Nga ligji i luftës tek kufiri detar, çfarë u “gatua” në Kretë

November 12, 2017 15:41

Nga ligji i luftës tek kufiri detar, çfarë u “gatua” në Kretë

 

Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë përfunduan bisedimet treditore në Kretë, ku për herë të parë hodhën në tryezë të gjitha temat që shqetësojnë të dy vendet.

Tirana dhe Athina deklarojnë se bisedimet u zhvilluan nën një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u krye një punë substanciale.

“Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive, duke u mbështetur në vlerat dhe normat europiane, në të mirë të të dy vendeve dhe popujve të tyre”, thuhet në një deklaratë të diplomacisë shqiptare.

Tepër e rëndësishme për Athinën zyrtare edhe formulimi i një marrëdhënieje të re për atë që quhet “marrëveshja e detit”, ku pas rrëzimit të paktit të vitit 2009, tashmë palët diskutuan nga pika zero.

Duket se palët kanë një akord për këtë çështje dhe Greqia ka pranuar të negociojë dhe të pranojë një zgjidhje të ndërmjetme, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, e cila duket se ka kënaqur Tiranën.

Burimet nga takimi i thanë Top Channel se, shumë shpejt pritet që për këtë çështje të ketë një marrëveshje të re mes palëve.

Ndërkohë, Athina kërkoi zgjidhjen e çështjes së varrezave të ushtarëve grekë, ndërsa për çështjen çame, edhe pse u bë pjesë e axhendës dhe pala shqiptare e cilëson imediate zgjidhjen, ajo greke kërkoi që të diskutohet në një periudhë të mëvonshme.

Kjo pasi palët ranë dakord që të gjendet një mënyrë me më pak ngarkesë negative dhe që çështja të jetë më e pranueshme për opinionin grek.

Ndërkohë, ministrat biseduan për tekstet shkollore dhe heqjen e ngarkesave negative në to.

Athina kërkon që të hiqen referimet për zonën e Çamërisë. Po ashtu, Kotzias ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa Bushati ngriti çështjen e heqjes së ligjit të luftës, i cili mban peng pronat e shtetasve shqiptarë dhe atyre minoritarë me shtetësi shqiptare në territorin grek.

Për këtë, palët ranë dakord se ka një zgjidhje dhe një formulë ligjore, por ajo i përket palës greke, e cila u zotua se shumë shpejt do të ketë një përgjigje.

Dy ministrat do të takohen shumë shpejt në Shqipëri, ndërsa nga Kreta ata udhëtuan së bashku me një avion drejt Rinasit.

Sipas burimeve të Top Channel ata kanë ngrënë një drekë bashkë në aeroport, përpara se kryediplomati grek të nisej drejt Brukselit./TCH

November 12, 2017 15:41
Komento

9 Komente

  1. Euro Maloku November 12, 15:49

    E rendesishme eshte qe paskan qene mire me oreks.
    Fund-jave te kendeshme!

    Reply to this comment
  2. mirel November 12, 16:45

    Pse thuhet Greqia ka pranuar te negocioje!? Nuk eshte Greqia ajo qe negocijon detin. Eshte Shqipetia qe e ka nen zoterim.
    Pra eshte Shqiperia ajo qe po pranon te negocijohen kufijte.
    Cdo lloj negocijimi eshte baraz me tradheti dhe shitje.

    Reply to this comment
  3. Arber I November 12, 16:57

    Ceshtja e varrezave greke eshte shprehje e shovinizmit grek. Eshtrat e ushtareve greke duhet te ishin marre me kohe dhe te varroseshin secili ne varrezat e qyteteve dhe fshatrave te vet. Ligji i Luftes eshte nje absurditet, i cili duhet t’u ngrihet grekerve qysh ne fillim te bisedimeve. Pa hequr ate nuk mund te vazhdohet me tej. Te varesh ceshtjen e fillimit te bisedimeve per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian (bashkim vetem ne letrat burokratike) eshte njelloj si te varesh melcine e deles ne goje te ujkut. Sa per BE nuk ka asnje shenje se do te jetoje gjate pasi nuk ka nje gjuhe zyrtare, ka mbreter e princer, ka 30 shtetet me mendje me vete. SHBA-te jane ngritur mbi nje kushtetute unike qe nuk mund te zbatohet ne shtetet e Europes. Ne kete menyre, jashte eshtrat e ushtareve te rene ne Luften Italo-Greke 1940-1941; jashte Janullatos, Rrofte Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Poshte tradhtaret e popullit dhe atdheut!

