dior ka qenë stilisti i parë që ka vendosur motive leopardi në vend të gëzofit, në vitin 1947. Ikona të modës si Zhozefinë Bejkër, Elizabet Tejlor, Xheki Kenedi dhe Edi Sedguik kanë veshur të gjithë të njëjtin motiv.

Në dekadat e fundit, Beyonce i ka veshur publikisht këto motive, bashkë me Ana Uintour dhe Mishel Obamën. Sezon pas sezoni, revistat e modës kanë lëvduar kthimin e leopardëve mbi pasarela, që nga Balmaini, Armani, e deri te Kavali e Givençi.

“Motivet e leopardit kanë marrë drejtime nga më të ndryshmet, sepse janë të hapura për interpretime”, thotë Uehldon. “Mund të shihen si neutrale, që shkojnë shumë të kombinuara me ngjyra guximtare, por mund të qëndrojnë për bukuri dhe më vete”.

“Pëlqimi ynë nis që nga lidhja që kemi me kafshën. E admirojmë dhe ia kemi frikën. Na duket e parezistueshme, por prapë e dimë që është e rrezikshme. Felinët kujtojnë veprimtari nate, dhe dëshirën për të luajtur”, shprehet më tutje Uehldon.

s.a/dita

September 1, 2018 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*