Nga Justiniani te Theodora: Historitë e rralla të njerëzve të thjeshtë që u bënë mbretër

January 19, 2020 18:03

Nga Justiniani te Theodora: Historitë e rralla të njerëzve të thjeshtë që u bënë mbretër

 

Për pjesën më të madhe të historisë, vetëm njerëzit me prejardhje aristokratike kishin mundësi të arrinin ndikim politik.

Por ndonjëherë, thjesht ndonjëherë, një njeri i përulur prej gjaku të zakonshëm mund të ngrihej dhe të merrte “frerët” e një pushteti të jashtëzakonshëm.

Servius Tullius, Mbreti i Romës

Pak dihet me siguri rreth jetës së hershme të Servius Tulliusit, por legjenda romake (dhe emri i tij) sugjerojnë se ai ishte lindur një skllav.

Disa burime pretendojnë se ai ishte djali i një princeshe, të kapur dhe të shitur si skllave gjatë rrethimit të Corniculumit, por të tjerë thonë se fisnikëria romake thjesht e sajoi historinë, “për të maskuar turpin”, që qeveriseshin nga një njeri i thjeshtë.

Legjendat duket se bien dakord se ai ishte i destinuar për madhështi që nga fëmijëria, duke qenë se mbi kryet e tij kishte rrezatim hyjnor kur flinte.

Më në fund, i ra në sy Tanaquilit, gruas së Mbretit Tarquinius Priscus të Romës, e cila thuhej se kishte aftësi në artet hyjnore. Pasi predikoi se Serviusi do të kishte një të ardhme madhështore, Tanaquili e martoi atë me vajzën e saj dhe më pas e bëri pasardhësin e burrit.

Regjimi i tij zgjati afërsisht 43 vjet, gjatë të cilëve ai i mundi etruskët dhe urdhëroi regjistrimin e parë të përgjithshëm statistikor të Romës, duke e ndarë qytetin në gjashtë klasa zyrtare.

Ai vdiq rreth 535 para Krishtit, kur sipas legjendës, u vra sipas urdhërave të vajzës së tij Tullia, e cila më pas kalëroi mbi trupin e tij, tek shkonte për të parë kurorëzimin e bashkëshortit të saj.

Liu Bang, Perandor i Han-it

Liu Bang kishte lindur në një familje fshatare në qarkun Pei (tani pjesë e Provincës Jiangsu) rreth vitit 256 para Krishtit.

Sipas legjendës, lindja e tij ishte shënuar nga një stuhi e madhe dhe shfaqja misterioze e një dragoi shumëngjyrësh, që qëndronte pezull ngjitur me shtratin. Ai gjithashtu kishte 72 nishane të zinj në kofshë, një numër me shumë fat në Kinë.

Legjenda thotë se një gjykatës u befasua nga fytyra e jashtëzakonshme e Liu-t, sa e martoi vajzën e tij me të.

Liu u rebelua pas vdekjes së Perandorit, duke u bashkuar me një grup të udhëhequr nga lordi i luftës Xiang Yu. Shumë shpejt u provua të ishte një udhëheqës i shkëlqyer dhe fitoi ndjekës të shumtë, duke e detyruar Xiang Yu t’i jepte nën kontroll mbretërinë e vjetër Han, në Kinën Perëndimore.

Ky ishte gabim, pasi shumë shpejt dy burrat iu kundërvunë njëri-tjetrit, se kush të merrrte nën kontroll Kinën. Reth vitit 202, Xiang kreu vetëvrasje dhe Liu u shpall perandor.

Supozohet se njëherë ai rrëmbeu kapelën e një dijetari dhe urinoi në të për të treguar përçmimin e tij ndaj arsimimit. Por legjenda të tjera thonë se ai konsiderohet njerëzor dhe i civilizuar.

Maximinus Thrax, Perandor i Romës

Maximinus Thrax (“Trakiani”), u lind në Traki rreth vitit 173 të erës tonë. Ne dimë pak për jetën e tij, përpara se ai t’i bashkohej legjioneve romake, por burime të kohës thonë se ai punonte si bari.

Nëse ka qënë kështu, ai ka qënë bariu më i tmerrshëm në histori, derisa të njëjtat burime thonë se ai ishte një “mal njerëzor”, të paktën 2.5 m i gjatë, dhe i fryrë me muskuj. Megjithëse këto tregime kanë të ngjarë të jenë të ekzagjeruara, ai u vu re shpejt nga perandori Septimus Severus, për fuqinë e tij të madhe në betejë, dhe në fund u ngrit të komandonte një ushtri në Rin, ku trupat e shpallën atë perandor, pasi Severusi ishte vrarë.

