Nga janari çmimi i naftës në Shqipëri bie 7%, në botë 35%

November 30, 2014 19:08

Nga janari çmimi i naftës në Shqipëri bie 7%, në botë 35%

Çmimi i benzinës dhe naftës ka shënuar një ulje me 2-3 lekë për litër ditët e fundit, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare.

Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër benzinë tregtohet me 178 lekë për litër nga 180 lekë që ishte më parë, ndërsa nafta shitet me 175 lekë, nga 177 që ishte javën e kaluar.

Në pikat e tregtimit të “Elda”, operatori i dytë më i madh në vend, benzina shitet me 179 lekë dhe nafta me 176 lekë. IT Oil e shet një litër naftë 2 lekë për litër më lirë sesa konkurrentët kryesorë, raporton revista Monitor.
Megjithatë, tkurrja e karburanteve përgjatë këtij viti në tregun e brendshëm është shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare.

Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

Edhe kjo rënie prej 12 lekë për litër ka shumë të ngjarë që neutralizohet në fillim të vitit të ardhshëm, kur është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për litër (12 lekë me gjithë TVSH).

November 30, 2014 19:08
Komento

11 Komente

  1. SHQIPTARJA November 30, 20:36

    SHTET HAJDUT DHE I KORRUPTUAR!!

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi November 30, 20:58

    Unë nuk kam dhe nuk përdor makinë por, jam i sigurt kur them se “oiltregtarët e këtij vendi janë të pangopur”!? Të babëzitur më sakt!??? Tung!

    Reply to this comment
  3. Tani November 30, 21:45

    1.4 euro(1960 lek) ka qene nafta ne Greqi para nje viti dhe 1.2 euro(1680 lek) eshte sot.Pritet te shkoje 1 euro per liter.Edhe cfare nafte,qe e dallon ndryshimin kushdo qe e furnizon atje makinen.Me lire se tek ne edhe pse i kane vene gjithe ato taksa naftes ne Greqi per te lare borxhet.
    Ketu ne Albanistan sot shitet 1780 lek per liter nafte surrogate qe demton ambjentin dhe te shkaterron makinen vetem e vetem sepse mafiozet e trustit te naftes dhe politikanet qe marrin miliona euro prej tyre duan te fitojne 200-300 lek per liter ne nje kohe qe ne te gjithe vendet europiane maksimumi i fitimit eshte 4-5 cent per liter.

    Reply to this comment
  4. hito lekdushi November 30, 22:29

    ku k

    Reply to this comment
  5. hito lekdushi November 30, 22:31

    ne ç’vend te europes ka rene çmimi ne pompe i karburanteve 35% ? publikojini lajmet te sakta, mos dezinformoni njerezit!!

    Reply to this comment
  6. gdfs November 30, 23:36

    35 perqind do te thote 1/3. Pra nese cmimi ne janar ishte 1800 leke te vjetra tani duhej te ishte 1200 leke. Hajde rjepje hajde. Popull matuf.

    Reply to this comment
  7. Beni November 30, 23:58

    Mesiguri shkaku jane kartelet e naftes te cilet duke perfituar nga legjislatura e dobet nuk ofrojne nje cmim konkurrues nafte, fitimi qe del nga diferenca: 35-7=28% fitim shkon ne xhepat e firmave te medha qe e tregetojne karburantin. Jashte shteti ka rregulla per keto lloj mareveshjesh midis tregetareve te medhenj (te quajtur kartele) dhe eshte detyra e qeverise t’i evidentoje dhe ti shkaterroje keto marreveshje qe perfitojne ne kurriz te konsumatorit nevojtar.

    Reply to this comment
  8. indro December 1, 01:12

    o Dita, po ju beni edhe si te ditur. Jam shume dakord qe duhet bere opozite perhere me çfardo qeverie, por ama edhe kot fare mos t’ja fusim!
    Arabet e kane ulur ndoshta ne 35% cmimin e naftes bruto por kjo s’do te thote qe eshte ulur po aq edhe ne bote cmimi i naftes se perpunuar e neprodukteve te saj. Jane shume mekanizma qe veprojne ne mase e kohe te ndryshme, te veshtira per tu shpjeguar e kuptuar, qe se ulin cmimin ne europe e bote edhe pse arabet e ulin ate. Ju Dita thoni qe ne “bote” eshte ulur 35% , ne Shiperi qenka ulur 7% kurse une po te them se ne Itali ku une jetoj (s’eshte aq afer sa Shqiperia por ne te njejten kohe s’eshte aq larg sa “bota”) s’eshte ulur fare as edhe 1%. Apo Italia s’ben pjese ne ate qe ju quani “bote”. Boll me me keto tituj sa per sensacion, me mire lere bosh ,…se sa kot sa per nam.

    Reply to this comment
    • Anonimus June 8, 17:04

      DHe trefish te behet ketu ne prape nuk behemi hahahhaha do themi eshte rritur kostoja e shoferit qe e sjell.Popull injorant

      Reply to this comment
  9. Anonimus June 8, 17:01

    Per keto gjera jetike qe na heqin buken e gojes nuk cohemi ne popull VK po cohemi per te protestuar te cadra ne mes te sheshit.Mire na i bejne keta ne madje ta 2fishojne se prape sdo cohet njeri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*