Nga kafet e Nexhmijes te “kulla” e Viçidolit

Bedri Islami November 11, 2015 13:21

Nga kafet e Nexhmijes te “kulla” e Viçidolit

Për disa numra me rradhë, jo rastësisht, gazeta DITA publikoi fotot e rezidencave private të njerëzve që më së shumti janë produkt i politikës dhe bartin në vete rrjedhimet e saj. Që nga kështjella e Shkelzen Berishës, tek “gjëja” e Edi Ramës, tek “kulla” e Sali Berishës, ishin disa nga pamjet që normalisht duhej të trondisnin opinionin publik. Në të vërtetë, të gjitha këto sëbashku e veç e veç, nuk ishin asgjë tjetër veçse maja e ajsbergut të asaj që ndodh në Shqipëri me të gjithë ata që janë në pushtet. Nuk do të kishte ndryshuar asgjë, nëse DITA do të kishte dhënë pamjet e “kështjellave” moderne të shumë nga njerëzve tanë të politikës, që nga bregu i detit e deri në malësitë e Razmës apo të Thethit, që nga plazhet e reja buzë Velipojës e deri tek skaji më jugor i Jonit; nuk do të kishte asnjë përdallim nëse në atë kënd të gazetës do të ishin vënë vila të tjera, resorte turistike, të cilat janë shumë më të kushtueshme emë moderne se sa simotrat e tyre turistike në shumë vende të botës.

Gazeta Dita bëri mirë që i solli ato. Bëri mirë për disa arsye, disa nga të cilat janë edhe më thelbësoret për të zgjuar sado pak mendimin politik të njerëzve të zakonshëm, të cilët nuk e shohin shpëtimin tek hedhja e vezëve, një sport i importuar, por tek ndryshimi themelor që duhet të bëjë vetë shteti i tyre.

Një çerek shekulli më parë, ëndrra e njerëzve ishte mirëjetesa e të gjithëve, jo barazia, por ndërtimi i një shteti social, ku më i afti e gjen veten në majë ndershmërisht; dhe ku më i ngathëti mund të ketë një jetë normale, në mos të tillë, të paktën një jetë të dinjitetshme. Një çerek shekulli më parë kjo ëndërr dukej e prekshme, ishte si të thuash diku aty afër, diçka që mund të realizohej mrekullisht shpejt dhe në një rrugë ndryshe nga ajo që kishte përshkuar vendin për disa dekada.

Nuk kam patur ndonjë nostalgji për kohën e shkuar. Nuk kam pasur atëherë e nuk kam as tani. Secili brez kërkon kohën e tij dhe thërret në ndihmë të dëshirës një ëndërr. Nuk kam patur githashtu asnjë pasmendim në ditët kur nëpër sheshet e Tiranës, duke prishur qeverinë e parë të një koalicioni të gjërë, pozitë – opozitë, Berisha thërriste për përmbysje, jetë të re, koncept të ri, që do të vinte, mes të tjerave, edhe nga arrestimi e gjykimi i Nexhmije Hoxhës.

Si shumë të tjerë doja të besoja se gjykimi do të ishte dalja në sipërfaqe e një terrine që kishte qenë mbi jetën e shumë vetëve; doja të besoja, si shumë të tjerë, se përmes katarsit të një kohe, do të vinte e pastërta e një kohe tjetër. Si dihet tashmë, e gjitha ishte një shfaqje groteske, që më më shumë se sa t’i hiqte sytë një sistemi që shkoi, i bëri makiazh vetullave të kohës. Dhe, për herë të parë, pas filxhanëve të kafesë po zinte llumi i një periudhe tjetër, në të cilën do të mplekseshin bashkë tri gjëra: Makutëria e paskaj, arroganca brutale dhe humbja e vlerave qytetare.

Në dyzet vite nën diktatin e një partie-shtet njerëzit kishin humbur shumë gjëra, por ishin përpjekur të ruanin dinjitetin, duke u kapur pas figurave që ishin personifikimi i asaj që do të donin të ishte. Në njëzet e pesë vite, një klasë e tërë politike, sa nga njëra anë në anën tjetër, bënë çmos të shkallmonin pikërisht atë që kishte qenë më e qenësishme, dinitetin e përditshëm, të njerëzve të zakonshëm, të cilët, në dhjetorin e vitit 1990 ishin ngritur pikërisht për këtë vlerë. Fakti që në demonstrimet e para madhore njerëzve do u prinin portretet e Ismail Kadaresë dhe të Rexhep Qosjes ishin përcaktimi i rrugëtimit përmes mendjes e jo nëpërmjet dhunës, çka edhe ndodhi.

Çfarë janë tani kafetë e Nexhmijes përballë kështjellave, kullave, a qoftë dhe “gjësë” që kanë ngritur njerëzit e politikës anembanë vendit? Nuk janë asgjë. Si mund të perceptohet tek fëmijët tanë si personifikim i së keqes, një grua e dënuar thjesht për kafetë e ngushëllimit, kur bri skamjes sonë ngrihen vilat e milionerëve që nuk punuan asnjë ditë? E di kush se sa vila ka një grua tjetër, e dorës së fortë, si Jozefina Topalli? Pak vetë e dinë, edhe ajo vetë ndoshta e ka harruar pasurinë e saj se sa e gjërë është. E di kush se sa ishin shpenzimet e gruas së fortë pëdëiste, që bëri thirrje për jetesë të ndershme, se sa kushtuan udhëtimet e saj, edhe nëpër vende ekzotike, dhe përtallja me varfërinë tonë, duke na nisur nga shkretëtirat arabe fotot e saj me motorë? Askush nuk e di.

Shefi i sotëm i qeverisë kërkon të ndërtojë shtetin e së drejtës. E besoj dëshirën e tij dhe e mbështes me të gjitha mundësitë që kam. E mbështesin mjaft të tjerë si unë, edhe ata që e kanë humbur deri diku besimin ndaj ndryshyeshmërisë së tij.

Shteti i së drejtës zoti kryeministër, nuk bëhet përmes intervistave mediale, edhe pse janë të rëndësishme. E gjithë ajo që thoni ju, u hodh poshtë nga një foto e vetme e gazetës DITA, nga fotoja e Kështjellës së djalit të Berishës. U hodh poshtë sepse, askush në këtë botë, nuk ka bërë deri më tani një kështellë të tillë duke qenë i papunë, duke përfituar nga ndërhyrjet e konsulencat; e në rastin më të keq, askush nuk ka forcë të paguajë 2 mijë euro (!!!!) qira mujore vetëm për banesë, kur nuk ka asnjë adresë pune.

Është e lehtë të zbardhet gjithçka, nëse kërkohet të vendoset shteti i së drejtës. Tepër e lehtë, ndoshta gjëja më e lehtë. Sepse ke përpara syve një ndërtesë të stërmadhe, që fshihet pas një emri dhe banohet nga një tjetër, që në fakt është pronari i vërtetë. Është e lehtë sepse për të ngritur atë, për të ngritur kullën në Viçidol, për të patur disa ndërtesa moderne si pronë familjare, për të ringritur vilën në Lalëz, po ashtu një kështjellë bregdetare, duhet të ketë fatura, shpenzime që janë bërë duhen saktësuar. Nëse për një kupon tatimor duhet të bëjmë dyqind hapa duke e mbajtur kuponin në dorë, si shenjë besimi ndaj një shitësi të zakonshëm, sa hapa duhet të bëjnë berishianët, por edhe rilindasit e rinj, për të na dëshmuar se ajo që kanë ngritur është bërë me punë të ndershme?

Por që të bëhet kjo, megjithëse mund të quhet si punë kënetash, zoti shef i qeverisë, është krejt normale që ndershmërisht, të bëni të detajuar, haptas, çdo shpenzim që është bërë deri më tani në banesën tuaj të re, njerëzit që kanë punuar, shumat që janë paguar, mallrat që janë blerë, dhe duhet bërë kjo, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që “bretkocat” mediale të mos guakin më në lirinë që u ka dhënë e drejta e nëpërkëmbjes së dinjitetit.

Nëse do të bëhet kjo, fillimisht nga shefat e shtetit, është krejt e lehtë të saktësohen edhe të tjerat. Sepse një kullë si ajo e Viçidolit nuk bëhet përmes deklaratave për revolucion, që vijnë përmes fb si petullat e së dielës; sepse vilat që janë ngritur kaq befas, përmes rrogave të deputetëve, pak po të ngacmohen, hapin lehtësisht gojët e tyre.

Shteti ligjor ka një domosdoshmëri, e cila në këtë moment, është historike: Ndëshkueshmërinë. Për cilindo, kurdoherë, sepse kurrë nuk është vonë për të bërë gjykimin e së keqes.

Është koha e fundit për ta bërë këtë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, fundosja e sotme do na duket pas disa kohësh se paskemi qenë në majë të malit. Është koha e fundit kur “kafetë” e korrupsionit të jenë nën ndëshkimin e shtetit. Ose do të ndodhë e kundërta: Vetë shteti do të mbytet në llumin “ e kafeve” të korrupsionit. Rrugë tjetër nuk ka. As nuk mund të ketë. Ndoshta është e vetmja gjë që është bardh e zi: Ndëshkim ose pjesë e krimit.

