Kuvendi rinis me “KÇK”, reformën zgjedhore dhe “anti-shpifjen”

January 19, 2020 17:56

Kuvendi rinis me “KÇK”, reformën zgjedhore dhe “anti-shpifjen”

Pas pushimeve, nesër në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar në Shqipëri, i cili parashikohet që të jetë mjaft i nxehtë, pasi çështjet që do të diskutohen dhe që pritet që të miratohen nga shumica socialiste kanë ngjallur debat të fortë. Përplasja mes palëve pritet që të nisë nga akti normativ ‘anti-KÇK’, që kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të miratohet brenda janarit.

Në fund të dhjetorit kryeministri Edi Rama u shpreh se në janar do të miratohet akti normativ anti-KÇK. “Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së” tha Rama në 23 dhjetor.

Një tjetër cështje që ka sjellë debat të fortë mes shumicës nga njëra anë dhe opozitës me presidentin nga krahu tjetër është paketa anti-shpifje që u miratua në senacën e fundit të dhjetorit. Presidenti e ktheu pak ditë më parë, ndërsa shumica paralajmëroi se dekreti do të rrëzohet.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta po vijon punën, teksa zgjeroi objektin duke përfshirë edhe debatin për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses, por vështirë të parashikohet që deri në mbyllje të këtij sesioni do të dorëzojë në Kuvend raportin përfundimtar.

Por në gjysmën e parë të vitit që sapo nisëm nuk ka vetëm cështje që i ndajnë, por edhe që i bashkojnë palët dhe prej tyre është një nga nëntë kushtet e Bundestagut, reforma zgjedhore. PS-PD pak ditë më parë (lexo ketu) arritën që të ulen në tryezë duke ngritur këshillin politik dhe vendosur afat që brenda 15 marsit drafti të jetë gati për t’u miratuar. Mbetet për t’u parë nëse gjithcka do të shkojë ashtu sikur u nis.

Parlamenti do duhet të votojë edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, pasi më 26 dhjetor ka marrë nga KED listën e kandidatëve, që përbëhet nga Artur Metani, që është renditur i pari, Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

l.h/ dita

January 19, 2020 17:56
Komento

4 Komente

  1. Arben January 19, 18:27

    Kuvendi i kujt është ky??!!

    Reply to this comment
  2. TEMO January 19, 19:13

    Z.ARBEN: Nese je Serb mund te shkruash qe ti sherbei Serbit mase te degjon Saliserbi.
    -Eshte Kuvendi Shqiperise me fund-listat e PD+LSI qe votuan ligjet qe duheshin per ne BE.Po te ishin deputeret e rruges reforma ne drejtesi do ishte sabotuare.Pasi ata nuk e duan Ref.ne drejtesi nga frika e burgut.

    Reply to this comment
  3. Luca January 19, 23:26

    Pyeten Sander Lleshin se kush do ja beje testin e idiotit Edit, ai u pergjigj pa lejen e Fuges- Edi nuk di t’i jape makines keshtu qe nuk eshte pune e policise t’i beje testin, nuk ka ku ta kapi!

    Reply to this comment
  4. sapa January 20, 06:34

    U mblodh ekuipazhi i anijes pirate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim