Virus diversionist antishqiptar

April 24, 2020 01:42

Virus diversionist antishqiptar

Nga Shaban Murati

Tingëllon e habitshme që në kohën e pandemisë së koronavirusit, kur doli si instrument i ri i influencës gjeopolitike në Ballkan ajo që po quhet “diplomacia e maskave mbrojtëse”, nga Moska ka vërshuar për Shqipërinë një ofensivë propagandistike e përhapjes së virusit diversionist antishqiptar.

Në datën 19 prill gazeta proqeveritare ruse “Izvestia” nën titullin provokativ “Shqipëria dhe Turqia bashkohen kundër Greqisë” shkruante se Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje të fshehtë për vendosjen e 30 mijë refugjatëve sirianë në rajonin e “Vorio Epirit”.

Në 15 prill “Gazeta.ru” shkruante se “megjithë që informacioni mbi këtë marrëveshje midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka konfirmim zyrtar, në Athinë janë shqetësuar seriozisht”. Ajo shkonte dhe më tej me fantazinë e saj, duke shkruar se Turqia do të vendosë xhihadistë dhe agjentë të saj me refugjatët sirianë në rajonin e “Vorio Epirit”. Më përpara kishin hyrë në këtë fushatë “regnum.ru” dhe shumë media e portale ruse.

Nuk mund të mos lindë vërtet pyetja se me çfarë qëllimi qeveria dhe diplomacia ruse, në vend që të ofrojnë ndihma humanitare për pandeminë e koronavirusit në një shtet ballkanik si Shqipëria, me të cilin kanë edhe marrëdhënie diplomatike dhe të cilit po i bëjnë presion të nënshkruajë me Rusinë një Traktat Miqësie e Bashkëpunimi, zgjedhin të ngrejnë një stuhi virusi të urrejtjes antishqiptare. Është një fushatë e organizuar diplomatiko-propagandistike, jo vetëm se në të janë angazhuar njëkohësisht një numur i madh mediash e portalesh proqeveritare.

Është zyrtare, sepse është një aksiomë ruse, që në një shtet autoritar dhe me kontroll të hekurt të rrjeteve mediatike sot njësoj si në kohën e Stalinit, është vështirë të bëhet pa miratimin dhe pa leje një fushatë e organizuar mediatike kundër një shteti me të cilin Rusisë, sipas pohimit të ambasadorit rus në Tiranë, Shkëlqesisë së Tij Mikhail Afanasiev, iu bë e mundur vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në vitin 1934, pra në kohën e qeverisë së Ahmet Zogut.

Nga ana tjetër vetëm shteti rus mund të vinte në dispozicion të kësaj fushate antishqiptare profesorët e Akademisë Ruse të Shkencave, të cilët u përfshinë në fushatë me tezat e deformimeve të historisë së Shqipërisë. Profesori i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Akademisë se Shkencave të Rusisë, Viktor Nadeina-Rajevskij, deklaron me këtë rast me seriozitet shkencor se “ mund të besohet se ekzistojnë marrëveshje të tilla midis Ankarasë dhe Tiranës”.

Cilat janë piketat e kësaj fushate diplomatiko-propagandistike kundër Shqipërisë?

DITA 24 prill 2020

Së pari, duhet thënë se fushata ndërtohet mbi një spekullim banal rus që një marrëveshje të nivelit teknik e nënshkruar në 27 shkurt në Tiranë midis një drejtori në ministrinë shqiptare të mbrojtjes dhe atasheut ushtarak në ambasadën e Turqisë në Tiranë lidhur me planin e bashkëpunimit teknik midis dy dikastereve për vititin 2020, i serviret publikut me bujë sikur është nënshkruar midis ministrave të mbrojtjes, siç thotë një organ rus, apo midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, siç thotë një organ tjetër rus. Njoftimi për nënshkrimin e planit të vitit 2020 në nivelin më të ulët të mundshëm zyrtar në Tiranë është në faqen e ministrisë shqiptare të mbrojtjes që në 27 shkurt.

Së dyti, provokohet në mënyrë të qëllimëshme integriteti dhe sovraniteti i shtetit shqiptar, kur mediat ruse marrin në mbrojtje të ashtuquajturin “Vorio Epir”. Mediat ruse thërrasin në ndihmë shpifjet historike të shovinistëve grekë, kur “Izvestia” me gojën e profesorëve të Akademisë së Shkencave të Rusisë fantazon se “rajonin e “Vorio Epirit” Greqia e çliroi në luftën e parë ballkanike në vitin 1912-1913, por fuqitë e mëdha vendosën t’ia japin atë Shqipërisë. E njejta histori u përsërit edhe pas luftës së dytë botërore”. Me një fjalë zëdhënësja proqeveritare ruse merr përsipër të revizionojë historinë e Shqipërisë dhe Jugun e vendit tonë t’ia atashojë oreksit aneksionist të Greqisë. Gazeta ruse i merr pa doganë këto thagma, ndonëse duhet ta dijë se Rusia e ka njohur Shqipërinë si shtet me hartën e dalë nga Konferenca e Londrës e vitit 1913, ku mori pjesë edhe Rusia.

Rusia e ka mbrojtur integritetin shtetëror të Shqipërisë përballë pretendimeve absurde për “Vorio Epirin” të qeverisë shoviniste greke në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946. Sipas logjikës së fushatës së tanishme antihistorike ruse i ashtuquajturi çlirim grek në jug të Shqipërisë në luftën e parë ballkanike i bie që Rusia, e cila çliroi Bullgarinë, Hungarinë, Çekosllovakinë dhe Poloninë e pushtuar nga Gjermania në luftën e dytë botërore, ka të drejtë të konsiderojë ato shtete si territore ruse.

Bën vërtet përshtypje se si mediat proqeveritare ruse kanë ndërmarrë tani një fushatë në mbrojtje të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, duke u përjekur t’i shpikin një bazë historike ruse pretendimit të dalëboje grek. Me sa duket Rusia, duke mos qenë në gjendje që të kontribuojë me ndihma mjekësore për përballimin e epidemisë së koronavirusit në Ballkan, mendon të fitojë pikë në Athinë duke zhurmuar me fantazmën e “Vorio Epirit”.

Së treti, fushata antishqiptare ruse synon të nxisë një betejë të stisur ndarjesh dhe konfliktesh etnike dhe fetare në Shqipëri. Sipas mendjeve të çakorduara, që drejtojnë propagandën proqeveritare ruse, Shqipëria do të vendosë 30 mijë refugjatë sirianë në jugë për të ndryshuar demografinë fetare të rajonit jugor të vendit, i cili sipas saj qenka ortodoks grek dhe ta kthejë në favor të popullsisë myslimane. Gazetat e mësipërme ruse nuk respektojnë regjistrimin zyrtar të popullsisë në Shqipëri në vitin 2011, sipas të cilit minoriteti grek me zor mbushi shifrën 24 mijë vetë, megjithë kujdesin qeveritar grek për të sjellë në atë kohë me autobuzë nga Greqia homogjenë dhe shqiptarë të greqizuar për të shtuar artificialisht numurin e minoritetit.

Mediave ruse u duhet spekullimi dhe në unison të gjitha japin shifrën hiperbolë se në jug të Shqipërisë jetokan gjoja 120 mijë minoritarë grekë. Është një deformim i fakteve, që gjithashu kërkon të fitojë mbështetjen e qarqeve më shoviniste politike dhe fetare greke në funksion të lidhjeve fondamentaliste me Rusinë.

Së katërti, fushata antishqiptare e propagandës ruse synon që të ngrejë në shkallë rajonale një konflikt ndërballkanik, duke yshtur shtetet fqinj të kombit shqiptar kundër shqiptarëve. Për këtë thirren në ndihmë edhe autoritetet shkencore ruse, anëtarët e Akademisë së Shkencave të Rusisë, të cilët shpallin si mëkate të Turqisë se “ka mbështet aktivisht separatistët shqiptarë për shkëputjen e Kosovës, se Turqia ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, etj.

Nuk është e qartë se çfarë llogarish gjeopolitike po bëhen në Moskë në këtë periudhë pandemie, duke shpërthyer një fushatë me virusin anshtishqiptar të urrejtjes. Është e lehtë të merret me mend se me këto metoda vështirë të përfitojë ndonjë shkallë më të madhe influence në Shqipëri jo e jo, por as në Ballkan. Diplomati dhe propagandisti më fillestar e kupton se nuk konsolidohet pozita diplomatike ruse në Shqipëri duke sulmuar historinë e Shqipërisë dhe duke cënuar integritetin dhe sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar. Nuk e di nëse do të mund të guxojë ende pas kësaj diplomacia ruse që të vazhdojë t’i kërkojë përsëri Shqipërisë nënshkrimin e Traktatit dypalësh të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit, i cili edhe pa këtë fushatë të re antishqiptare meriton të flaket në kosh. Madje mund të thuhet që nuk çon as në fitimin e ndonjë influence të re ruse në minoritetin grek në Shqipëri, perveç llogarisë së kuptueshme diversioniste ruse për të shkaktuar trazira etnike në një shtet ballkanik anëtar i NATO-s.