Koha e fundit për të zgjedhur rrugën drejt bërjes së shtetit. Ndryshe do të na mbysë antishteti.

Bedri Islami November 11, 2015 13:21
Komento

36 Komente

  1. selim tallavaja November 11, 13:41

    Mire e ke, z Bedri,por pse me seleksionime! Pse nuk i thua me emer edhe pronaret e Gjiut te Lalesit, Po pronarin e keshtjelles bunker ne Surel, po te atyre te Lugina Blu, etj? Nuk ka drejtesi kur ka selektime, o z. Bedri. Po nuk ke shume faj, sepse je gazetar i Zerit te Popullit te dikurshem dhe trembesh nga ata qe jane ne pushtet, je vrare qe kelysh. Bjeru po ta mbajti ne koke si Saliut me femijet e tij edhe ketyre salite e tjere te majte, pasi te gjithe derrat nje turi kane. Hiq dore nga servilizmat.

    Reply to this comment
    • mirel November 11, 15:16

      nuk I nxe gazeta

      Reply to this comment
      • Pilo Lala November 11, 15:35

        Mortja ti haje Haklajt qe nuk po vrasin dot Salen, por te pakten ti rrafshojne kullen.
        Cdo njeri i paguar ne ato male, e ben kete pune per 500 Euro.
        Atje nuk banon njeri.

        Reply to this comment
    • Kariz Matik November 12, 12:46

      Ja se si e deklaron tekstualisht varesine e tij politike ish-gazetari i “Zerit te Partise”, dhe sot i gazetes DITA, zoti Bedri Islami: “Shefi i sotëm i qeverisë kërkon të ndërtojë shtetin e së drejtës. E besoj dëshirën e tij dhe e mbështes me të gjitha mundësitë që kam. E mbështesin mjaft të tjerë si unë, edhe ata që e kanë humbur deri diku besimin ndaj ndryshyeshmërisë së tij.”

      Kur anetari i Kolegjiumit te Redaksise se nje gazete qe pretendon te jete e pavarur pozicionohet haptazi ne krahun e nje kryetari partie, e rjedhimisht dhe ne krahun e partise qe ai drejton, ai me qendrimin e tij jo vetem ka demtuar imazhin e kesaj gazete, por njekohesisht ka ulur dhe vlerat e tij si autor shkrimesh te besueshme.

      Te njejten gje beri para ca kohesh dhe Mero Baze, ish-keshilltari dhe miku i dikurshem i Berishes, ne njerin prej editorialeve te tij. Nderkohe qe pothuajse gjithe urrejtjen e tij e kishte perqendruar prej kohesh kunder drejtuesve te opozites se sotme, ai pas shume e shume perpjekjesh per te mbuluar apo justifikuar deshtimet dhe aferat e panumurta te qeverise Rama-Meta, ai iu nenshtrua vullnetit te lexuesve, duke u detyruar te pranonte deri diku se ishte mbeshtetes i pakursyer i tyre. Kesaj i thone njeanshmeri per qellime interesi personal, por dhe papergjegjesi morale perkundrejt lexuesit.

      Reply to this comment
  2. maks November 11, 13:43

    100% dakord me cfare keni shkruar por desha te shtoj qe kaq nuk mjafton !
    Nuk e di pse jeni treguar te njeanshem dhe nuk permendni pasurite dhe karshilleqet qe po i bejne popullit qe i votoi edhe politikanet e PS me ne krye 200 milion euroshin Edi Rama me bunker vilen etij, etj, etj.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 November 11, 13:50

    vazhdo e trokit ne deren e shurdhit.

    Reply to this comment
    • korçari November 11, 15:07

      Z.Bedri pergezime per analizen tuaj megjithese kritika (me pambuk)ndaj Z.Rama eshte e drejte dhe une mendoj se jemi shume prane permbysjes se madhe ku Tajfuni popull do te shkateroje çdo gje dhe nuk mund te shpetoje asnje (dhe jo si ne ’97 ku viktimat ishin njerezit e thjeshte)dhe kjo bande e pacipe politikanesh (te djathte apo te majte)nuk e shohin se shkeputja nga realiteti i ka verbuar

