Një nga debatet më kaotike dhe më të egër të Shtëpisë së Bardhë/ Nga klloun e këlysh i Putinit tek akuzat për COVID-19, ja çfarë prodhoi debati i parë mes Trump dhe Biden

September 30, 2020 08:26

Një nga debatet më kaotike dhe më të egër të Shtëpisë së Bardhë/ Nga klloun e këlysh i Putinit tek akuzat për COVID-19, ja çfarë prodhoi debati i parë mes Trump dhe Biden

Me përplasje të mëdha gjatë debatit të parë televiziv midis kandidatëve për president,  Donald Trump dhe Joe Biden, fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, që mbahen më 3 nëntor hyri në fazën vendimtare.

Debati që zgjati 90 minuta, u përqëndrua në çështjet kryesore të politikës së brendshme amerikane si sigurimi shëndetësor, Covid 19, ekonomia, taksat, racizmi, protestat dhe dhuna, klima.  Pavarësisht nga tema për të cilën folën, në debatin e organizuar me gjashtë segmente prej 15 minutash, si Trump ashtu edhe Biden akuzuan njëri tjetrin për mungesë njohurish dhe për gënjeshtra.

Trump dhe Biden, gjatë debatit shumë shpesh i flisnin njëri-tjetrit, dhe në një moment Biden e quajti Trumpin një “gënjeshtar, një palaço”, pastaj “këlysh i Putinit”, si dhe në një moment i tha: “A do ta mbyllësh gojën, burrë?”.

Kaotik e quajtën analistët debatin menjëherë sapo përfundoi, një debat, ku nuk u pa ndonjë risi për nga përmbajtja, por vetëm qëndrim këmbëngulës në pozicionet e deritanishme.

Obamacare, tatimet, ekonomia

Debati, u mbajt në Cleveland, Ohio, para një audience prej 100 vetësh dhe u moderua nga gazetari veteran Chris Wallace. Ai filloi me çështjen e emërimit nga presidenti Trump të një anëtareje të Gjykatës së Lartë, që sipas kandidatit të Partisë Demokrate, Joe Biden shton peshën e konservatorëve në Gjykatë dhe synon përdorimin e saj për të kthyer mbrapsht ligjin për sigurimin shëndetësor, të quajtur Obamacare. Obamacare “kushton shumë” për Presidentin Trump, dhe ndryshimi i tij ka qenë një nga synimet e para me marrjen e postit.

USA Präsidentschaftswahlen TV Debatte Trump Biden (Morry Gash/Reuters)

Një ditë para zhvillimit të debatit New York Times botoi një artikull që thotë se presidenti Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitet 2016 dhe 2017. Prandaj nuk është çudi që kjo çështje ishte pjesë e debatit. I pyetur për këtë çështje Presidenti Trump tha se paguan miliona dollarë taksa të tjera, dhe se shifra e ulët e taksave federale vjen sepse ai përfiton nga një ligj për taksat, të nxjerrë në kohën e ish-presidentit Obama. Ekonomia ishte një nga temat e tjera të debatit, dhe është një nga pikat kyçe të politikës së Presidentit Trump, i cili thotë se ka nxitur konjukturën dhe ka hapur shumë vende pune. Ish zëvendëspresidenti Biden mendon se gjatë presidencës Trump ekonomia ka rënë më shumë. Joe Biden akuzoi Presidentin Trump për keqmenaxhim të krizës së Coronës, duke “rënë në panik”.