Fatkeqësisht, regjimi i Maximinusit zgjati vetëm për tre vjet, të cilat pothuajse të gjitha i kaloi duke shmangur fiset pushtuese përgjatë Danubit dhe Rinit.

I inatosur nga një seri revoltash çorientuese, Maximinusi marshoi në Itali, por u përball me rezistencën e vendosur në veri, pikë në të cilën trupat e tij filluan të vinin në pikëpyetje nëse e gjithë kjo ia vlente. Maximinusi u vra si pasojë, bashkë me djalin e tij në vitin 238 të erës sonë, nga njerëzit e tij.

Justini, Justiniani & Theodora

I lindur në vitin 483, Perandori Bizantin Justiniani erdhi nga një familje fshatare latinisht-folëse, me origjinë ilire, dhe gjithmonë e fliste greqishten me një theks të tmerrshëm.

Emri i tij i vërtetë ishte Petrus Sabbatius, por ai e mori emrin Justinian për nder të xhaxhait të tij, Justin, i cili ishte bërë komandant i rojeve të pallatit, pasi ai dhe shokët e tij ishin nisur për në Kostandinopojë, me asgjë më shumë sesa “rrobat që kishin në trup, dhe pakëz bukë në trastat e tyre”.

Në fund Justiniani e pasoi xhaxhain e tij në vitin 527, duke u bërë zyrtarisht bashkë-perandor, katër muaj më herët. Sundimi i tij 38 vjeçar do të shihte reforma madhore qeveritare dhe ligjore, si edhe fushatat për të rimarrë Afrikën Veriore dhe pjesërisht Italinë.

Jo më pak e pazakontë sesa historia e Justinit dhe Justinianit ishte ngritja e gruas së Justinianit, Theodorës.

Babai i saj kishte qenë stërvitës arinjsh në hipodromin e famshëm, dhe vetë Theodora u bë një aktore, një profesion shpesh i shoqërizuar me prostitucionin.

Është e mirë dokumentuar që ajo ushtronte influencë të konsiderueshme mbi burrin e saj dhe e përdori pozicionin e saj për të mbrojtur të drejtat e grave Romake të të gjitha klasave.

Ivaylo “Lakra”, Car i Bullgarëve

Data e lindjes e Ivaylo-s është e panjohur, por ai konsiderohet në përgjithësi se ka ardhur nga Bullgaria veriperëndimore, ka të ngjarë afër Provadia-s.

Ai thirrej “Lakhanas” (në greqisht për “lakër”) dhe “Bardovka” (Bullgarisht për “sallatë jeshile”), për arsye të origjinës së tij të përulur, si një fshatar analfabet. Rreth vitit 1277, Ivaylo filloi të ngrinte një ushtri fshatarësh për të luftuar kërcënimin Mongol ndaj njerëzve të tij, i cili ishte trajtuar jo siç duhej nga i padobishmi Car Kostandini.

Pasi arriti fitore të shumfishta, filluan të përhapeshin përalla për Ivaylo-in, duke bërë Konstandinin t’i dërgonte një ushtri për ta dërrmuar Lakrën.

Por forcat e tij u mundën dhe vetë Kostandini humbi jetën në betejë, me disa histori që pretendonin se Ivaylo e vrau personalisht në një dyluftim.

Duke i mundur edhe Mongolët edhe sunduesin e tij, Ivaylo-i pranoi një ofertë për t’u martuar me gruan e Konstandinit dhe u shpall zyrtarisht mbret në vitin 1278.

Regjimi i tij ishte deri diku i shkurtër, duke zgjatur vetëm një vit përpara sesa ai të vritej nga Mongolët. Megjithatë ai konsiderohet të ketë udhëhequr kryengritjen e vetme të suksesshme fshatare, në historinë mesjetare Europiane.

Zhu Yuanzhang, Perandor i Kinës

Zhu Chongba lindi rreth vitit 1328. Perandori i parë Ming erdhi nga një familje tmerrësisht e varfër fshatare në Haozhou (tani Fengyang, në Provincën Anhui), Kinë.

Vitet e tij të hershme janë të errët, megjithëse rrëfime të mëvonshme pretendojnë se ai shpesh duhej të mbijetonte duke ngrënë bar dhe lëvozhga pemësh.

Nga mosha 16 vjeç, ai kishte mbetur jetim dhe i duhej të kërkonte strehë në një manastir afër Nanjingut.

Ai filloi të ushtrohej për t’u bërë një murg dhe mësoi të shkruante e të lexonte, diçka që do t’i hynte shumë në punë më vonë në jetë.

Por ndërsa vitet e tij në manastir do të shpërbleheshin, duhet të kishte qënë një jetë e mjerueshme dhe atij do t’i duhej të lypte për ushqim në vendbanimet aty pranë.

Kur Zhu ishte 24 vjeç, manastiri u shkatërrua nga forcat qeveritare, të cilat dyshonin se murgjit kishin lidhje me Çallmat e Kuqe, një grup rebel i influencuar nga një shoqëri e fshehtë e fuqishme e Zambakut të Bardhë të Ujit.

Duke iu arratisur shkatërrimit, Zhu iu bashkua Çallmave të Kuqe vetë, duke u provuar një ushtar i aftë.

Ai u ngrit përmes, rangjeve për të komanduar ushtrinë e tij. Në vitin 1356, forcat besnike të Zhu-së, i cili e kishte ndryshuar atëherë emrin në Zhu Yuangzhang, kapën qytetin e Nanjing-ut, i cili më vonë do të bëhej kryeqyteti i Dinastisë Ming.

Në vitin 1363, ai çimentoi pushtetin e tij duke vrarë udhëheqësin rebel Chen Youliang në Betejën e Liqenit Poyang. Pesë vjet më vonë, forcat e tij morën kryeqytetin Yuan në atë që sot është Pekini, duke i lejuar Zhu-së të vetëshpallej perandor i Nanjing-ut, duke themeluar Dinastinë e Famshme Ming.

Perandoresha trashëgimtare e burrit, Cixi

Lindur në 29 Nëntor 1835, në Pekin, Perandoresha trashëgimtare e burrit Cixi u bë një nga gratë më të fuqishme në Historinë Kineze, megjithë origjinën e saj nga familje Manchu, “deri diku e zakonshme”. Ngritja e saj në pushtet filloi në moshën 16 vjeçe, kur u përzgjodh për t’iu bashkangjitur haremit të perandorit, si një dashnore e përçmuar.

Historia vazhdon që perandori e dëgjoi atë të këndonte një natë dhe ishte magjepsur mjaftueshëm për ta bërë një nga dashnoret e tij të preferuara. Ajo ngeli shtatzënë me djalin e tij në vitin 1856, gjë që i dha asaj titullin e “Tzu Hsi”, që do të thotë “Perandoreshë e Pallatit Perëndimor” dhe shpesh e shkruar “Cixi” në Anglisht. Kur sundimtari vdiq në vitin 1861, ajo u bë regjente (zv.perandoreshë) për djalin e saj pesë vjeçar, perandorin e ardhshëm Tongzhi. Ajo e ndau regjencën me bashkëshorten e madhe të perandorit të mëparshëm, Perandoreshën trashëgimtare nga burri, Ci’an, e cila ishte nëna e vëllait të Tongzhi-ut, Princit Gong.

Kjo vazhdoi deri sa Tongzhi u bë mbret sipas të drejtës së tij në moshën 17 vjeçare. Kur ai vdiq pa një pasardhës 13 vite më pas, Cixi kishte mundësi të vendoste nipin e saj tre vjeçar si perandor, edhe një herë duke pretenduar regjencë me Ci’an dhe Princin Gong. Gong u rrëzua nga perandoreshat tre vite më vonë, dhe Cixi u bë e vetmja sundimtare, kur Cian vdiq në vitin 1881, duke marrë pensionin në një pallat veror të bollshëm, pasi nipi i saj u rrit.

Megjithatë, ajo u thirr për të pretenduar titullin e perandoreshës përsëri në 1898-ën, pas humbjes së forcave kineze në luftën Sino-Japoneze. Ajo mbeti perandoreshë deri në vdekjen e saj në vitin 1908 dhe është ende një figurë enigmatike në Historinë kineze.

 

d.a. / dita

January 19, 2020 18:03
Komento

5 Komente

  1. Orteku i Fekenit January 21, 18:18

    E ce pastaj…?