Nuk duket as se Rusia do të fitojë ndonjë shkallë të re influence në Greqi dhe në Serbi me këtë fushatë antishqiptare. Këto dy shtete, si dhe shtetet e tjera të Ballkanit, janë në mes të tallazeve të luftës kundër epidemisë së koronavirusit, dhe kanë nevojë për ndihma mjekësore ruse dhe jo për konflikte të reja me fqinjët. Rusia nuk ka kapacitete të ndihmojë dot sa duhet as Serbinë, aleatin e vetëm strategjik të saj në Ballkan, së cilës ndihmat mjekësore ia dërgoi dy javë më vonë se sa Kina. Vështirë të mendohet se mungesa e ndihmës mjekësore do të kompensohet me fushatat e nxitjes së diversioneve etnike dhe fetare ruse në vendet e Ballkanit.

Është e pakuptueshme se si virusi i urrejtjes antishqiptare ka errësuar në masë aq e madhe logjikën e fushatës diplomatiko-propagandistike ruse kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sepse janë disa çeshtje të thjeshta, që i kupton edhe një fillorist e jo më diplomatë dhe propagandistë rusë të angazhuar në këtë fushatë. Ata 30 mijë refugjatë sirianë, që do vikan në Shqipëri dhe do t’u vendoskan në jug për të prishur demografinë etnike dhe fetare të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, nuk kanë rrugë tjetër të vijnë përveç se t’u hapë Greqia kufirin me Shqipërinë. Refugjatët sirianë kanë nevojën e lejes nga Greqia që të hyjnë në Shqipëri, kështu që as Athina dhe as Moska nuk kanë arsye reale të jenë të shqetësuar.

Rusia nuk duhet të harrojë se është e drejta sovrane e çdo shteti dhe në bazë të të gjitha ligjeve ndërkombëtare që të gjykojë se ku t’i vendosë refugjatët apo imigrantët e ardhur nga shtete të tjera. Territori i vendit është sovranitet i shtetit të pavarur, që i pret, dhe nuk mund të jetë as Moska dhe as Athina që të caktojnë se ku duhet t’i vendosë Tirana refugjatët, që mund të hyjnë në Shqipëri. Nuk është shqetësuar kurrë diplomacia, historiografia dhe propaganda ruse për dëbimin masiv me dhunë të shqiptarëve nga Çamëria në periudhën midis dy luftrave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botëore, kur Athina ndryshoi me gjak dhe me hekur demografinë kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Çamëri.

Është rasti për theksuar gabimet e mëdha strategjike kombëtare, që ka bërë Shqipëria edhe në regjimin e Ahmet Zogut, edhe në regjimin e Enver Hoxhës, që nuk vendosën një pjesë të popullsisë së dëbuar çame përgjatë territorit shqiptar në kufirin me Greqinë, pranë tokave nga ku u dëbuan. Nuk është kuptuar dhe as nuk është sqaruar sa duhet nga historiografia jonë e ideologjizuar kjo shmangie strategjike e qeverive shqiptare, megjithëse ka patur propozime zyrtare të diplomatëve të shquar shqiptarë të periudhës midis dy luftrave për vendosjen e shqiptarëve të dëbuar në territorin përgjatë kufirit me Greqinë. Po ashtu nuk janë ndriçuar arsyet e gabimit strategjik të Shqipërisë postkomuniste me miratimin nga dy partitë kryesore politike të ligjit famëkeq antikombëtar 7501, që i bëri minoritarët grekë pronarë tokash shqiptare.

Viruset e urrejtjes diplomatike dhe propagandistike nuk janë instrumente të përshtatëshme as për marrëdhëniet midis shteteve dhe as për marrëdhëniet midis popujve. Nëse diplomacia dhe propaganda ruse vazhdojnë në këtë rrugë të gabuar diplomatike, propagandistike, shkencore dhe etike, është e qartë se imazhi i Rusisë në Shqipëri dhe në kombin shqiptar do të ulet edhe më shumë dhe do të forcohet dhe më shumë bindja historike që Rusia zyrtare në të gjitha kohrat, cariste, komuniste dhe postkomuniste, nuk e ka dashur kurrë kombin shqiptar.

 

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

April 24, 2020 01:42
Komento

28 Komente

  1. Aliu nga Selenic April 22, 21:15

    Este mire qe Grekrit te pergatiten per ta dorzuar Camerin se nuk kan rruge tjeter.
    Viruesi Ruse nuk ka arritur ta nenshtroj shqiperin ase ne kohen me te veshtire jo me sote qe shqiperia eshte anatre e NATOS dhe ka partner te fort strategjik.!