      Reply to this comment
  4. ivani i madh November 11, 14:06

    Z Bedri ju mire beni qe ngrini keto probleme po Rama vetem me llafollogji i denon se me ligje i ndimon sic beri me benjaminin e Berishes e tani te perbashket A.Frangan.Ai nuk erdhi ne pushtet per te bere shtet e sic trumbetonte drejtesi por per te shkatruar PS dhe te majten ne teresi bashke me krye mafiozin Like e klanin e tij.Dhe kete deri tani ja ka aritur duke lene rugeve socialistet e ne pune e administrate lsistet e pedistet..Ai po ndjek shembullin e fymezuesit te tij Berishes qe ne cdo here qe i jepet rasti ti rahe shpatullat duke denuar popullin e varfer per energjine e ndertimet pa leje si Sala kafete dhe jo vjedhesit e medhenj si familja Berisha,Bode,Zhozi,Lulushi e te tjere deri tek idioti Frangaj.Nje bushter (Alia) i polli te njejtin qumesht kane pire dhe te njejtat huqe kane.

    Reply to this comment
  5. Gerti November 11, 14:09

    Po ne pritje te transparences nga Rama ne mund te shkojme te vila e Metes ne Lalz, qe e ka shfaqur haptazi per Sonila Mecon. Vetem mobilimi i viles shkonte 400 000 euro ne mos gaboj. Sikur dyfishi te jete pjesa tjeter, flasim per nje vile me mbi 1.2 milion euro vlere. Shto dhe shtepine disa kateshe ne mes te Bllokut, dhe ne menyre konservative flasim per nje pasuri mbi 2 milion euro.

    Ky zoteria tani bashke me Ramen na flet per reformen ne drejtesi. He Bedri, ta besoj une kete?

    Reply to this comment
  6. info analitike November 11, 14:38

    Nexhmija duhej denuar per krime bashke me bashkeshortin kriminel e jo per kafe. Po keshtu eshte kur gjithe kjo histori e pas viteve ’90 u ben nje “mutatis mutandis”.

    Reply to this comment
    • john November 11, 19:21

      kush t denonte berisha spiun i enverit nano rama cuna spiunash ;;;; mjere populli ;;iku nga muti ra ne shurre ;;; kjo nuk eshte demokracie ;;;por korupsion ;;ne europe rama berisha do te ishin ne burg ;;;me vjedhjet qe bene ;;;;merci

      Reply to this comment
  7. METEH November 11, 14:42

    Z.Bedri,ju lumt.E filluat mire duke kerkuar me pare trasparencen nga Rama,por siç e shifni Salistet filluan me shumice ti kerkojne aspren atij duke anashkaluar pasurit perrallore te PD-steve,LSI-steve- familjare te ndertuara ne keto vite te tranzicionit me djersen e popullit.E kur i krahason me kafet e Nexhmie Hoxhes,te vjen te vendosesh duart ne koke e te vesh KUJEN duke bertitur ta degjoji Europa e Amerika e cila na rreku me kete lloi demokracie te peshtire dhe akoma nuk po e kupton se ai qe shkaterroi,shiti,vodhi,vrau ne kete vend e ka emrin SB,ku vet e vune e vet duhet ta heqin,ndryshe ky vend nuk behet,pasi organet e drejtesise qe duhet ti japi zgjidhje paligjshmerise,korrupsionit,makuterise..nuk mund te ndeshkojne vehten dhe shefat e tyre.Rama nqs nuk ben dot trasparencen e vet e ta kerkoi kete edhe per te tjeret,duke bere edhe sekuestrimin e pasurive te paligjeshme,me mire ti thot popullit “Nuk munda ta bej dot kete pune pasi nuk me lejoi..”X”,Y”dhe te kerkoi zgjedhje te parakoheshme me kodin zgjedhor “PRIM”..!

    Reply to this comment
  8. shqiptari November 11, 14:52

    keta jane ata qe shkatruane shqiperine dhe per sherbimine i lane te vidhnine e grabisnine dhe te ndertonine e jetonine ne kete menyre si pashallaret turqe injorante dhe mose te preken brez pas brezi se armiqte e shqiperise e kane te garantuare se ata qe do len pase keta cakeje do te vazhdojne te shkatrojne dhe ne mose do ta zhdukine shqiperin