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana January 22, 04:31

    – Perandoret Justin dhe Justinian kane qene ilire dhe jo “me origjine ilire”.
    – “vinin nga familje latinisht folese” !!! Ku e ka gjetur ky ” studjues” qe fshatrat ilire paskan qene te latinizuar !? Iliret jane I vetmi popull evropian qe nuk u latinizuan dhe jane nje sere faktoresh, qe spo I rendisim ketu, te mbijeteses se etnicitetit te tyre te lashte. Ne Daki, romaket sunduan vetem per 150 vjete dhe sot kemi rumunet me gjuhe neolatine, ndersa gjuha shqipe qendroi e pa trazuar ne pothuojse te gjitha trevat e gjera te Ilirise deri ne dyndjet barbare sllave qe mbuluan me llumin e mocaleve prej nga erdhen, pjesen me te madhe te Ilirise Veriore, Qendrore dhe Lindore.
    – “Flisnin nje greqishte me theks te tmerrshem” !!! Askush nuk fliste greqisht ne hinterlandin Ilir. E vetmja greqishte, e perpunuar si e tille nga murgjit e manastireve dhe prifterinjte ortodokse, flitej ne psallmet e kishave dhe perdorej ne kancelarite e perandoreve bizantine si gjuha e letrave, pasi latinishtja qe perdorej prej shekujsh, u zevendesua me greqisht, te vendosur nga perandori tjeter Ilir, Kostandini I Madh.
    Pothuajse ne te gjithe gadishullin ilirik, eshte folur gjuha shqipe, me gjithe dialektet dhe nendialektet e ilirishtes.
    – Edhe ne Greqine artificiale te krijuar mbi truallin e shqiptareve ne fund te shekullit te 19-e eshte folur shqip, ne shumicen derrmuese, vllahisht dhe sllavisht. Ky eshte fakt dhe te tjerat dihen se si u manipuluan nga Kisha greke dhe fuqite e medha te kohes.

    Reply to this comment
    • Arben January 22, 21:52

      Iliret u latinizuan, e më vonë sllavizuar, i ke sot Slloven, kroat, boshnjakë.malazez, por edhe 35-40% të serbëve ortodoks janë ilir dhe dardan të sllavizuar.

      Shqipëtarët sotshëm janë epirot, toskët dhe trakas gegët.

      Reply to this comment
  3. Aleksander Thana January 24, 04:58

    Sllavizimin e ilireve e kemi fakt qe e shohim sot dhe ky fakt s’ka asnje lloj lidhjeje “kauzale” per te thene ne tym se iliret u latinizuan. I vetmi debat ndermjet studjuesve te huaj dhe me vone edhe I studjuesve shqiptare, ka qene zona e Dalmacise dhe dalmatishtja, per te cilen pjesa me e madhe e linguisteve mendojne se ka qene e latinizuar ne nje mase te konsiderueshme. Kjo nisur dhe nga fakti se dalmatishtja eshte e deshmuar deri vone si e tille dhe I fundit qe ka folur dalmatisht ka vdekur nga fundi I shekullit te 19-te ( dihet dhe emri I tij).
    Ne rast se gjithe trevat ilire qe u sllavizuan do te ishin me pare te latinizuara, nuk ka as llogjike shkencore dhe as fakte qe, se pari, ta provojne dhe se dyti, te mbeteshin trevat e tjera ilire, ku u ngjizen arberit dhe me vone shqiptaret, pa u latinizuar. Kjo per vete faktin se shqipja eshte e gjalle dhe pasardhese direkte e ilirishtes. Edhe vete latinizmat ne gjuhen shqipe nuk perbejne komponente esenciale dhe nuk kane arritur te ndryshojne strukturen morfologjike dhe sintaksore te shqipes. Latinizmat jane pjese e fonetikes. Gjithe emrat e lashte te qyeteve, topononimet, oronimet, emrat e lumenjve, etj. jane thesar I shqipes qe jane trasheguar nga ilirishtja ne shqip ne baze te ligje te brendshme te gjuhes shqipe dhe jo te latinishtes.
    Mendohet se ne qytete, vecanerisht ne ato bregdetare, eshte folur e ashtuquajtura “latinishtja vulgare”, por jo ne thellesi te trevave dhe aq me pake ne zonat rurale.
    Sa per “teorite” se Geget jane trake dhe Tosket jane epirote, keto jane diletantizma pa asnje baze shkencore.
    Studimet e gjuhetareve kane dale me konkluzione se rrezikun me te madh potential, gjuhes shqipe I eshte kanosur nga turqizimi, krahasuar me latinishten dhe latinizimin.
    Linguistet serioze dhe me emer, perfshire te madhin Cabej, kane vertetuar se shqipja e dy dialekteve ka qene shume me e afert nga sa duket sot. Rrethanat historiko-gjeografike kane thelluar hendekun ndermjet tyre. Cabej kete e verteton nga studimi, zberthimi dhe analiza e detajuar shkencore e Mesharit te Gjon Buzukut.
    Kush njeh sadopak dialektet dhe nendialektet, mund te konstatoje edhe me krahasime e paralelizma te thjeshta te aferise interesante te dialekteve, sic jane: ne camerisht, klaj, ; ne gegerisht, kjaj; ne camerisht klumesht; ne gegerisht, kjumsht; ne camerisht, Nana; ne gegerisht Nan; ne camerisht, gluh (gjuhe), ne gegerisht gjuh (ku g dhe j shqiptohen vec dhe jo si germa gj.); e shume te tjera, per te cilat nuk eshte vendi t’i rreshtojme.
    Keto, ne gjuhesi quhen ,”ngjashmeria dhe e perbashketa e ekstremeve”, ku konservimi deri ne masen e “fosilizimit”, sjellin prova te pa zevendesueshme per studjuesit ne mungese te dokumenteve dhe monumenteve te shkrimit.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana January 24, 05:05