    Reply to this comment
  4. Arvaniti korca November 12, 17:03

    “Ceshtja Came te diskutohet ne periudh mevonshme”………ligji luftes do vazhdoj….
    Chikleta dhe karamele nga greqia per tu dukur si shtet evropiane me Kotzias si i madhi e imazhit politikes e jashtme ….strategu i “soft power”it greek…

    Reply to this comment
  5. Bushi November 12, 17:56

    Mua me duket se eshte nje shenje e mire ngrenja e drekes bashke te dy ministrat.Shenje miqesie.Shpresojme te jete keshtu.Problemet qe jane ndritur sidomos ajo e detit,eshte problem kryesor.Ajo e çameve eshte paksa e ngaterruar,por gjithesesi e kane lene per nje kohe tjeter per diskutim,por ai problem do t’i sjell ngaterresa vendit ton.Kurse mbajtja e ligjit te luftes nga greqia,eshte nga me absurdet,eshte anakronike.

    Reply to this comment
  6. Epo kjo pune! November 12, 18:42

    sa per Kosoven, Tito tha se opinioni serb nuk e pranon akoma ndaj te presim dhe caaaaaaaaaa…… ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu! Ore, nuk ka reciprocitet me hajdutin, ai ka vjedhur dhe tani thote hajde se po te jap gjysmen!!!!! Po per arvanitasit mor te mjere, a do ngrini zerin se prandaj nuk pyesin per ne se jemi plehra dhe nuk flasim per ta.

    Reply to this comment
  7. Fanol Bardhi November 12, 20:54

    Shqiperia zbaton , Greqia zotohet per nje pergjigje = nuk esht marreveshje kjo !!!

    Reply to this comment
  8. Jetnori November 13, 03:40

    Shteti ka punen e vete ndersa ne shkruajme nga e drejta jone e cila ndoshta as lexohet dhe as kujtohet njeri per mendimet tona. Kryesorja eshte qe perhere te pare shtetit grek i delet zyrtarishte nje ceshtje te cilen kerkojne ta zhdukin sa me tradhetite brenda shqiptare aq edhe me vitet qe kalojne. Ceshtjet shqiptare jane po aq e rendesishme sa dhe te ashtequajtura minoritet. Ish kryeministri grek Teodoros Pangallos e ka theksuar dhe lene ne doreshkrimet e tije se ne Shqiperi grekofonet nuk jane minoritet grek, ata jane shqiptare te greqizuar. Shteti Shqiptare duhet ti trajtoje ashtu sikurse trajtohen Arvanitasit e Athines, Morese dhe te Ishujve Hidra(nje pjese e ketyre qe quhen minoritare vjen nga ato ane bile kane dhe mbiemrate tille). Nje barasvlersim i cili respekton te dyja anet pavaresishte se eshte i njejti popull te cilit duhet ti respektojme 300 evrot qe u falen. Ne Epirin e Jugut duhet futur gjuha shqipe si gjuha me e vjeter e folur e baballareve gjysherve dhe stergjysherve. Problemi i ushtareve te vrare ne luften Italo-Greke te trajtohet me dashamiresi. Si fillim ushtria greke nuk ka pse ndryshon nga ajo italiane te quhet pushtuse sikurse ishte. Tu behet nje memorial dinjitoz nga pllajat e largeta te Lunxherise mundesishte me e largeta dhe shteti grek te mare persiper nje rruge(autostrade) me parametrat me te larta Evropiane qe te lidhe kete krahine ku do ndodhet memoriali me Gjirokastren. Rruga duhet te kaloj patjeter nga Terbuqi ku peligrinet grek te nderojne ne fillim viktimat e popullsise shqiptare te masakruar nga bandat e ushtrise greke ne luften e pare boterore. Per kete Shteti grek duhet te rehabilitoj Manastirin e Terbuqit dhe ta ktheje ne memorial ne shenje respekti per viktimat. Sic e thashe me heret peligrinet grek nuk duhet te shkojne te varret e ushtareve te tyre pa nderuar fillimishte viktimat qe shkaktuan bandat e tyre ushtarake. Dhe ne mbyllje memoriale per gjithe viktimat e shkaktuara nga ushtria e tyre fashiste ne gjithe Epirin e Jugut pergjate dhe pas luftes se dyte boterore. Kjo eshte menyra me mire per paqtimin e dy popujve

    Reply to this comment
  9. Jetnori November 13, 06:10

    Dita jepeni komentin tim apo keni hallin se do me heqin pasaporten greket

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*