Nga këngët e Vaçe Zelës e Mentor Xhemalit tek karikaturat e sotme…

July 10, 2018 12:33

Nga këngët e Vaçe Zelës e Mentor Xhemalit tek karikaturat e sotme…

Iku Vaçja madhështore,
ai zë kristali,
iku Nailja-Fitneti,
dhe Mentor Xhemali.

Na ikën ato legjenda,
që këngën e ndritën,
ato maja madhështore,
kurrë s’u arritën!.

Mbetën emra të pavdekshëm,
që kurrë s’harrohen,
po perlat e tyre sot,
gjëkund s’transmetohen!.

Kemi dhe emra të tjerë,
si qershi mbi tortë,
zëra magjikë që janë mbyllur,
né një kasafortë!.

Sekretin që s’transmetohen,
nuk e di veç unë,
se “këngëve” që bëhen sot,
do t’u hapnin punë!.

Sot këngët s’dalin nga shpirti,
dalin nga fabrika,
po si mund të quhet këngë,
kur mungon muzika?!

Kënga s’mund të quhet këngë,
kur s’ka melodi,
ndaj dhe Vaçen sot e fshehin,
nga brezi i ri.

Duan që brezi i ri,
mos e mësojë kurrë,
se u bë një art i madh,
ndënë diktaturë.

Se u bë një art i madh,
ndënë diktaturë,
e sot shumica e këngëve,
janë karikaturë!

Shoh në skenë si shfryhen dufet,
s’merret vesh një fjalë,
të shkretat ekrane mbushen,
me bythë e me shalë!

Mua më ndjellin pa fund,
vetëm neveri,
kur këto këngë “moderne”,
kthehen në orgji!

Hiq nja pesë a gjashtë që janë,
ende në traditë,
të tjerët s’i shikon dot,
se të dhëmbin sytë!

Gjithë klipet konceptohen,
vetëm në një prizëm,
është e sigurt që do shohësh,
nudo dhe striptizëm!

Banalitete pa fund,
që pa fjalë të lënë,
s’e kuptoj pse pullë të kuqe,
klipeve s’u vënë?!

Them se do jenë kalimtare,
të gjatë s’e kanë ditën,
se është mision i pamundur,
të prishësh traditën!

Do vijë dita që s’do thonë,
ishte se ç’na ishte,
se labi ngrihet nga varri,
për një pogonishte!

Kush kërkon të stilizojë,
këngën popullore,
është njëlloj që një kështjellë,
ta kthesh në kasolle!

Nuk është kjo një pemë me kokrra,
që me gurë e gjuaj,
unë kam lënë shpirtin në këngë,
ndaj për këngën vuaj!

A.DUKA

July 10, 2018 12:33
Komento

1 Koment

  1. Endri July 10, 13:42

    Diktatura ishte “diktature e popullit ndaj bejlereve”, bejlere qe u bene pronare tokash (se s’ishin soj qe mund te ndertonin fabrika ata) duke i sherbyer turkut dhe fashizmit.

    Keshtu qe mire ben qe na e kujton Vacen, por mos e shtrembero historine sic e shtremberojne mbetjet osmane, duke e lene fillimisht diktaturen pa target per t’i hapur rruge me pas manipulimit te targetit dhe paraqitur si gjoja diktature ndaj Shqiptareve.

    Shqiptaret ishin ata qe fituan luften, dhe si c’do fitimtar ushtruan diktatin e tyre per te mos lejuar qe mbetjet osmane ta kthenin Shqiperine ne nje vend te kolonializuar, me hoxhalllare qe pellasin me altoparlant nga mengjesi ne darke, me sherbetore te te huajve qe pasurohen duke grabitur pasurite e Shqiperise, dhe Shqiptare qe detyrohen te mergojne per buken e gojes.

    Eshte e drejta e c’do populli te ushtroje diktat per te mbrojtur vlerat ne te cilan beson.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*