    Reply to this comment
    • Aranitas April 22, 21:31

      Kjo perpjekje Greqise per Epirin shqiptar eshte kot.
      Sapo lexova kete qe i sqaron te gjitha

      http://www.gazetatema.net/2020/03/30/piri-epiri-gjergj-kastrioti-prijesi-i-albanias-dhe-epirit/

      Reply to this comment
      • Prostituta Kombetare Sali April 23, 04:32

        7501 kush e zbatoi?
        Kontrabanden e naftes?
        Janullatos?
        Shkaterrimin e shtetit nga themelet?
        Kur tallavaja u kthy ne muzike Kombetare?
        Gjithcka shpie te Doktor Mortja!
        Heroi Kombetar i llumit!
        Natyrisht,ne bashkepunim me gjithe kliken antishqiptare te Tiranes!

        Reply to this comment
        • SH.XHeladini May 2, 00:59

          Por Shqipria ka drejt ti pranoj refugjatet e Sirise se sduhet harruar kurr se i kemi pasur 10000 Shqiptare atje ne Siri ku kemi drejt tju ndihmojm atyre sikurse gjithe tjerve e mu tregua Solider me shtetet e BE-se si GJermania p.sh. apo jo!?….ndetimet e mia…respekt …

          Reply to this comment
      • Panahori April 23, 19:44

        Aranitas vjen gazeta deri ne Lumare????!!!!!!

        Reply to this comment
    • Curro Jimenez April 24, 20:52

      Akoma merreni me kete fundamentalistin islamik? Kujtoni ju se ketij i dhimbset Shqiperia. Ky mendjen e ka vetem tek islami. Ky eshte gati te japi edhe shpirtin qe ne Shqiperibte ngulen sirianet apo kushdo qofte nga lopullsite islamike. I vjen keq gjoja qe u gabua se nuk u vendosen camet e shperngulur ne kufirin shqiptar. Po pse mor vemje nuk e thua nje fjale per halene turke qe nenshkroi marreveshje me greqine per shkembimin e popullsise dhe si pasoje shqiptaret u shperngulen nga trojet e tyre ne Greqi dhe perfunduan ne anadoll. Pse more vemje nuk flet per marreveshjet qe beri Tito me turqine per shpernguljen e shqitareve nga trojet e tyre ne ish Jugosllavi. Krrimb islamik.

      Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic April 22, 21:17

    Ehte mire qe Grekrit, te pergatiten per ta dorzuar Camerin se nuk kan rruge tjeter.
    Viruesi Ruse, nuk ka arritur ta nenshtroj shqiperin ase ne kohen me te veshtire jo me sote qe shqiperia eshte anatre e NATOS dhe ka partner te fort strategjik.!

    Reply to this comment
  3. Konica April 22, 21:22

    Pse e perdorni shprehjen ne greqisht “Vorio Epir”?!?! Sepse ne shqip eshte Epiri i Veriut.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 April 22, 22:01

    Endera ne sirtar.Siroanet nuk ka urre e force qe i mban,ne shqiperi.Nil e ndrrojne Sirine me Shqiperine dhe as me greqine.Me europen dhe ameriken po!

    Reply to this comment
  5. Pano Hallko April 22, 22:22

    Një analizë brilante, që të le pa fjalë. Sepse nxjerr lakuriq politkat sllave, në bashkëpunim me fqinjët tanë vertikalë.
    Anulimi i Traktatit të “famshëm të miqësisë” ruso-shqiptare, është një hap që do duhej të ishte hedhur.
    Meqenëse u nënshkrua nga njerëz të cilët në ratin më të mirë, kanë qenë të paaftë. Për të mos folur se ç`kanë qenë në rastin më të keq.
    Përgëzime, Ambasador i Shquar!

    Reply to this comment
  6. Adih April 23, 04:09

    Dihet nga te gjithe , kohet e fundit qeveria Greke , Presidenti Grek dhe kryetari opozites Greke , i kane terhequr veshin Rames ,per te drejten e prones te minoriteteve Greke ketu ne Shqiperi . Ku Rama nuk eshte ndjere fare ,ka futur koken nen rere si struci . Dihet qe kohet e fundit jane shtuar keto presione qeverise shqiptare nga Grekerit .Arsyeje sic e shikoj une zoti SHABAN MURATI eshte , se koha po punon me keqeardhje per interesat e Grekeve dhe kjo mua me tmeron eshte ne disfavor te ne shqiptareve .Arsyeja e presionit Grek ndaj qeverive shqiptare , eshte se ne Gjykaten e STRASBOURGUT ,vendin e Gjygjtarit Italian Z.Guido si direktor Gjeneral i gjyk se Strasbourgut ,ne votimet e reja u zgjodh dhe fitoi votat gjygjtari Grek ALEXANDER ,dhe ai ka mare kete detyre si kapo i Strasbourgut ne 5 Maj te 2019 . Mos harojme se Grekerit e dine mire ta perdorin Kalin e Trojes ,i ka ardhur DJALI Alexander ,kapo ne Strasbourg ,dhe dihet per faj te ketij tranzicioni post komunis te ketyre tre dekatave te fundit jane ceshtja varremirese dhe anti kushtetuese ligji famekeq 7501 .Jane mijera dosje te pronareve shqiptare pa dale nga gjykata e Strasbourg ,kete grekerit e dine shume mire .Sikur neser te nxjere vendimet e pronareve kondra shtetit shqiptar qe kane mbi 10 vite qe kane zene myk ne Strasbourg Djali grek Alexander ,falimenton komplet shtetin shqiptar .Jane miliarda euro per tu paguar .Kam komentuar shpesh per kete problem , shqiperia eshte ne rrezik te falimentimit .Dhe Greqia e di kete i nderuar Z Shabani .Bile ska nevoje te perdore Kal Troje Tani me adhjen e djalit te tyre ALEXANDER si kapo i gjyk se Strasbourgut , Greket kane gurin dhe arren ne dore ..Kam frike se do perfitojne Grekerit nga rasti edhe per ndarjen e teritorit ne detin JON ,nuk te falin .2 plus 2 bejne 4 e pike .Me keqeardhje kjo eshte gjendja shume e veshtire kondra shqiperise dhe pro grekeve , qe na kane cuar neve keta politikanet tane komplet te pa pergjegjshem anti prone , ne fund te tynelit dhe te nje kapitullimi total te shqiperise ,dhe ska nevoje Greku te punoje ose te kerkoje ndihmen ruse .Harrojeni z Murati perfundimisht se ne fund te fundit , ne jemi antare ne NATO. Por po ja futim vehtes tone me keqeardhje .
    Na ndihmo sa me pare o Zot i madh nga keta politikanet neokomuniste tane , te pa pergjegjshem
    .Do me kujtoni nje dite .

    Reply to this comment
  7. Nik April 23, 06:23

    Respekt dhe perulje ndaj Z. Murati, diplomati me i mire Shqiptar i kohes qe jetojme. Me duket si vazhdues i tradites se ambasadoreve te shquar Shqiptare si Vellezerit Konica, Mehmet dhe Faik, Mithat Frasheri, Rauf Fico.
    Tung

    Reply to this comment
  8. Limani April 23, 09:27

    Armiku më i madh i shqipëtarëve , janë vetë shqipëtarët !
    Faik Konica

    Edhe Murat Shabani shqipëtar është , nuk është turk.

    Reply to this comment
  9. Treshos MaÇos April 23, 10:17

    O Shabo, me këtë marrëveshje që ka nënshkruar, i bie që ne na i ka futur Turqia dhe Greqisë po ia fut tani edhe aleati i Turqise, Vladi. Sa për termin Çamëri është i vetmi argument që grekët kanë fituar që në 1912-1913 dhe vazhdojnë e përdorin kundër nesh në arenë kombëtare dhe më saktë pretendojnë që në shek. 17-18, ca fise “tscham” greke kanë sulmuar Athinën në ato kohë dhe prandaj ata deri në shek.19-20 i kanë sulmuar dhe asimiluar ato. Prandaj duhet përdorur një terminologji e zgjedhur thjesht shqipëtarë të Greqisë e më saktë Epir që e ka përmendur Mehdi Bej Frashëri, apo edhe Abedin Dino. Epirus Nova ka qenë termi për Veriun dhe thjesht Epirus ka qene per Jugun me kufi ndarës lumin Shkumbin (diku). Gjithsesi deri para luftës së dytë botërore kishim zëra si Christos Christovasilis, ku theksonte te shumica shqipëtare, ndërsa më pas grekët kanë vazhduar dhe vazhdojnë politikën e spastrimit e homogjenizimit. Dhe zyrtarisht nuk njohin asnjë minoritet, derisa të hyjmë ne në BE dhe t’i tregojmë vendin. Prandaj KUFIRIN TE THANA.

    Reply to this comment
  10. kastriot April 23, 10:31

    Shaban per nje shumice problemesh te sotme jane afer te vertes Por dy probleme historike i ngateroni ose per inerci ose per arsyr qe i din verte De pari pse qeveria e Zogut nuk i vendosi camet prane kufirit eshte e lehte per tu kuptua Camet dhe kasovaret e debuar i vendosi atje ku e urdheruan ‘pronaret’ e tij ne kordinim me qeverite e greqise dhe te Jugosllavise me te cilet kishte maredhenje shume te mira vasaliteti Ne lidhje me mos vendosjes nga ana Ebver Hoxhes eshte prap e thjeshte Stalini i cili ishte angazhuar bashke me Dimitrovin ne luften ne Greqi 1946 akoma nuk e dispononte armen berthamore te cilet e dispononte SHBA dhe nuk mund te futej ne lufte me anglo-Amerikanet per hire te nje uurejtje te ligjeshme te nje cami te perzene i cili mund te krijonte incident cdo sekonde 3 vjet me pas foli me tjeter gjuhe se disponoi armen berthamore ne mbrojtje te Shqiperise gjate provokacioneve Greke Cudi si nuk e paskeni kuptuar Jemi ne kohen e krijimit te OKB konferences se Paqes Ne Paris1946 dhe luftes Civile Greke dhe te Provokacioneve Greke ku dora e USA Brritanise dhe Stalinit ishte e pranishem fuqishen ne kete rajonMundesisht kalojeni per te ‘skjaruar’ dhe ‘reformatoret’ antivertetses

    Reply to this comment
  11. kastriot April 23, 11:46

    Me falni pwe ndonje gabim ne shkrim te shtypur ndonje shkronje gabim por gjithsesi mendimi del qarte

    Reply to this comment
  12. Labi April 23, 12:44

    Do vijne apo nuk do vijne 30 mije te zinj se Cdo gje mund ti besohet ketij psikopatit tone? Po qe se eshte e vertete ka ardhur koha per nje Avni Rustem te ri.

    Reply to this comment
  13. Karaburuni April 23, 20:28

    Artikull i mrekullushem. Urime

    CFARE NDODHI ME 1 SHKURT 1914 (Greek Reporter Feb 1, 2020)

    Dita e “Harruar” e 1, Shkurtit 1914 kur Greqia zgjodhi Ishujt e Egjeut perkundrejt Veriut te Eperm (Vorio Epirit).

    Ne kete date Fuqit e Medha te Evropes (Great Britain, France, Russia dhe shtetet e tjera te fuqishme si Perandoria Austro-Hungarezdhe Itala i derguan nje Note Qeverrise Greke.

    Sipas kesaj Note, Athina duhej te hiqte dore nga Veriu i Eperm (Vorio Epir) qe do te behej pjese e shtetit te sapo-ngritur te Shqiperise ose Greqia nuk do te merrte sovranitetin mbi dyzina ishujsh te Detit Egje.

    Duke njohur rendesine strategjike te Ishujve te Egjeut, e Elefeteri Venizelos, me qellim qe te zgjeronte territoret e saj dhe te influenconte me shume ne Detin Mesdhe, menjehere pas Notes qe Athina mori, administrata Greke me Venizellosin, vendosi qe ish ne te mire vendit qe te hiqte pretendimet historike per Veriun e Eperm.

    Qe ne ditet e socme perkthehet:
    Po qe se Greqia do te shfaqe pretendime territorial per Veriun e Eperm (Vorio Epir) njekohesisht Turqia duhet te marre keto dyzina ishujsh te Detit Egje.. qe do t thote qe Turqia ti vije ne dyere Athines.

    Prandaj dhe Dita e 1, Shkurtit 1914, kur Greqia zgjodhi Ishujt e Egjeut perkundrejt quhet nga vete greket si Dita e Harruar dhe shoqerohet me procesione vajtimesh e brengosjesh.

    Shenim: Harta e Epirit perfshin Camerine (Preveze-Arte-Igumenice)-Gjirokaster-Korce

    Reply to this comment
  14. Baleta April 23, 20:48

    Islamsti dipllomat ha ha ha ne kete rast eshte turqia qe po ja fut shqiprise se turqia po i perze siriant o dipllomat leshi

    Reply to this comment
  15. Pellazget do rikthehen April 24, 01:09

    Historian i nderuar, detyra juaj ndaj ATDHEUT eshte ne minimumin e kerkuar. Ka rreth 15 vjet qe e gjitha agjentura serbo greke ka kaluar nen drejtimin JANULLATOS-AMBASAD RUSE. Jane me mijra fije te nendheshme qe i lidhin pa ngurruar, edhe direkt takime me njftime ne media ndermjet tyre. Askush nuk reagoj kur JANULLATOS pati takim ne Greqi me MITSOTAKIS ne te cilin i foli gjeresishte per te ardhmen e ORTODOKSISE “AUTOQEFALE SHQIPTARE”. Me cte drejte ky kryepeshkop i PADESHIRUAR, i cili ne afer 30 vjet nuk ka kryer asnje takim me drejtuasit e larte te shtetit me piknisje hallet e bashkefetareve te tije, qane hallet me kryeministrin e shtetit me negative ndaj vendit tone? A nuk ka ardhur koha i nderuar historian qe mardheniet e shtetit te vogel MALAZEZ te jene nje shembull per administrimin e bashkesise ortodokse shqiptare. Kush me shume se ju HISTORIANET do ngreje zerin ndaj poshterimit fetar qe ky abuzues kryen ndaj vendit tone. Si ka mundesi qe askush nuk reagon kur kryqezohet Shqiperia nga ky njeri i perdale nga jugu ne veri(kryqe te ngritura qosh me qosh) nderkohe qe vendi quhet LAIK? Ngritja e zerit ndaj abuzimeve qe hijet e zeza me mjekra ta bardha apo te zeza qofshin eshte nje detyre paresore dhe e pandaleshme. Ndergjegjesimi atdhetare ndaj djallezive kishtare apo minoritare eshte detyra juaj te dashur historian. Vetem juve jeni ne gjendje te gjykoni me mendjeftohtesi te kaluaren, te tashmen dhe te percaktoni te ardhmen. Djalli nuk luftohet me duar ne zemer, sepse eshte i pashpirte dhe i pakufishem. Ndaj tij duhet vene kufiri, dhe ai kufi duhet mbrojtur me zemer dhe shpirte, deri ne vetmohim.

    Reply to this comment
  16. TT April 24, 06:27

    Greqia nuk i njef zyrtarisht kufijte tane,mos te harrojme se jugu I mbeti shqiperise se Greket morren 12 ishuj ne egje,me 1920 italia ishte gati qe jugu ti kalonte greqise ,se kush e vrau telinin dihet ,sa per te ju kujtuar politikaneve kurva dhe hajdute qe e katandisen vendin pa ushtri,se Greket mund te hyjne cdo minute dhe te dalin ne fier se zyrtarisht jemi akoma ne lufte me ta qe nga 1941 fale miqeve italiane,Jugu I shqiperise eshte akoma I konsideruar si autonom nga greket ku nuk duhet te kete forca ushtarake Shqiptare,fale tradhetise se Mitat Frasherit ne Korfuz me 1914.ne qofte se ne kemi censusin e 2011,Greket kane ate te 1914 dhe ne bote ata kane me shume miq se neve.rusia eshte shtet antishqiptar dhe eshte krim kush I vendosi ambasada me ta.Rama ose te kerkoje ligjin e luftes te hiqet ose kjo histori nuk baron kurre se akoma nuk kemi kufinj,ata qe kemi jane mes italise dhe greqise te vendosur sipas vijave te rrjedhave te shiut..per 30 mije islamiket ne jug kam lexuar dhe gazetat perendimore.duket fare qarte se Rama eshte nje Kone turke.

    Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 April 24, 08:15

    unë personalisht në vënd që të shqetsohem nga lajmet e rreme ruse,zgjohem nga gjumi,rris vigjilencën duke lexuar këto “lajme të gënjeshtra”!!
    përse e them këtë??
    fare thjeshtë!!
    nëse lajmi rus është me të vërtetë gënjeshtër!?
    atëherë nuk ka asgjë të keqe!!kujt i plasi kujt i krisi për një gjë që nuk ka për të ndodhur!
    por po të jetë i vërtetë ky lajm!?
    atëherë ne kemi një problem të madh!!një problem që vjen në radhë të parë nga miku turk i shaban dipllomat muratit,dhe nga polifetari vëlla i mikut turk të shaban dipllomatit!!në këtë rast,nuk është e rrezikuar greqia,si pretendojnë rusët,por jemi të rrezikuar ne si popull,si shtet si komb!!
    shaban dipllomati,tendencat e tua pro erdoganiste po shfaqen çdo ditë e më të forta!!ti ngrë shumë pluhur si anti rus por në të njëjtën kohë po vepron shumë si pro islamist!!
    këto lajme të shtypit rus,janë apo nuk janë të vërteta,unë i shoh më shumë si ndihmë se si rrezik!!
    kemi shumë shënja që tregojnë se një lëvizje masive refugjatësh sirianë,për më keq dhe të të tjerëve që nuk kanë të bëjnë me luftën në siri,po pregatiten të hyjnë në shqipëri!!të vendosen në kampe në jug!!hë për hë do të vendosen në kampe!shumë shpejt mund të shpërndahen nëpër teritorin shtetror!!
    shënjat që janë dhënë janë direkte dhe të tërthorta!!
    -direktet janë lajmet a fjalët që janë dhënë për kampe të planifikuara në jug,marrveshje me BE për krijim kampesh!
    -të tërthorta janë reklamat e fuqishme që dobiçi me gjak burgajeti po i bën islamistit neoosman të turqisë!!
    shaban dipllomati,mshimi që i bën ti tek lajmet e rreme të përhapura nga medje ruse,bile shumë shpesh,nuk do të thotë gjë!!ato janë gazeta,që nuk kanë ndonjë vlerë në janë pro o kundër qeverisë!!sa gazeta antiruse ke në shqipëri,gjithashtu sa pro ruse?
    e rëndësishme është që ato kanë dhënë një shënjë alarmi për ne!!
    për ne shqiptarët!!
    mua nuk më intereson ndryshimi demografik fetar!!mua më intereson agresioni turko islamik i erdoganit!!edhe sikur ata 24 mijë grekë të iknin që nesër me kuç e me maç,unë nuk do të pranoja një marrveshje të tillë me islamistin erdogan!!ai përpiqet që të krijojë një IDLIB,si bazë për një agresion nga brënda në shqipëri!!
    shaban,duhet të jesh shitur shumë lirë tek erdo!!
    kjo pasqyrohet tek shkrimet e tua jashtëzakonisht të dobëta!!të shkruajtura pa bindje,të shkruajtura me një shabllon përfitimi ekonomik!!
    shab dipllomati,nuk kanë bërë gjë më shumë ballabanët dhe jakupët në fillimet e pushtimeve turke!!
    kuptohet që nuk kanë shkruajtur në gazeta online,por nuk kanë ndryshuar shumë nga ti!!
    kanë vënë përfitimin në vënd të parë dhe përkatësinë etnike në vënd të fundit!!
    një gjë të tillë ne nuk duhet ta lejojmë që ta përsërisësh ti o SHABAN!!