USA Präsidentschaftswahlen TV Debatte Trump Biden (Morry Gash/Reuters)

Vetëlëvdata

Presidenti Trump mendon se ai ka bërë shumë për Amerikën në 3,5 vjet qëndrimi në post dhe se ai është presidenti më i mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë. Joe Biden mendon se Trump është presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë SHBA, dhe se qëndrimi i tij në këtë post e ka dëmtuar shumë vendin, duke e dobësuar dhe ndarë. Racizmi është një nga pikat për të cilat dy kandidatët këmbyen akuza se nuk kanë bërë sa duhet për njerëzit me ngjyrë në SHBA. Presidenti Trump e dominoi shumë herë bisedën duke ngritur zërin dhe ndërprerë kundërshtarin, shkak që e bëri moderatorin të ndërhynte për të vendosur rregullat e debatit. Gjatë debatit u dëgjua edhe që kundërsharët t’i thonin njëri tjetrit “mbylle gojën”. Ky debat, do të pasohet nga një debat midis kandidatëve për zëvendëspresident, dhe nga dy debate të tjera midis kandidatëve për president.

Debatet televizive i japin mundësinë kandidatëve që me ato që thonë t’u japin zemër mbështetësve të vet dhe t’u mbushin mendjen votuesve të pavendosur. Nuk ka të dhëna që të tregojnë se debati ndikon vërtet në rezultatet e zgjedhjeve, megjithatë ato transmetohen nga të gjitha mediat e mëdha të vendit dhe ndiqen nga 80 deri 100 milionë shikues.

 

September 30, 2020 08:26
Komento

8 Komente

  1. Phoenix September 30, 11:46

    Teater ne SHBA. Bileta falas.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati October 1, 05:21

      Biden u paraqit shkelqyer –Pergjigjet e tij ndaj pyetjeve te gazetarit ishin super te sakta, si per Ekonomine , Taksat, Shendetsine , minoritet me ngjyre . luftern kunder racizmit,,edhe per te tjerat

      Biden ishte absolut ne pergjigje , i permbledhur , konciz dhe teper i qarte ne pergjigjet e tij

      Ai prishi njcike gjuhen kur ofendonte Trumpin, por kjo ndodhte sepse Trump genjente here pas here ,
      dhe edhe e kishte ofenduar me pare, dhe Biden ja nxori inatin aty,
      porse Biden e ofendonte me takt,

      Dhe Biden kur fliste here pas here i drejtohej kameres direkt duke ju drejtuar Popullit Amerikan. jo atyre ne salle.

      Ndersa Trump deshtoi pothuaj ne shumicen e pyetjeve,
      dhe kulmin e harriti kur ju beri thirje racisteve qe te qendronin ne gadishmeri

      Porse gabimi i vetem i tij eshte qe zgjodhi zevendese te tij nje zezaje,
      dhe nuk zgjodhi nje te bardhe

      Sepse gjithe problemi ne keto zgjedhje, per Biden, eshte te beje per vete Elekotratin e Bardhe,
      sepse elektorati me ngjyre dihet qe nuk ja japin voten Trumpit,
      Ata jane kunder tij. keshtu qe nuk kishte perse te zgjidhte nje me ngjyre si zevendes te tijjen se e coi elektoratin ne nje ndarje racore ,duke e pozicionuar veten me ata me Ngjyre
      por ne Amerike te Bardhet gjithmone fitojne ,

      Dhe dihet qe te Bardhet ne shumice dermuese jane pro Trump.
      dhe do jete shume e veshtire tani me ate zgjedhje per Zevendesen qe beri Biden ,
      tu ktheje mendjen atyre,

      Biden beri gafen fatale qe mori nje me ngjyre si zevendes , gje qe elektorati i Bardhe nuk e perlqen ate zgjedhje,
      Dhe kjo gje mund ti kushtoje shume shtrenjte, vecse te shpresojme qe Trump te beje gafa te tjera si ajo qe beri pro racisteve
      ne debatin e djeshem ..

      Por qe ne debatin e djeshem Biden fitori

      Po ashtu ne paraqitje Biden ishte shume Presidencial, nuk nderhynte,
      dhe rezatonte seriozitet,

      Ndersa Trump me nje pamje te c’regullt, nderhynte vend e pa vend, s
      a e detyroi disa here gazetarin e FOX , i cili eshte gazetar i Djathte , ti terhiqte vemendjen.