    Sllavizimin e ilireve e kemi fakt qe e shohim sot dhe ky fakt s’ka asnje lloj lidhjeje “kauzale” per te thene ne tym se iliret u latinizuan. I vetmi debat ndermjet studjuesve te huaj dhe me vone edhe I studjuesve shqiptare, ka qene zona e Dalmacise dhe dalmatishtja, per te cilen pjesa me e madhe e linguisteve mendojne se ka qene e latinizuar ne nje mase te konsiderueshme. Kjo nisur dhe nga fakti se dalmatishtja eshte e deshmuar deri vone si e tille dhe I fundit qe ka folur dalmatisht ka vdekur nga fundi I shekullit te 19-te ( dihet dhe emri I tij).
    Ne rast se gjithe trevat ilire qe u sllavizuan do te ishin me pare te latinizuara, nuk ka as llogjike shkencore dhe as fakte qe, se pari, ta provojne dhe se dyti, te mbeteshin trevat e tjera ilire, ku u ngjizen arberit dhe me vone shqiptaret, pa u latinizuar. Kjo per vete faktin se shqipja eshte e gjalle dhe pasardhese direkte e ilirishtes. Edhe vete latinizmat ne gjuhen shqipe nuk perbejne komponente esenciale dhe nuk kane arritur te ndryshojne strukturen morfologjike dhe sintaksore te shqipes. Latinizmat jane pjese e fonetikes. Gjithe emrat e lashte te qyeteve, topononimet, oronimet, emrat e lumenjve, etj. jane thesar I shqipes qe jane trasheguar nga ilirishtja ne shqip ne baze te ligje te brendshme te gjuhes shqipe dhe jo te latinishtes.
    Mendohet se ne qytete, vecanerisht ne ato bregdetare, eshte folur e ashtuquajtura “latinishtja vulgare”, por jo ne thellesi te trevave dhe aq me pake ne zonat rurale. Edhe ne qytetet bregdetare, arsyeja dhe qellimi kane qene te lidhura me administraten, letrat dhe tregtine.
    Sa per “teorite” se Geget jane trake dhe Tosket jane epirote, keto jane diletantizma pa asnje baze shkencore.
    Studimet e gjuhetareve kane dale me konkluzione se rrezikume I madh potential, gjuhes shqipe I eshte kanosur nga turqizimi, krahasuar me latinishten dhe latinizimin.
    Linguistet serioze dhe me emer, perfshire te madhin Cabej, kane vertetuar se shqipja e dy dialekteve ka qene shume me e afert nga sa duket sot. Rrethanat historiko-gjeografike kane thelluar hendekun ndermjet tyre. Cabej kete e verteton nga studimi, zberthimi dhe analiza e detajuar shkencore e Mesharit te Gjon Buzukut.
    Kush njeh sadopak dialektet dhe nendialektet, mund te konstatoje edhe me krahasime e paralelizma te thjeshta te aferise interesante te dialekteve, sic jane: ne camerisht, klaj, ; ne gegerisht, kjaj; ne camerisht klumesht; ne gegerisht, kjumsht; ne camerisht, Nana; ne gegerisht Nan; ne camerisht, gluh (gjuhe), ne gegerisht gjuh (ku g dhe j shqiptohen vec dhe jo si germa gj.); e shume te tjera, per te cilat nuk eshte vendi t’i rreshtojme.
    Keto, ne gjuhesi quhen ,”ngjashmeria dhe e perbashketa e ekstremeve”, ku konservimi deri ne masen e “fosilizimit”, sjellin prova te pa zevendesueshme per studjuesit ne mungese te dokumenteve dhe monumenteve te shkrimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*