    Reply to this comment
  9. katarakti November 11, 15:14

    Bedri mos merr kot. Keshtu eshte ky sistemi qe kerkuam kur ulurinim te qyteti i studenteve “Liri-Demokraci”. Ky sistemi ku jetojme sot, ka si baze grabitjen. Grabitjen e djerses, te mundit, te gjakut te te tjereve. Keshtu ka qene deri para nje shekulli ne Europe dhe Amerike, keshtu eshte sot edhe ne Afrike, Azi dhe Shqiperi. Ne uluritem ate kohe kunder privilegjeve te Bllokut(!) dhe kerkuam drejtesine e sistemit kapitalist!. Gabuam ne kohen e komunizmit, gabuam perseri ne kohen e kapitalizmit. Nga komunizmi me i eger, kaluam ne kapitalizmin me te pashpirt. Nga tmerri i Sigurimit kaluam ne tmerrin e Mafies. Neqoftese te gjithe vuajtem komunizmin, aferesisht si gjysma e botes, ne nuk ditem te kalonim butesisht ne nje sistem demokratik. Duke ruajtur te mirat dhe veprat e atij sistemi qe u mbyll dhe duke i shtuar edhe dinamiken dhe efektivitetin e sistemit te ri. Thjesht zevendesuam shtetin e diktatures me ligjin e xhungles. Per mua gjithe kjo tragjedi greke ka nje vetem nje emer: ate te bajlozit te zi nga Viçidoli, te satanait Sali Berisha.

    Reply to this comment
  10. politkane kurva November 11, 15:18

    Ore milet akoma se keni kuptuar qe gjith kto vite demokraci kan qen loje.sikur sot te hapeshin dosjet do shifnim gjera qe as ne enderr sdo i shifnim.kto jan lojra jo nexhmija me kafe jo kulla saliut.a ka ndonji njeri qe akoma mendon qe saliun nuk e futi ramizi edhe eshte pjese e lojes?? Sepse neqoft se nuk e shef e nuk e kupton eshte se nuk dot.po a ka njeri qe mendon se komunistat do ja leshonin kujdo pushtetin aq leht qe ata vet e kan then e fituam me gjak ?? Duhet te jesh shum naiv te besosh kto gjera.pse nuk hapen dosjet cdo njeri qe do te jet politikan ti hapet dosja perpara.kto budallalleqe qe jo nexhmia e ramizi beri burg jan lojra..ca burgu ben nga 4 vjet e dolen ellogarit bankare jasht i kan plot.mos u beni budallenj o njerez mos votoni kta plehra.nuk e shifni se kusha na qeverisin ??? Mos qofshin ish komunista jan fmijet ose niperit e tyre.merrini emer per emer.mos e hapuni sapunin per djath.se brezat qe do vin do qeshin e do thon ca budallenjsh paskemi qen.duhet 1 parti e re komplet me te rinj so me shum se 35 vjec se perndryshe jan te perlyer.me kenaqsi do votoja sikur te ishin nga klasa e persekutuar, por perpara du hept dosja qe te shifet a kan qen bashkpuntor te sigurimit.fati jon i keq qe kemi 60% te popullsis pa shkoll e pa dije.edhe gomar tu cosh si kanditat boll te jen te ps ose pd ata e votojn.ne qe jetojm ne perendim e dim mir shum se ne asnji vend jo te evropes perwndimore po as evropes lindore nuk bejn vaki kto gjera.te shkretet breza qe do vij ca po i lejm mbrapa.zoti e sgpetoft shqiperine

    PËRGJIGJIUNI

    Reply to this comment
  11. Moza November 11, 15:26

    Kulla e Vicisaliut eshte me e vogla vjadhje qe i eshte bere Shqiperise.Saliu e ka kthyer Shqiperine ne prone te tij.Prona pa fund per te dhe pjellat bastarde,prone edhe gjyqesori.Prandaj nuk i ka hyre gjemb ne kembe edhe pse eshte vrases,hajdut e antishqiptari me icpifur qe ka pare kombi.Mire i thua ti, oz. Bedrii,po kujt ia fhua.A kane vesh prokuroret e gjyqtaret per te?Se paku ti hapi veshet Qeveria.Ti dergoj INUKUN e tia ktheje prape ne ksolle sic e kishte lene.Ti lere ndonje frengji tu ulurase egersirave.Po si doli nje ti lere edhe per sllobodanken e bastardet e saj.

    Reply to this comment
  12. Dymi November 11, 15:49

    Zoterinj socialiste, eshte koha qe te tregoni xhepat tuaj. Ndeshkoni korrupsionin brenda vetes. Pas kesaj, pasi te beheni te besueshem, mos i lini kusur kasafortave bankare te berishisteve.

    Reply to this comment
  13. DR November 11, 17:05

    Zoti Bedri te falenderojme per kete artikull por nuk dua te ofendoj se keto artikuj jane vetem blegerima….

    Si specialist ajo kulla e mender Berishajve nuk eshte shifer e madhe dhe do te thoja modeste po aq sa kafet e zonjes Nexhmije.

    Nuk e kuptoj pse merreni me keto “kinkalerina” kur TRADHETIA & KRIMET E berishajve nuk kane shembull ne bote per egersine e tyre qe vetem nga ndonje MONSTER NGA KOZMOSI mund ti bente.

    Nje pyetje per ju zoti Bedri ?

    A nuk e kuptoni se ky monstra e viqidolit ka nje perkrahje teper te forte nga nje sekt antikomunistet psiqikisht te semure ne perendim qe dihet kush jane dhe ju i atribuoni si “nentoka serbe”

    A e dini qe “forca mbinatyrale” e ketij superkrimineli mbeshtetet te nje nga doktrinat me antishqiptare qe quhet “dekomunistifikim” te hartuar ne katakombet e beogradit dhe te zbatuar nga dyshja rajerson-biberaj duke patur si kobure te tyre pit bullin berishes.

    A e hodhi kush komunizmin ( qe vetem i tille nuk ishte) ne Shqiperi ne 1990-1992 ???

    Ai fare komunizmi kishte vdekur ne ate vend dhe falangat e rajersonit,elez biberajt me banden e tropojes te berish-hajdarit bene lufte me nje sistem te vdekur..pra ishin kanibalet qe hengren komunizmin e vdekur qe vazhdo dhe sot.

    Por le te kalojme ne VITIN 93′

    Cfare ndodhte ne ate kohe prapa teatrit me Nexhmijen?

    Kam qene pjesmarres ne mitingun ne mbrojtje te Fatos Nanos te stadiumi Dinamo.

    Nuk kam pare as ne filma horror sjelljen e policise private dhe shikut te berishes..as naziskinet ne 1933 nuk vepruan ne ate menyre…kjo eshte teme tjeter.

    Cuditerisht Kastriot Islami pasi deklaroi se do ti thyem kafken Berishes u zhduk nga qarkullimi dhe shpetoi per fije te perit nga terrorizmi berishian se do kishte perfunduar si Remzi Hoxha.

    Nqs Fatos Nano u arrestua si Bin Ladeni per 100 dollare qe kishte vjedhur ( ai akuzoi Rajersonin per kete me te drejte)…nje tjeter ndyrsire me emrin Lul Basha qe vrau si Bin Ladeni ne 21 janar dhe vodhi gjysem milardi dollare shpallet yll ne ngjitje.

    Dritheruese eshte se pas disa dokumenteve te deklasifikuara ne kohen qe kryqzohej Fatosi per 100 dollare dhe Nexhmija per kafe…ne menyre antiligjore Rajersoni me Berishen neogociojne per arin shqiptar te Londres dhe nje zot e di ku shkoi.
    Jam i bindur qe nese hapen letrat e arrit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70′

    Pra i nderuar BEDRI:
    MOS E ULNI NIVELIN TUAJ KAQ POSHTE:

    objekivi juaj duhet te jete kush jane ato segmente pro-berishiane,proserbe,progreke ne washington dhe bruksel qe po e mbrojne me cdo kusht kuislingun e tyre berishe me cdo cmim..qofte dhe duke na poshtruar kombetarisht:

    I SUGJEROVA DHE ANDREA STEFANIT DJE:

    KUSH E MBRON SOT MOSTREN BERISHE NGA KETO SUPER KRIME:??

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..dhe kjo nuk behet duke blegeritur me keto artikuj por ti drejtoheni

    SHTETIT AMERIKAN DHE BASHKIMIT EUROPJAN VETEM ME PAK FJALE:

    PSE TE NDERUAR ALEATE PO MBRONI ME CDO KUSHT PERBINDESHIN E TROPOJES ??

    Reply to this comment
    • prasi November 12, 13:48

      jane njelloj si Rama dhe SALIU Perbindesha, injorante , hajdute, pallosher

      intrigante, genjeshtare,zullumqare e cfare te shtoj me teper per keta.

      duhet te minohet parlamenti dhe ti hedhesh ne ere te gjithe duke filluar

      ilir meta, sali berisha, edi rama, jozefina topalli, lulash zagari e soj e sorrollo

      pet e tyre. prasi

      Reply to this comment
  14. graz November 11, 17:53

    ju dhe akuzoni klasen politike, edhe kur vjen puna votoni 80 perqind. popull budalla e debil.

    Reply to this comment
  15. Mark uk November 11, 18:17

    Dr: Na merzite menermethanen me kto diktimet tua.Shko ruaj dhite atje ne mal se na je beresi zeri i popullit dikur.