      Urime Zotit Biden per fitoren e Raundit te pare !

      Reply to this comment
      • Phoenix October 3, 05:49

        Thanks for iluminimin, se isha ne erresire dhe me nxore ne drite. Por, mos u shtrengo shume se qe te dy si Joe e Donald jane te nje Partie, por me ngjyra te ndryshme. Qe ta kuptosh muhabetin, ata nuk qeverisin por bejne sikur qeverisin sepse qe te dy jane kukulla per teatrin Amerikan, dicka e ngjashme me kukullat e tjera neper shtetet e tjera te Botes. Deria sa ju ta kuptoni e te shikoni pertej tymit, pasqyrave, ndasive e programimit qe ju servirin perdite, i bie qe ky Planet te jete zhdukur nga sisitemi diellor e ju ende nuk do ta keni kuptuar se c’fare luhet prapa skenave.

        Vertet fatkeqesi qe njerezimi te jete futur kaq thelle ne nje kuti kartoni e cila i duket si Universi.

        Reply to this comment
  2. George September 30, 15:34

    Shqiptaret nuk kane pse te cuditen, sepse jane mesuar me prototipin politik te Sali Berishes.

    Reply to this comment
  3. Anes Elbes September 30, 17:45

    Ky debat sigurisht pritej qe nuk do te ishte normal,ku Trump-i me cehre te fikur dhe i frustuar, mundohej te ruante shperthimet e tij te zakonshme,( dukej me shume si “sozia” e tij,sesa ai vet),por nuk j’a doli deri diku, nuk arriti t’a frenonte vehten emocionalisht kur fliste Biden.Pra ai mbeti populisti i thekur i Shtepise se Bardhe qe kerkon të ndryshoje historine e politikes ne Amerike,per t’a bere ate më autoritariste se c’e ka bere keto 3.5 vjet,packa se ishte “pergatitur” te cfaqej ndryshe nga e zakonshmja,më i permbajtur e më serioz,por që dukej qe nuk ishte vetvetja.
    Por a do t’a lejoje votuesi amerikan kete,pra te votoje per Trump dhe vazhdimesine e autoritarizmit te tij dhe polarizimit te shoqerise,apo do te kerkoje te kthehet tek vlerat morale ,ku respekti ndaj ligjit prevalon ndaj cdo koncepti autoritarist!?
    Po Biden ,konkurenti i tij,cfar thote,a do te jete ai ne gjendje te ndaloje pershkallezimin e autoritarizmit te Trump dhe polarizimin e politikes dhe shoqerise ,qe ai ka provokuar!?
    E pra Joe Biden foli,por jo ate qe pritshmerite ishin.
    Pergjigjet e pyetjeve te gazetarit nga ai,ishin te mira por nuk bindin per ndryshimin.
    Biden siguron ca vota nga grate me shume dhe homoseksulet,nese kandidatja e Trump per ne gjykaten e larte merr ate post.
    Sigurisht qe shtresat e mbrojtura nga “Obama care”,do te jene aty me voten e tyre,pro Biden,ashtu sikurse plot te tjere jane kunder.
    Te gjithe argumentet e tjera,nuk i sjellin ndonje plus Biden,sepse nuk kane forcen e duhur bindese.
    Prisja ne fakt qe Biden do t’i shoqeronte akuzat ndaj Trump-it me argumenta,sepse ka per cdo akuze te ngritur,me qindra e mijra fakte e argumente,qe do te ndikonin shume më qarte e më lehte tek votuesit amerikan ,sepse do t’i rikujtonte atyre realisht figuren kontraverse te Trump dhe do te ishin më te vetedijshem per voten e tyre.
    Por ajo qe u pa ne fakt ne kete debat te pare,Biden e akuzou dhe e shau Trump si dhe ky qe e ka “natyrale” kete gjuhe,por kjo nuk demton shume Trump,sa ka gjasa te mund te demtoje vet Biden,sepse gjuha e Biden ishte e amplifikuar nga irritimi qe te shkakton prania dhe figura e Trump ne pergjithesi ( ku Biden ndjehet pothujse “i fyer” te jete ne nje gare me te tille njeri) dhe fakti qe nuk arrin te mos t’i shmanget kesaj ideje,ketij “ ngerci “ te brendshem,do te thote ose se nuk je pergatitur sa duhet,ose sepse e ke marre me te lehte nje perballje te tille ,duke menduar se do t’a mbizoterosh dhe ndjehesh fitues edhe pse perdor pak fakte e argumente.
    Perfundimisht me kete qe pame,nuk pame diferencat e medha,ato te duhurat,sa gati gati dukeshin njelloj edhe ne akuza edhe ne argumente,pra nuk pame ate qe pritshmerite jane,ate qe do te mund te sillte ndryshimin e deshiruar,e cila fatkeqesisht duke mos ndodhur,do te coje ne nje tjeter fitore te Trump dhe me politiken e tij do te thelloje me tej percarjet,pershkallezoje problemet rraciste dhe keto e te tjera si keto do te mbajne peng demokracine amerikane ,duke vene ne rrezik te ardhmen e saj.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi September 30, 17:46