    Reply to this comment
  18. karamahmuti i albanis April 24, 10:01

    Turqia po perze sirianet ashtu sic vendosi ose i la me qellim gjate sundimit 500 vjecar edhe turkoshaket ne Shqiperi…
    Edhe turqit e lene ketu u shqiptarizuan dhe u bene ure lidhese me me europen dhe keta sulltan muratet,sulltan mehmetet,sulltan bajazitet asqer te turqise na tremben nga 30 mij siriane…
    Dhe kane vite qe turkoshaket propogandojne kete politike,por asnje nuk po na vjen…
    Mos u tremb shabe se edhe keta do shqiptarizohen si ju si romet e egjyptit

    Reply to this comment
    • Pellazget do rikthehen April 24, 23:52

      Pulaqi mu karaxhafermehmet ke ngaterruar adrese. Evgjitet e greqise kane me shume se 1000 vjete qe vetequhen ROMEI. Shqiptari ka lindur dhe vdes shqiptare. Vetem ne Graqine tende gjifti dhe cigani quhen grek. Ne shqiperi evgjiti eshte evgjit dhe cigani(harixhiu) gjithashtu jo per tu ofenduar, por per krenarin e rraces qe u perkasin. Ne Graqine tende evgjiti & harixhiu jane te nje rrace prandaj quhen GREK. Shko mer ato Evrot dhe mos ha kot rrace qeni.

      Reply to this comment
  19. Gzim Kulufi April 24, 16:48

    http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/newsroom-2/4224-shqiperi-turqi-nenshkruhet-plani-i-bashkepunimit-ne-fushen-e-mbrojtjes
    Kjo marrveshje e 27 shkurtit (besoj linku i mesiperm eshte i sakte) shihet si lajm ne faqen e Min. se Mbrojtjes, por pa as edhe nje shpjegim, te pakten te pergjithshem!
    Qe nje gazete ruse, apo cfardo qofte, shpif ose aludon insinuata te ndryshme tek nje marrveshje shq.-turke, apo shq.-italiane, etj., kjo nuk eshte hera e pare, as e fundit. Por, perpara se Shabani te vazhdonte me gjithe anatemat e tij vrojtueso-neutralizuese ndaj armikut rus, (lum ne per Shaben qe kemi), do bente mire te sillte pikat e kesaj marrveshje per publikun, e keshtu ishte mbyllur ky problem i rendomte. Mirpo, njelloj sic veprojne agjentet e ndryshem ne bote, Sh. Murati i hodhi tani me shume benxine atij prushi te vogel, duke ndezur nje zjarr te madh. Keshtu, duke nxitur edhe kureshtjen, dyshimin, thashethemnajat per kete marrveshje! Sepse, ne fund te fundit, lajmi i vendosjes se emigranteve siriane ne jug te Shqiperise, neper gazerma te vjetra ushtarake, eshte nje lajm i njohur i dhene nga shtypi zyrtar shqiptar! Dicka e kerkuar edhe nga Brukseli, Berlini dhe Parisi! Ndaj nuk eshte ndonje cudi e madhe trajtimi i kesaj teme edhe ne marrveshjen e 27 shkurtit! Kaq sekret qenka nje marrveshje teknike e nivelit me te ulet, qe nuk shpaloset para syve te gazetarve dhe publikut???

    Reply to this comment
  20. SH.XHeladini May 2, 03:38

    Por Shqipria ka drejt ti pranoj refugjatet e Sirise se sduhet harruar kurr se i kemi pasur 10000 Shqiptare atje ne Siri ku kemi drejt tju ndihmojm atyre sikurse gjithe tjerve e mu tregua Solider me shtetet e BE-se si GJermania p.sh. apo jo!?….ndetimet e mia…respekt …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim