Nga Hitleri te Niksoni, historia e armëve kimike

September 10, 2013 13:59

Nga Hitleri te Niksoni, historia e armëve kimike

Gazet nervore (të cilat ndryshojnë sipas përbërjes) kanë një histori të gjatë dhe kontroversale me përdorimin e tyre si armë kimike në konfliktet dhe luftërat e ndryshme përgjatë dy shekujve të fundit.

Ato u krijuan në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar për qëllime bujqësore (pra si insekticide dhe pesticide) nga kompania “Bayer” në Gjermani.

Thuajse i menjëhershëm ishte konvertimi i tyre për qëllime ushtarake. Rezerva të ndryshme të gazeve nervore u gjetën nga Aleatët në arsenalet gjermane, megjithatë vazhdojnë të mbeten dyshime të shumta se përse Hitleri nuk i përdori kurrë.

Dëshmi të ndryshme vërtetojnë përdorimin e gazit nervor nga forcat amerikane në Laos dhe Vietnam përgjatë konfliktit indokinez, midis viteve 1968-1970. Ai konsiderohej nga shumë gjeneralë si mënyra e vetme për të frenuar guerilasit që fshiheshin në xhungël.
Edhe sovjetikët u akuzuan se e përdorën për të nënshtruar rezistencën afgane gjatë pushtimit të vitit 1981.

Kombet e Bashkuara konfirmuan se këto substanca u përdorën nga regjimi i Sadam Huseinit gjatë luftës kundër Iranit, në fillim të viteve ’80. Përdorimi i fundit i tyre, sigurisht para rastit sirian, ishte ai në atentatin terrorist që shkaktoi vdekjen e 12 personave në një stacion metroje në Tokio, në mars të 13 viteve më parë.

Gazet nervore të thithura nëpërmjet ajrit prodhojnë brenda pak minutave kontraktime muskulare shumë të dhimbshme dhe një paralizë të shoqëruar me spazma: personat e prekur nuk arrijnë të lëvizin vullnetarisht muskujt edhe pse mbeten të ndërgjegjshëm. Vdekja vjen brenda disa minutave ose pak orëve, në varësi të sasisë së gazit të thithur.

Agjentët nervorë më të përdorur janë Sarini (i cili është edhe më tradicionali) dhe i ashtuquajturi VX. Shfaqen në gjendje të lëngshme, me ngjyrë të verdhë dhe pak të yndyrshëm. Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tyre, pasi qëllohet me to dhe mbërrijnë objektivin shpërndahen në ajrin rreth tij. Një pjesë e këtyre gazeve mund të mbetet aktive në ambient për disa ditë, duke e kontaminuar atë.

SHBA-të një mesazh të ri për presidentin sirian

Sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Kerri, pohoi se “Asad mund të shmangë ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit të tij, nëse brenda javës së ardhshme i dorëzon armët kimike komunitetit ndërkombëtar”. Por presidenti sirian, shtoi Kerri, “nuk duket se ka dëshirë të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë”. Pra Shtetet e Bashkuara nuk thonë se duan luftë, por po mendojnë për një sulm ushtarak shumë të kufizuar, të mjaftueshëm për të “mbytur” kapacitetin ushtarak të Asadit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përsërit vullnetin e Rusisë për promovimin e një konference paqeje mbi Sirinë bashkë me të gjithë vendet kundra ndërhyrjes së armatosur, duke deklaruar se “skenari i përdorimit të forcës do të sillte një ‘orgji terrorizmi’ në Siri dhe në vendet kufitare me të”./D.Gjuzi

September 10, 2013 13:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*