Nga ‘Maloku’, tek ‘Varri’ e ‘Daja’: Të gjitha nofkat që përdorte grupi i Habilajve

October 18, 2017 21:01

Nga ‘Maloku’, tek ‘Varri’ e ‘Daja’: Të gjitha nofkat që përdorte grupi i Habilajve

Moisi Habilaj dhe personat e dyshuar si bashkëpunëtorë të tij në grupin e trafikimit të drogës kanë përdorur nofka dhe pseudonime në komunikimet telefonike.

“ABC News” sjell tablonë e tyre, nga më normalet deri tek ato të pazakontat, duke iu referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Katanias.

Dosja hetimore italiane ndaj Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë e italianë zbardhin të tjera detaje për grupin kriminal të përfshirë në narko-trafik.

Në përgjimet ambientale dhe telefonike të interceptuara nga hetuesit e vendit fqinj, nuk mungojnë rastet kur të dyshuarit i drejtohen me nofka njëri-tjetrit.

Kështu në materialin voluminoz prej 416 faqesh, “ABC News” ka konstatuar se Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” nga të akuzuarit. Në të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.

Ndryshe ka qenë nofka e një tjetër personi, për të cilin duket se kanë luajtur rol karakteristika fizike të tij. Ai identifikohet nga të dyshuarit si “vetlla”. Sipas hetuesve të vendit fqinj, me këtë emër njihej shtetasi Italian Salvatore Marleta.

I çuditshëm ka qenë pseudonimi i pëdorur herë pas herë për shqiptarin e hetuar, Maridian Sulaj. Në bisedat mes të bashkëakuzuarve, ai identifikohej si “Varri”.

Për vlonjatin Florian Habilaj, hetuesit italianë janë kujdesur të shënojnë për çdo rast që ai njihej si “Lolo”.

Për shqiptarit tjetër të akuzuar, Fatmir Minaj, në disa raste personat e përfshirë në trafik i referoheshin si “Çaku”.

Një tjetër nofkë e përdorur nga personat e përgjuar është “Maloku”. Madje, disa herë ai saktësohej edhe si “Maloku nga Laçi”.

Sipas dosjes së hetuesve italianë, personi që identifikohej nga të tjerët në këtë formë ishte Erson Zhuka, që sipas italianëve ushtron aktivitetin e tij në Ragusa.

October 18, 2017 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*