    Reply to this comment
  16. Ajas November 11, 18:25

    Po nga Haklajt,ka mbetur njeri gjalle.
    Ne se po ruajne ndonje kujtim per kullen e tyre..
    A e kane pare kullen e Vicidolit…

    Reply to this comment
  17. Beni November 11, 19:02

    Te gjithe nga mitra e partise se punes kane dale tha Maks Hasani

    Reply to this comment
  18. DR November 11, 19:14

    dy fjale per komentuesin Mark uk

    Gazeta Dita duhet t’ju shperbleje se me ato qe shkruan ti nqs dikush urren sali bishen 10 here do ta urreje 1000 here me shume.

    Nuk ka ne globin toksor qenie kaq te frikeshme sa tropojanet ish komunista te terbuar qe nga bythlepires te enverit u bene kapterre te elezbiberit .

    Per kenaqsine tuaj kqyre si i lepinit bythen Enver Hoxhes me shume se KRISHTI APO MUHAMETI:

    SHKRUAR NGA LLESH UKI ( BABAI I MARK UKIT)

    Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

    Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

    Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

    Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

    Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

    E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

    Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

    Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

    Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

    Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

    Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

    Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

    Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

    “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

    Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

    Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

    Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

    Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

    Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

    Reply to this comment
  19. fteri November 11, 19:53

    Une propozoi qe S.Berisha si Mamuthe tipik shqiptar vetem per kullen e Viçidolit ,dhe per Keshtjellen e Sy peshkaqenit ,SHkelzenit meriton te denohet ,por edhe nje komshije qe ka votuar per Saliun ,kur pa kullen e djalit S.Berishes ne gazeten Dita u habit se si e ka ndertuar gjithe ate karabina.dhe tha qe Saliu meriton nje denim te madhe shume te rende.Se ky ka bere shume krime te tjera TE ZEZA ,se krimet e ketije njeriu jane me shume fytyra i kane kushtuar shume shtrenjet shqiptarve.Eshte KOHA ,kur njerzit, populli shqiptar te kuptoi sot thelbin e se vertetes se ç’far perfajqeson S.Berisha ,por edhe kjo klase politike e borgjezve te rije qe po zhvat perdit pasurine e shqiptarve,me vila dhe pallate madheshtore duke vjedhur ,grabitur e mashtruar ,kur populli eshte ne varferi ekstreme.Politikanet e sotem mendojne thjesht !…, qe atyre nuk u perket vetem shqiperia ,toka e saje ,por edhe pasuria e saje mbi toke ,nuk u perket vetem sistmi diellor ,por e gjithe Bota e pafund e yjeve.Shqiperia na qenka ndertuar mjafte keq qe ta admiroish !..,a’ po priste keta njerez te babzitur politikane shpellaresh si Saliu te etur dhe te etheshem qe mendja u punon me synimin vetem per te grabitur,vjedhur dhe vrare,me nje vrulle te çfrenuar jane turrur pasurise e gjithe klasa politike e sotme dhe fryrjes gjepit tyre .Kjo eshte nje trishtim per gjithe shqiptaret e ndershem te ketij vendi.~~~~~~~~~~##

    Reply to this comment
  20. anonimi November 11, 20:25

    Bravo…Te gjithe qe pa punuar kane ngritur keshtjella , te japin llogari dhe tu meret gjicka pasi ato jane leket e shqiptareve..Dhe sa do te presim nga ju te Rilindjes…Mos haroni na keni dhene fjalen..

    Reply to this comment
  21. intelektuali November 11, 21:16

    Enveri me Nexhmijen mbollen MURTAJEN bolshevike ne trojet tona duke mbushur lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe duke e transformuar Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tyre, duke i bere shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet dhe duke falimentuar ekonomine dhe renuar shtetin si kurre me pare ne histori.

    KJO ESHTE E VERTETA E KAFEVE BERISHISTE TE KRIMINELES NEXHMIJE HOXHA

    sepse:

    Sali Berisha dhe mafia komuniste pas tij eshte veper origjinale e Partise tende te Punes dhe kete ta thone pinjollet e intelektualeve properendimore shqyptare qe e donin nje Shqypni sic po kerkon te behet sot dhe qe per kete kauze properendimore u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija yte

    Reply to this comment
  22. gregori November 11, 21:56

    Ne rregull vetem me konstatimet, por me ato qe thote ne fillim te shkrimit, zoti Bedri me duket super idealist (tejkaluar dhjetra here idealistet komuniste) ne mendimet e tij pas nderrimit te sistemeve, duket sikur nuk ka studjuar ne Shqiperi, ku ekonomia kapitaliste e kapitalizmi njiheshin vetem teorikisht, e megjithate edhe atehere thuhej se kapitalizmi ka kaluar neper disa faza, nga egersia deri nekohet moderne kur shtetet e zhvilluara kapitaliste jane me prane shtetit social. Prandaj me habit fakti qe zoti Bedri e merr kaq lehte kapitalizmin shqiptar. Edhe ne Shqiperi kapitalizmi do te kaloje neper te njejtat rruge si ne Angli, France, Itali, ShBA etj. nuk ka se si te ndodhe ndryshe.

