Koncesionet, Portalet, Meta, 37 nismat që presin votën e deputetëve

August 31, 2019 09:27

Koncesionet, Portalet, Meta, 37 nismat që presin votën e deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë ditën e hënë sesionin e ri parlamentar.

Seanca e parë plenare do të zhvillohet në orën 18:00.

Përballë shumicës në pushtet do të jetë ajo që njihet si “opozita e re”, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim braktisën Kuvendin dhe dogjën mandatet e përfaqësimit, duke u vetë-shndërruar në subjekte joparlamentare.

Shqiptarja.com publikon 37 projektligjet, projektvendimet dhe nismat që presin votën e ligjvënësve për t’u miratuar gjatë këtij sesioni parlamentar.

Projektligjet dhe nismat që pritet të miratohen gjatë sesionit të ri parlamentar

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Kandidatura e Petraq Milos, propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kryetar i Kontrollit të Lartë Të Shtetit

Propozim për shkarkimin e z. Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit nr. 111/2018 për kadastrën.

Dekret i Presidentit për kthimin e ligjit nr. 110/2018 për noterinë.

Dekret i Presidentit për kthimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për ndryshimet në Kodin Penal.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Dekreti i Presidentit për kthimin për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta.

Projektligj për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Shqipëri.

Projektligj për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës.

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, për ekzekutimin e vendimeve penale.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës Së Shqipërisë.

Projektligj për gjuetinë.

Projektligj për krijimin e institutit të studimeve për kujtesën e luftës së dytë botërore.

Projektligj për një shtesë në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994, për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.2.2010 për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Projektligj për korporatën e investimeve shqiptare.

Projektligj për rininë.

Projektligj për pajisjet mjekësore

Marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Projektligj për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit për transportin detar.

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 për komunikimet elektronike.

Projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, për mediat audiovizive.

Projektligj për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport.

Projektligj për aderimin e Shqipërisë në konventën për përpunimin e farmakopesë evropiane, Strasburg.

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Projektligj për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.

Projektligj për censin e popullsisë dhe të banesave.

Projektrezolutë për vlerësimin e punës së Departamentit të Administratës Publike për Gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2018.

 

o.j/dita

August 31, 2019 09:27
Komento

4 Komente

  1. Aladini me Eskorte August 31, 09:52

    KONCESIONET, PORTALET, META

    ja pra keto jane shqetesimet e “mazhorances” Rama

    PARAJA, PROPAGANDA, PUSHTETI

    Reply to this comment
  2. Se c'po me vjen nje p.... August 31, 10:56

    Opo shyqyr qe kemi Meten Thuaj,se ate se ze gjumi per pasurine e popullit,keta te tjeret jane hajdute,ky do i zgjidhi
    hallet e popullit

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte August 31, 12:23

      Doje te thoje shyqyr qe na i vuri Rama Meten President?
      Apo shyqyr qe e beri bashkeqeverises pasi e nxori ne media me bllok ne dore dhe pastaj protestoi dhe u vrane 4 fukarenj?
      E ke fjalen per Meten per te cilen shoku Rama tha se “eshte presidenti me i mire qe kemi patur”?
      Per cilin Mete pra, shoku pordha?
      Ikni ore qelbesira bodrumi
      Qorra militante qe mbani mend vetem sa gdhin e ngryset si dele qe nuk rroni dot asnje dite pa coban qe ju con yyy sa andej ketej te kullosni bar

      Ku jane ligjet per POPULLIN?

      PER ATA QE IKIN, PER RININE PA PUNE??

      Keto jane vetem luftra per para dhe pushtet me te cilat merren “mazhoranca” e deputetve fals, me liste kryekari

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim