Nga Lambo te Lada, gjobiten makinat luksoze, Veliaj: Keq kur shkel ligjin

August 19, 2017 19:47

Nga Lambo te Lada, gjobiten makinat luksoze, Veliaj: Keq kur shkel ligjin

 

Fakti që ke një makinë të mirë dhe të shtrenjtë në Tiranë nuk do të thotë më që mund të sillesh si të duash në trafik apo të parkosh ku të duash, dhe në fund fare të jesh imun ndaj gjobave. Tashmë ligji ka filuar të veprojë njësojë për të gjithë dhe për Policinë Bashkiake kjo gjë nuk përbënë më dallim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sot një sërë fotosh, ku preh e masave të gjobave të Policisë Bashkiake kanë qenë edhe makina të markave nga më të shtrenjta. E gjithësesi, çdo e keqe e ka dhe një të mirë pas, ndaj e rëndësishme është që paratë e grumbulluara prej gjobave është e sigurtë që shkojnë për të mirën e qytetit.

“Nga Lambo te Lada Keq kur shkelet ligji, por dhe një farë ‘mirënjohje’ se me paratë e gjobave bëjmë më shumë shkolla e kënde lodrash!”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook ku dhe ka botuar fotot e makinave të ndëshkuara me gjoba.

 
August 19, 2017 19:47
Komento

6 Komente

  1. C'a bohet kshtu August 19, 21:08

    He more ja u lumsha ku keni qene me pare shoke Police Bashkiake, apo kur ishte Lulushi gjume e gerrhitje, kunati i tij dhe shefi i Policise trimi Lorenc Hoxha, punonin edhe naten deri tek mbledhja e ka(no)qeve.
    Ne foto pame makina te shtrenjta por LADA nuk pame, duhet me shku ne Kosove e Maqedoni ose per ndryshe ne vendin e origjines ne Rusi me pa nje cope per te hequr merakun.

    Reply to this comment
    • Daku August 20, 02:32

      Ahahhaahaaa… Tamam. Lada makine e shtrenjte? Rrangalle lindore… Po nejse, te shpresojme qe te jete keshtu per te gjithe se ngelem si ruset, popull xhungle qe kujtojme se na adhurojne per traplliqet prej te fortish ne rruge e se kuptojme qe perendimoret habiten e na percmojne per sjelljen prej halabaku. I dukemi si neandërtal

      Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 20, 08:28

      Kjo e fundit ne foto eshte LadAlfa 156

      Reply to this comment
  2. MH August 19, 23:11

    Vetem idiotizmi shqiptare ban ndarje privilegje per makinat e shtrenjta duke e injoruar komplet ligjin e shtetit.
    Kur e kam ndigjue per here te pare para 3-4 vitesh qe isha me pushime ne shqiperi mbeta i habitun teper te jashtzakonshme.Cfare asht kjo more zoteri.Ligji nuk shkelet sikur te kesh edhe makine peshqesh nga perendia.Keto te makinave te shtrenjta e kane ma te lehte shlyrjen e gjobes.Dhe nese u leverdise te vashdojne pa pushim shkeljet.Ne kete stil ekspozohen vertet qe jane bosa te lekut pa djeres.Me kalimin e kohes vjen dita dhe detyrohen te ulin hunden e te ecin me kembe ne toke.

    Reply to this comment
  3. pedro i ri August 20, 09:25

    Po te rruga Qemal Stafa ” Pazari i Ri ” kur do filloni te zbatoni ligjin ?

    Reply to this comment
  4. Merqez Katunari August 20, 15:55

    Leke droge, makina te shtrenjta shofer kokeshtremta pa arsim qe shikojne shtremt me nje kile flori ne qafe qe vijne verdalle neper tirane dhe parkojne si te ‘forte’ se kam mik kete apo ate.
    Jo vetem gjoba parkimi por edhe sekuestrim mjeti po nuk u vertetua burimi i ligjshem i te ardhurave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*