Nga këto probleme ka çdo vend i Planetit!

November 8, 2017 11:02

Nga këto probleme ka çdo vend i Planetit!

Unë si qytetar,

jam shumë i shqetësuar,

që lumenjtë e vendit,

fare kanë shteruar!

 

Liqenet e dritës,

kur i shoh të tharë,

keq më kap trishtimi,

më vjen për të qarë!

 

Se në vendin tonë,

kur nuk bie shi,

vihet gjithë sistemi,

në vështirësi!

 

Ky një hall i madh,

është për qeverinë,

që është detyruar,

ta blejë energjinë!

 

Kjo quhet në fakt,

situatë fatale,

ne punojmë vetëm,

me hidrocentrale!

 

Shteti ynë i varfër,

gjer sot ka paguar,

miliona euro,

që s’i kish menduar!

 

Miliona euro,

që s’i kish menduar,

dhe asnjë sekondë,

dritat s’kanë munguar!

 

Po këtu gumëzhijnë,

llafet-thashethemet,

me pordhët e Lulit,

nuk mbushen liqenet!

 

Ky është hall vërtet,

nuk është më hashashi,

dhe pse ulëret,

histerik-Lulashi!

 

S’them se opozita,

shiun ka larguar,

po bojën e zezë,

dhe helmin ka shtuar!

 

Në KESH u ndërmorën,

masa të mëdha,

dhe ajo reformë,

pa drita s’na la!

 

Zgjyraku-zgjyrakja,

një fjalë s’e thotë,

po namin e zi,

na nxjerrin në Botë!

 

Me krim e me drogë,

çdo sekondë na lodhin,

po këto probleme,

në çdo vend po ndodhin!

 

Droga nuk është vetëm,

fenomen shqiptar,

me të po përballet,

sot gjithë Bota mbarë!

 

Të tilla probleme,

gjithmonë do ketë,

po askush-veç nesh,

s’i nxjerr sytë e vet!

 

Le të çahet SHQUPI,

edhe LSI-ja,

nga pordhët e tyre,

s’bie qeveria!

 

Të dy janë përfshirë,

në mision të lik,

të nxisin kaos,

të mbjellin panik!

 

Shqipëria është,

një vënd në zhvillim,

dhe vetëm Sovrani,

mund të mbajë shënim!

 

Dhe jo gollozhdopët,

që keq i përmbysëm,

që s’durokan dot,

as tri vjet e gjysëm!

 

Ndaj unë opozitë,

s’bëj dot kot së koti,

se bën thirrje Mona,

dhe Lulash idioti!

 

A.Duka

November 8, 2017 11:02
Komento

9 Komente

  1. shqipe November 8, 12:04

    HALL ME SHI E HALL PA SHI

    S’bie shi, s’kemi drita,
    Shterojne Drinat!
    Kur bie shi,drita s’kemi
    mbyten turbinat!

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor November 8, 13:12

    E fillon me shiun, pastaj del te Droga,
    duket o Duke qe per ate te dhemb koka,
    kerkon te na bindesh ne si qytetar,
    se si Tahir qorri ka plot bota zagare,
    ka planeti plot si Tahiri plehra vertet,
    por jo ne qeveri, as ne Parlament,
    ky pushteti Rames me mafien ngjizi,
    tani po i del era si grope gjirizi.
    askund ne planet sot qeveri nuk gjen,
    me minister te brendeshem, nje cope legen.

    Reply to this comment
  3. kris 1 November 8, 16:46

    Jane sebepe qe mos na hane me sy ziliqaret.Arritjet tona jane madheshtore.Kemi kasap dixhital

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku November 8, 22:13

    Bejte, epo mire, shyqyr qe per keto problemet qe i ka gjithe bota nuk e ka fajin Saliu, apo ke harruar ta thuash?

    Reply to this comment
  5. VIRGJILI November 9, 09:24

    çfare poetiiii o nene o nene!!
    MOS DIL CA DITE O HOMERI I RILINDJES SA TE KALOJE KJO PUNA E TAHOS SE QELBET SHUME.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 9, 11:59

    KETO PROBLEME KA CDO VEND I KESAJ BOTE
    PO SI HABILAJT E SAJMES S’GJEN ZOTROTE
    QE KRIMINELET POLICINE E URDHEROJNE
    KOMISARET E NDERSHEM I MASAKROJNE
    EDVININ E PARTINE ME LEKA FURNIZOJNE
    VATANIN NE BOTE KEQAS DISKRETITOJNE

    prandaj:

    O BEN FANATIKU BEJTEXHI
    MBYLLE HALEN ORE MAVRI
    SE PROBLMET E SHQYPNISE
    JANE QE NE KOHE T’PARTISE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*