Nga na erdhën këta pro-amerikanë!?

December 25, 2017 12:31

Nga na erdhën këta pro-amerikanë!?

Bedri Islami

Në ditët e fundit diskutimet mbi votën e Shqipërisë në OKB, lidhur me vendimin e administratës amerikane për zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem ka ngjallur aq shumë debat e diskutime, sa që edhe sherri i madh për emërimin e një kryeprokurore të përkohshme, po harrohet me shpejtësi.

Një sherrnajë e re ka ulur në fushë, si një klasike e parathënë, shumicën qeverisëse dhe opozitën, se cila në një rendje të pashoqe për të dëshmuar besnikërinë ndaj Amerikës dhe, njëra, opozita, për të vërvitur shumicën në vorbullën e mosmirënjohjes ndaj Amerikës dhe thikë në shpinën e saj, e tjetra, për të mbrojtur një vendim, i cili mund të ishte më i moderuar, por që edhe kështu si ndodhi, nuk përbën asnjë gjëmë dhe as antiamerikanizëm. Nëse do të trajtohej një votim si qëndrim antimerikan, atëherë vetë ky shtet i madh do e kishte ndjerë të ftohtin nga bllokimi, por në fakt, as nuk e çau kokën fare.

Të gjitha shtetet që votuan pro rezolutës që nuk e quante të drejtë vendimin e Presidentit Trump, nuk janë lodhur për t’i hyrë një debati të kotë dhe të pabukë, sepse e dinë fare mirë se një votë e tillë nuk është hiç më tepër se një  votë kalimtare, për njërin ndër problemet e zakonshme të cekjeve mes shteteve, edhe kur ata janë të mëdha e të rëndësishëm, si Gjermania, Franca, Italia, Anglia..edhe kur janë si puna jonë, që nuk dihet në fund të fundit përse e kanë hedhur votën.

Në fakt Shqipëria ka nevojë edhe për Shtetet e Bashkuara, edhe për Evropën. Asnjëra nuk mund të përjashtojë tjetrën. Të jesh proevropian do të thotë të jesh edhe proamerikan, pasi ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtin vizion për një botë të civilizuar dhe liri njerëzore, ashtu si kanë edhe ndasitë e tyre, herë të rëndësishme, e herë kalimtare. Kjo e fundit është njëra ndër më kalimtaret në politikë, e cila, edhe pse ka ndezur gjakrat në Lindjen e Mesme do të ketë edhe detantën e saj.

Në Shqipëri gjakrat u ndezën. Loja e vjetër, ne jemi e ju nuk jeni, ne e duam e ju nuk e doni, ne jemi besnikë e ju jeni tradhtarë, u hap edhe një herë, secila palë duke rrahur gjoksin e duke u përbetuar se vetëm ata e kanë në duar flamurin proamerikanizëm dhe se vetëm ata janë të gatshëm të bien theror për Amerikën.

Një opozitë e shtrirë që nga institucioni i presidentit, i cili, në fakt, qoftë edhe për hir të staturës së tij politike që vetë kjo shumicë, deri diku përdhunshëm ia ka dhënë, duhej të ishte në dijeni, më pas ose më herët tek trashëgimia politike që ai ka lënë, në LSI, duke vazhduar në PD-në , që sot për sot merakun më të madh e ka se mos shpërthimi i lësëistëve po e nxjerr atë si opozitë të legjionit të dytë..të gjitha, si një kor i përbashkët u bënë shoq më shoq dhe mallkuan qeverinë e tyre për këtë sherrnanjë të pashoqe dhe vunë kujën. Presidenti i vendit shkoi edhe më tej: ai i shkroi një letër të gjatë presidentit amerikan, duke iu përbetuar atij për besnikëri, duke bërë të njëjtin gabim të shumicës qeverisëse: mosmarrëveshjen e dy palëve.