    Reply to this comment
  23. petrit November 11, 21:58

    ky inteletuali me lart qenka ko qe

    Reply to this comment
  24. Llazar November 11, 22:00

    Ndëshkim ose pjesë e krimit.

    Reply to this comment
  25. philadelphia November 12, 01:46

    intelektuali qenka trap po fare trap aman kuptohet qe ENVERI i ka qi.e robte dhe vete ate

    Reply to this comment
  26. Jena Shqipo November 12, 09:45

    Kulla e Vidolit ehte ndertuar duke marre parasysh traditen dhe nuk e ndot ambjentin si Bunkeri i Rames. Por kaq i plas Shipove nese shkaterrohet natyra dhe planimetria bie ndesh rregullave te ndertimit.
    Koha e Everit ishte vertet e frikeshme, sepse diktaturat te tilla jane, por aq i keq /te keqinj jane keta palacot e rinj qe nga Fatosi, Saliu,Edi,Ilir Meta ,Lulzim Basha, sa detyrohesh dhe thua ishte me mire nen Enver.

    Reply to this comment
  27. fteri November 12, 16:20

    *****Ky intelektuali eshte nje shpifes i pa cipe,njeri i dobet,dhe te dobetit nuk kane asenjeher sinçeritet !.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~######

    Reply to this comment
  28. agim November 12, 17:09

    Shoku Bedri.Per pseudokullen e Shkelzenit nuk paska lexuar pergenjeshtrimin te botuar ne disa gazeta edhe pro qeverise.Shkelzeni ka thene se ajo ndertese eshte e tija aqsa Arta Dade eshre gruaja e nje aktori te famshem hollivudian.Eshte sterthene se ajo ndertese eshte e Saimir Manes.Nuk e di cfare sheh te vecante tek kulla ne Vicidol.Dhe nuk sheh kullen ne Surrel.Zoti te rujate ne mllefin tend.Prej saj do te vije e keqja.Nderton nje shkrim bazuar ne nje rren te pergenjeshtruar qe nuk kundershtohet as Mero Baze

    Reply to this comment
    • nuk ka litar te laje krimet e serberishes November 12, 18:02

      zoti agim ke te drejte dhe respekte qe e ka kapur kete problem me kaq zgjuarsi.

      ja kemi falur berishes dhe familjes se tij 1mije dollare qe ka vjedhur..qofte dhe 10 mije..100 mije..1 miljon apo 100 miljon do ja bej hallall….por kurre nuk do ti falja gjakun e shqiptareve te vrare dhe jetimet qe ka ne lene sepse
      Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. S

      Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

      SSali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm,

      SSali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i

      SSali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.

      Prandaj zori Agim te falenderojme se duhet te merremi sa kova llac ka vjedhur SSali Berisha por sa lumenj gjaku ka derdhur…

      Reply to this comment
  29. QEMAL BALLA November 13, 00:47

    SA RREALIST QË JE SHOKU BEDRI,MIOPIA TË BAN ME PA ATE QË DO,PO PO SA I MIRË JE O SHOK I SHOKËVE,BARI I KOMANDU I LOPËVE. A THU QË KA SHURDH MEMECA NË KËTË BOTË,SHIF PAK MA LARG,GAZETA GREKE “KATAMERINI”KA SHKRU SE POLITIKANËT E MAJT SHQIPËTAR JAN NJERZIT MA TË PASUR NË BALLKAN ,SHOKU ISLAMI,ËSHTË SHKRUJ “SURROI”PO 200MELONAT QË I BANI TË DITUN RRAPORTI EVROPIAN,JO QË JAN MA TË PASTËR TË DJATHTËT,KORRUPSIONIN E SOLLI P.S. ME 200PETRITA,KUR E SULMOI DEMOKRACIA BAT RREVOLCION 97′ E SOLLËT KRY HAJDUDIN ME PJELL HAJNA TË RI ,NË MBLEDHJE TË P.S.I KËRCËNONTE ANTARËT ME FJALËT RROFSHA UNË QË JU BANA “ROB”JU.O GJARPËR DIL AÇIK,FLIT TROÇ ,O FROÇ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*