    Ne shqip kjo quhet: debat pa koke! Gjithsesi Bajdeni humbet me shume pike nga ky lloj debati. Ndaj heren tjeter ti nxjerre koken muhabetit, ne te kundert Trumpi e morri dhe mandatin e dyte.

    Reply to this comment
  5. George Kennedy September 30, 21:05

    Subject:” FATKEQESIA E AMERIKES DHE BOTES”

    “FATKEQESIA E AMERIKES DHE BOTES”

    Amerika dhe mbare Bota ndoqen debatin e pare midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit te tij demokrat per ne krye te Shtepise se Bardhe ish zevendes – Presidentit Joe Biden
    Amerika dhe mbare Bota pane mbreme se SHBA nuk ka nje President te te gjithe amerikaneve.
    Amerika dhe mbare Bota ne vend te Presidentit te SHBA-se pane nje femije te keq, sherrxhi, grindavec!
    Amerika dhe mbare Bota lane mbreme nje te rritur supremacist racist pa piken e edukates dhe kultures elementare qytetare jo me politike e aq me pak demokratike.
    Amerika dhe mbare Bota pane dje sherbetorin publik Nr. 1 te demokracise amerikane duke shkelur amendamentin Nr.1 te Kushtetutes amerikane, duke dhunuar te drejten e fjales dhe lirine e mendimit te nje veterani 47 vjecar te politikes amerikane, si Joe Biden.
    Amerika dhe mbare Bota pane mbreme nje autokrat ala “ good guys” e tij Kim Young Un dhe Vladimir Putin!
    Amerika dhe Bota pane mbreme nje mbret absolut i rrethuar nga dinastía e tij biologjike Ivanka, Eric, Donald Trump Junior, Kushner … me nje staf bythelepiresish dhe ushtaresh GATITU !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!
    Askush nuk e ka bere portretin e tij si mbesa e Donald Trump me nje fjali:
    “ AI ESHTE FAKTEQESIA E AMERIKES DHE E BOTES”
    Mbreme nuk rane kambanat por sirenat per kete fatkeqesi te Amerikes dhe Botes .
    E pabesueshme por e vertete !
    Popuj vigjilente !

    Reply to this comment
    • Phoenix October 1, 01:22

      O Alban Dega, quhej John Kennedy o jo George o te marrte menderja shalet ty. Futi ndonje bebelino se qelbe forumin. Si Joe si Donald, nje mendere jane sepse qe te dy jane kufoma te shitura te axhenda e kultit Global Luciferian per rendin e ri boteror. Ate thjesht po luajne teater per tullat popullore njerezore boterore . Viva le Revolucion o koqe from the US of A!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim