Nga kanë ardhur në të vërtetë amerikanët e parë? Hipotezat e reja

October 7, 2017 20:24

Nga kanë ardhur në të vërtetë amerikanët e parë? Hipotezat e reja

Janë hedhur hipoteza të reja se ata që shkelën kontinentin amerikan vinin nga Oqeani Paqësor dhe jo nga Veriu.

Kur u popullua ajo që sot e quajmë Amerikë?

Hipoteza e dytë daton nga 14.000 në 20.000 vjet më parë, kur Alaska dhe Rusia e sotme ishin të lidhura nga akuj, të cilët gjatë akullnajës së fundit shërbyen si ura migrimi.

Një hipotezë tjetër mbështet një kohë më të largët deri në 130 000 mijë vjet më parë dhe akoma një tjetër na propozon një rrugë ujore, por pa kohë të saktësuar. Njeriu do ta kolonizonte atë kontinent duke u vendosur përgjatë brigjeve aktuale të SHBA-ve.

Kjo është një hipotezë që me kalimin e kohës po kristalizon gjithnjë e më shumë vëmëndjen e kërkuesve. Deri më tani mungonin të dhëna domethënëse, por diçka po ndryshon.

Matthew Des Lauriers, kërkues pranë Universitetit të Kalifornisë, gjeti rastësisht fragmente mjetesh guri dhe guaskash të modeluara, të lëna nga një popullsi që jetonte në bregun e Kalifornisë para 1500 vitesh.

“U ktheva pas disa vitesh dhe kam gjetur gjurmë karboni dhe përcaktova kohën me anën e metodës radiokarbonike. Rezultatet ishin mbresëlënëse.

Datonin 11-12.000 vjet më parë dhe ishin më të rinj se më pak mijëra vite krahasuar me atë kur kanë mbërritur njerëzit e parë në kontinent. Në fillim na u duk si një anomali.

Ishte e vështirë për t’u kuptuar se si kishte lindur kjo distancë nga Alaska deri në Kaliforni në kaq pak kohë. Pas një dekade, kjo anomali u kthye në normalitet. Sot janë 14 vende arkeologjike, ku janë gjetur mbetje të asaj periudhe. Cedros Island, Kalifornia e Poshtme, në Meksikë daton deri në 13.000 vjet më parë.

Densiteti i brigjeve është mbresëlënës dhe kjo mbështet idenë se njerëzit e parë kanë mbërritur në Amerikë me varka në periudha të ndryshme dhe ka të ngjarë që të kenë mbërritur deri në Kilin e sotëm 14.500 vite më parë.

Sipas kërkuesve, njerëzit kanë mbërritur me varka të thjeshta për t’u spostuar nga një plazh në tjetrin aty, ku kishte kushte të favorshme me ujë dhe kafshë për të gjuajtur.

Në kërkim të provës kyçe

Ka një fakt të rëndësishëm për t’u marrë parasysh. Pas akullnajës së fundit, akujt u shkrinë dhe u rrit niveli i deteve me disa dhjetra metra.

Vija bregdetare është e ndryshme nga ajo e 15-20 000 viteve më parë. Kemi dy faktorë për t’u marrë parasysh.

E para, nëse mbetjet që janë gjetur sot, janë dëshmi më e re se ato të parat, do të thotë se janë të një periudhe të mëvonshme, ku njeriu hyri më thellë dhe i përdori këto vendqëndrime për të dalë më shpejt në det.

E dyta, mbetjet e para janë fshirë plotësisht. Vetëm tani po organizohen ekspediat arkeologjike nënujore në atë që dikur ka qenë tokë para shkrirjes së akujve.

Është e vështirë ku mund të marrësh kampionin dhe për momentin ndjekin një të dhënë si rrjedha e një lumi që mund të ketë marrë në det material të prodhuara nga njeriu.

Është një kërkim i vështirë që kërkon kohështrirje për të gjetur atë që quhet prova kyçe, për të vërtetuar se amerikanët e parë nuk kanë arritur nga ngushtica, por nga Oqeani Paqësor.

October 7, 2017 20:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*