Zëra të njohur brenda opozitës pëdëiste, në të gjithë këto ditë po lakojnë qeverinë e shtetit të tyre si një strukturë tradhtare, thikë ngulëse, ndaj partnerit më të madh dhe u duket se me këtë britmë politike po shkundin nga vetja gjithë atë baltë që morën përsipër për të ja hedhur, vetëm pak ditë më parë, përfaqësuesit më të lartë të shtetit amerikan, dërguar në Tiranë, jo në emër të familjes së tij, por të qeverisë së tij. Nuk e di sa do të jetë zoti Lu ambasador në Tiranë, ndoshta edhe i vetë nuk e di, por deri sa në vendin e tij do të vijë një tjetër, ai është emblema e këtij shteti në Tiranë. Përbuzja ndaj tij, lëshimi i mallkimit dhe delegjitimi i zorshëm ndaj figurës së tij dhe mesazheve që përcjell është deligjitim edhe i shtetit amerikan.

Vërtet të jenë bërë kaq proamerikan liderët e opozitës? Të kenë qenë e askush nuk e ka ditur? U shfaqën befas së të tillë, por ata ishin kështu dhe momenti i shfaqi vlerat e tyre?

E gjithë lotderdhja është një hipokrizi e radhës, e shtirur, e sajuar dhe pa asnjë ndjenjë të së vërtetës brenda saj.

Shefi real i opozitës, Berisha, në jetën e tij politike nuk ka asnjë rast tjetër të shkapërderdhjes së mendjes dhe të mallkimit, sa ai që u ka bërë të gjithë ambasadorëve amerikanë në vendin tonë. Nuk ka asnjë prej tyre që të mos ketë marrë me vete mallkimet e tij, që për to të mos ketë dërguar letra dhe qarje në Departamentin e Shtetit, të mos ketë paguar miliona dollarë, përmes një loje të pistë në lobingjet e ndryshme dhe firmat mister për heqjen e tyre. Aq shumë ka lobuar kundër tyre sa që , edhe sot e kësaj dite, secili prej të deleguarve amerikanë e kanë atë makthin e keq të një stature politike të çartur, që askurrë, as kur e vendosën në pushtet lobe të fuqishme, si të Igëllberger-it, me fije të shumta financiare e politike të përbashkëta me klanet serbe, nuk u ndje i kënaqur dhe, sapo ata arritën të shohin pas tij antiamerikanin e madh, iu sul përbindshëm.

Shefi juridik i opozitës së madhe, edhe sot e kësaj dite, nuk mundet të sqarojë manovrimet e turpshme që ka bërë me pagesa të dyshimta financiare në lobe dhe klane të jetës e politikës amerikane, duke shkelur të gjithë ligjet e mundshme. Ditët e fundit, për një pagesë fantazmë, ai ia mvesh donacioneve të shqiptarëve të Amerikës, çka, edhe nëse do të kishte një pjesë të së vërtetës, duheshin lajmëruar, saktësuar dhe informuar.

Në ditët e fundit, saktësisht të hënën, të dy ata, i vjetri dhe i riu, pamje e njëjtë nën maska të ndryshme, shfaqën të gjithë amerikanizmin e tyre, duke refuzuar të vazhdojë reforma e drejtësisë, një ligj i plotë, i cili, jo vetëm është hedhur në tryezën e partive politike e të parlamentit nga shteti amerikan, me përfaqësues të drejtpërdrejtë të tij, por që fare mirë një ditë do të mund të njihet si Ligji Donald Lu. Askush më shumë se ata nuk ishin haptas kundër këtij ligji, thellësisht proamerikan, i sponsorizuar haptas prej tij, i miratuar nga forca e këtij shteti, duke i detyruar të 140 deputetët që pas mesnatës të ngrinin kartonët e miratimit.

Ngjarje të shumta të viteve të fundit kanë dëshmuar se e gjithë politika e opozitës së sotme është ngritur kundër vlerave të lirisë dhe të demokracisë. Hidhërimi i tyre i sotëm i ngjan zemërimit të shërbëtorit të vogël, i cili, nga gëzimi se shefi i madh derdhi një gotë çaji, mendon se mund ta përmbysë dhe të jetë shefi i ri.

Këto promerikanë të mëdhenj ishin në vorbullën e madhe të armëve kimike dhe, nëse në mbrëmje binin dakord me një ambasador tjetër, në mëngjes i luanin sytë protestës qytetare, duke qenë edhe objekt edhe subjekt i një klime të çuditshme dhe të pa marr vesh politike.

Pro apo anti amerikan nuk të bën një çast, një karton i ngritur në miratim apo kundër asaj që është shtruar në diskutim. Nuk është e gjithë bota antiamerikane dhe, po ashtu, jo të gjithë ata, me të cilët u bashkua Shqipëria, ishin muslimanë. Edhe vetë bota muslimane nuk është antivlerave të demokracisë amerikane dhe dallimet e pjesëve mes këtyre vendeve nuk janë gjithnjë herezi.

Shqipëria , ashtu si u bashkua me një rezolutë të paraqitur nga një vend musliman, ashtu mund të ishte bashkuar edhe nëse këtë do e kishte paraqitur një vend thellësisht katolik, si Italia.

Fakti që këtë përdallim po mundohen ta bëjnë pikërisht ata që e futën Shqipërinë në botën islame dhe i hapën rrugën e lirë lëvizjes ekstreme vahabiste në Shqipëri e tash tundin një flamur tjetër, në mos për të qarë, të bën për të qeshur.

Vërtet nga na erdhën këto proamerikanë në Shqipëri?

Ata më kujtojnë, në këtë fillesë krishtlindjesh, një thënie të Jezusit:

“Paralajmërimi për profetët e rremë”

Ruhuni nga profetët e rremë! Ata duken, vërtet, si dele që i takojnë kopesë, por në të vërtetë janë ujq që kanë dalë për gjah! Ju mund t’i njihni nga ajo që bëjnë. Nga ferrat s’mund të vilet rrushi dhe as nga murrizat s’mund të vilen fiqtë. Një pemë e shëndoshë jep fruta të mira, kurse një pemë e keqe fruta të këqija…….”

 

December 25, 2017 12:31
Komento

22 Komente

  1. info analitike December 25, 12:49

    O shoku Bedri, te ishte per ty dhe kumandarin sot Kosova nuk do te ishte e pavarur por e gjakosur dhe e shkaterruar nga serbet ndaj lere propaganden e partise e krimbin e percarjes. Kosova megjithese pati nje ndihme te fuqishme amerikane qe kulmoi me shpalljen e pavaresise, sot i ka hedhur syte nga Erdogani dhe vendet arabe deri ne ate shkalle sa te shkaterrojne monumentet e Skenderbeut dhe te Nene Terezes duke i fyer. Po keta pro IS-is nga na erdhen o Bedri di gje ti? Mos e fut kot Berishen edhe ne brockullat e Rames e jo me pastaj qe ju komunistet e dikurshem te na ktheheni dhe ne lexues e citues te zellshem te Bibles e ku pikerisht tek “profetet e rreme”. Sa shpejt e harruat ’67-en kur endeshit si te cmendur me kazma e lopata duke shkaterruar kisha e xhamia dhe ato qindra vjecare, duke djegur libra e biblioteka me vlere te pacmueshme nga dora e turmave injorante. Bedrinjte qe himnizuan bemat enveriste e kane humbur me kohe te drejten per te bere moral sepse ata perfaqesojne profetet e rreme.

    Reply to this comment
    • Tartufi December 25, 14:16

      E keqija e madhe e ketij fosileje eshte se nuk i mbushet
      radakija,qe c fare do qytetari normal i ketij mileti i ka lene vrimen e bythes te degjoje dhe ta lexoje.!! Nje barbar i
      c xhveshur nga mesimet e shenjta,kur flet per profetet bhet me qesharak tek ata qe falen dhe jane falur.
      Ky lloje fosileje nuk mer vesh akoma,qe nje bastard me
      origjine te degjeneruar komuniste [ Saliu ] nuk rezohet nga nje dorre bastardesh te degjeneruar komuniste te
      partise se tij socialiste.Bastarderija nuk ka as ideale as
      qellime dhe as vendime,por vetem bastarderi qesharake. Qe te rishe me vite te tera te shashe dhe te
      denancoshe nje bastard te degjeneruar duke mos e denuar kurre ,kjo do te thote,, ky lloj bastardi eshte pjese e basatarderise se madhe ,qe shahet dhe denancohet dhe nuk denohet [ se denohet bastarderija ]

      Reply to this comment
    • Maliqi December 25, 16:34

      Info analitike apo informbyro politike? Ke shkruar,sic thote populli-rromba per tomba! Me nje mllef qe e grumbulluar qe ka koha e lindjes se Krishtit!!!

      Reply to this comment
      • info analitike December 25, 18:32

        E po kur kam te bej me analfabete te shkolles se partise nuk marr persiper qe te jem i kuptueshem. Ti rrotullohu rrotullohu dhe perseri te vete gjuha tek biroja.

        Reply to this comment
    • Dulla December 26, 12:16

      Ke te drejte Info persa i perket Bedriut. Ai eshte nje gazetar i lodhur ne shkrimet e tij dhe i pa lodhur ne deshiren per te qene akoma ne treg duke nxire faqet e gazetes DITA edhe kur nderhyrjet e tija te shpesh here te pavend, jane te panevijshme.
      Por ka nje fakt te pakundershtueshem ne historine moderne te Shqiperise. Te gjitha kthesat e medha, reformat e medha, shndrimet e medha, emancipimet e medha kunder prapambetjes e dogmave, luftrat e medha, ndryshimet e medha, luften ekstreme te klasave dhe liberalizmat me te medha i bene po komunistet. Edhe luften e Kosoves gjithashtu !!!

      Reply to this comment
      • info analitike December 26, 17:27

        Kaq te medha i bene lufterat “komunistet” sa qe kudo ku shkeli kemba e tyre solli vec shkaterrim, sidomos te vlerave njerezore dhe te lirive e te drejtave themelore. Tani jane katandisur qe te hane buken kapitaliste e te bejne propagande komuniste. Sikur calon pak kjo konsekuenca ideologjike apo jo?

        Reply to this comment
        • Dulla December 27, 14:34

          Ketu gabohesh prape Info… Nuk jane katandisur aspak, ata perseri jane ne pushtet ne Shqiperi. Dhe te gjitha krahet drejtohen po nga ata.
          Nese ka komuniste te varfer, apo qe e kane dredhur, apo qe jane bere fetare, apo qe hane buke ose qe rrine pa ngrene fare, duhet thene se keto nuk jane karakteristika vetem te komunisteve, por edhe te ballisteve, legalisteve, zogisteve, te te persekutuarve etj. Ky eshte nje fenomen i tranzicionit shqiptar.
          Nje pjese e mire e atyre qe drejtojne apo qe shfaqen publikisht, qe kerkojne nje status te pamerituar, te te gjitha formave, e kane harruar prejardhjen dhe jane pershtatur, duke lene menjane bindjet, dinjitetin, ndergjegjen, karakterin etj
          Tani punojne bashke per ndertimin e Shqiperise Kapitaliste te gjitha grupet, duke harruar kundershtite dhe duke u bashkuar rreth flamurit te perfitimit dhe te tradhetise kombetare….

          Reply to this comment
          • info analitike December 27, 18:43

            Nuk e kisha fjalen per zengjinet e Shqiperise por ata qe rrojne ne SHBA, Gjermani, Austri e gjetke e vazhdojne akoma avazin enverist. Per koherence duhet ti degjonim te na flisnin nga Koreja e Veriut psh dhe jo nga strofulla e e imperialisteve kunder te cileve nuk u lodhen duke bjedhur vrer per afro 50 vjet.

  2. Kris December 25, 13:30

    Merry Christmas to everybody! Happy Everything!

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 25, 13:38

    BEDRI ISLAMI KA TE DREJTE

    Proamerikanet me te vertete nuk ka se nga te vinin ne Shqypnine Enveriste:

    Qe feston me histeri 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona,

    Qe qan dhe vajton si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal te Enverit qe masakroi angleze dhe amerikane pas Lufte,

    Qe deri me sot dekoron me medalje xhelatet komuniste te Enverit qe vrane dhe masakruan intelektualet properendimore me nje egersi dhe pabesi te papare,

    Qe mallkon Presidentin amerikan me liber shpie nga CNN sepse eshte paguar nga spiuni i Hitlerit, George Soros,

    Qe voton kunder SHBA per Jerusalemin me pabesi njesoj si Enveri ne Mukje 1943 kunder anglezeve dhe amerikaneve per bashkimin e trojeve shqyptare,

    Me te vertete kesaj radhe enveristi Bedri Islami:

    KA PLOTESISHT TE DREJTE!

    Reply to this comment
    • Frohe Weihnachten !!! December 25, 16:35

      O Bedri, po bej pak pushim a derebardhe se u rropate. Pse me shkruan gjithe ate qitap pa fund, ne vend qe t’i biesh shkurt dhe prere: “Kesaj opozite qelbesirash u duhet hequr me ceremoni e drejta e te berit politike.” Sidoqofte, sot ne diten e krishtlindjes me pelqeve jashte mase. Duhet te jesh “gjermanizuar” ne kulm. Te lumte!

      Reply to this comment
  4. USALI SERBERISHA December 25, 13:56

    zoti Bedri jeni 101 % gabim.

    e para
    edhe ne se do behej nje referendum qofte ne bote qofte dhe vete ne amerike rezultati do ishte 9:1 ne disfavor te Trampit dhe nuk eshte vendi ta vertetojme se u duk nga rezultati ne OKB qe mund ta quajme
    bota kunder Trampit dhe… JO kunder amerikes si e deshifron
    USALI SERBERISHA
    .
    e dyta
    cdo veting I udhehequr nga Donald Lu qe duket dhe vepron si nje toger I friksuar para kolonelit TRIM serberishe & sons eshte I destinuar te perfundoje me turp.

    Ju lutem lexo me kujdes nje interviste qe dha Donald Lu Basha dhe nxirr konkluzion

    PJESE PIKANTE NGA INTERVISTA:
    .
    .GAZETARJA:
    Berisha një prej politikanëve kryesorë të këtyre 25 viteve të fundit. A ka ai një rol në procesin e vendimmarrjes së Partisë Demokratike apo ju e takoni për atë që ai përfaqëson, një prej figurave kryesore të tranzicionit shqiptar? Dua të them, përse i kushtoni kaq vëmendje një politikani që është tërhequr, ka dalë në, le të themi, “gjysmë pensioni”?

    PERGJIGJE DON LULI
    Nuk besoj se z. Berisha do binte dakord me ju se pothuajse ka dalë në pension. Unë e pranoj që z. Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk është as drejtuesi i opozitës.
    Por ai është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij…..

    pra LUJA DO KERKOJE AKOMA KESHILLEN E SALIKRIMINELIT…O BEDRIIIIIIIIII

    Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar. Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
    “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.
    …………………………
    PER BEDRIUN:
    po si mor burr I dheut nuk e kupton qe edhe pse PD beri krime te llahtareshme asnje nuk u cenua biles as nje qime bythe…lexo cfare ka kapur peshaktari LU…Shukriun-markun-armandon..ELVISIN–arbenin kocon,,te gjithe te PS nderkohe qe ka kapur dhe nje SARDELE te PD ate muhametin e kelcyres..
    .
    Ndegjoje mire zoti bedri dhe leri keto hartime;
    .
    eshte e dokumentuar qe berisha eshte nje hybrid criminal I ish udb jugosllave ne kooperim me cia-n e ballkanit dhe me gjere …qe me vone u kthye ne nje kobure ne realizmin e doctrines me antishqiptare per te gjitha kohrat ate te dekomuistifikimt te dyshes famekeqe Rajerson-Biberaj.
    .
    Cdo lloj vetingu me nje berishe jashte burgu eshte tallja me e madhe qe I behet atij populli,,eshte nje poshtrim qe po ndihet me shume se nje pushtim klasik..
    .
    Eshte menxyre kombetare qe dhe figura atdhetare si Bedri Isalmi nuk kuptojne qe Donald Luja I rradhes jo vetem do shkelet me kembe nga Berisha si shume te tjere para tij ….por ne muajt ne vazhdim do kemi Lul Bashen te “parin e vendit” gje e cila ka ndodhur para 500 vjeteve me turqit ne kohen e Islamit te vjeter

    Reply to this comment
  5. Zzzzzz December 25, 17:24

    ALA SE DINI SE VET USA I KA THENE RAMES TE JAPE VOTEN PRO OKB …..”O POPULL O FUKARA O POPULL O QEN BIR QENI.. ” DO TE THOSHTE QE NE VITET 70-80 NE MES TE QYTETIT NJE FARE TOLO NGA VLORA …..?????

    Reply to this comment
  6. dashamires December 25, 17:39

    Pro amerikane ne Shqiperi ka patur para se te kishte pro sllavokomuniste or ti shoku Bedriu. Pro amerikanet ketu kane qene gjithmone se Amerika ka qene perher ne krah te shqiptareve. Por ti Bedri je ala me hashashin e Enverit ne tru dhe Ameriken e sheh si Imperializmi amerikan.

    Reply to this comment
  7. fteri December 25, 18:48

    Jan kameleonë ,kan ndrruar ngjyrën e lëkurës .

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic December 25, 19:04

    Sipas ketyre kete radhe Rama nuk paska pasur mundesi ti “blej ” amerikanet. E keshtu me qe nuk arriti ti “bleje” Rama vazhdoi ti votoj kunder.! C`fare jane keta qe nuk kan pike parimin ne trajrimnin e kesaj ceshtje.!

    Reply to this comment
  9. ETHEM December 25, 19:10

    ANALIZE E SHKELQYERE.TE TJERET JANE BERISHIST TE TREMBUR NGA VETINGU.EDHE SIKUR TE ISHTE VOTUAR PRO SHBA,PRAP KETA DO THOSHIN:DOLEN KUNDER EUROPES SI PUNA E GOMARIT ME UJIN E BGROHTE DHE TE FTOHTE.
    ESHTE PO KY SALI QE PO KRITIKON RAMEN PER K/PREKUROREN KUR DIHET QE AJO ESHTE PREFERENCE E SHBA+BE.
    PO KY SALI KA DAL KUNDER GJITHE AMBASADOREVE TE SHBA..VEÇ JAERSONIT QE BASHKE ME BIBERAJT DHE UDB E PRUN NE PUSHTET DUKE I PERGATITUR FJALIMIN E PARE SI PRESUDENT KUR THA:”BASHK-FAJTOR E BASHK VUJTES”ME TE CILIN HUTOJ POPULLIN FUKARA.
    ANALIZA E B.ISLAMIT E SEVO TARIFES-BOTUAR NE D I T E N(E JO NATEN KAZAN)DUHEN PERSHENDETUR 100%.TE TJERET LE TE SHPIFIN SI SALIMORTJA MYXYRE E SHEKULLIT 21.

    Reply to this comment
  10. alphade December 26, 01:40

    Opozita e Saliserbit e ka kollaj : Thote gjithemone te kun-
    derten e asaj qe thote POZITA ,apo me sakte ate qe ben
    K/ministri RAMA….! Kesaj i thone babezitja e opozites per pushtet ,me qellim qe te shpetoje lekuren e saj nga
    Vettingu,qe tash ka kaluar “pragun e deres” dhe ka “hyre
    ne shtepi”: fillimi i mbare i janarit….!!!

    Reply to this comment
  11. Shkodra December 26, 03:25

    Kjo mbetja fekale sot gezon te gjitha privilegjet e botes perendimore qe kur ishte hetues I PPSH nuk guxoje as ta permendje Gjermaninine apo Ameriken qe tani gjoja e mbron. Vemje the tills e lane ate vend 500 vite pas notes e sot na shtiren so pro perendimoret me te medhenj.

    Reply to this comment
  12. abstenues December 26, 09:18

    Shiko fotografine or Bedri loqja! E sheh Ed Ramen si ecen pas bythes se Donald Trump me shprese se mos i leshon ndonje pordhe? Sikur Trump ta pirdhte Ramen, ti i pari Bedri do ishe bere me amerikan se amerikanet. Perderisa Trump nuk e pordhi fare Ramen, ti Bedri dhe uturaku mediatik pro-Rama u bete anti-amerikane. Ju nuk jeni as pro as kunder derisa te shikoni ku e con topin Rama. Jeni vecse uturake qe shkoni pas ku te dhjese Rama.

    Reply to this comment
  13. alphade December 26, 13:37

    PD-LSI: Hipokrizi pa kufi ….!!!

    Reply to this comment
  14. xhateli December 27, 13:23

    Ky shkrim i z. Islami me kujtoi nje histori qe lindi ne Tirane, dhe mori dhene kur Saliu i Lugines se Ujqve (keshtu e ka emrin vendlindja e tij ne serbisht) shkoi ne Konferencen e Vendeve Islamike, ku u shtriu doren se nje lypsaj beduin te fuste Shqiperine, qe sipas Pashko Vases, nuk njihte kisha dhe xhamia,ne shtepine e vendeve Islame. Sipas kesaj historie, sipas Protokollit te Konferences kreu i shtetit kandidat ulej ne nje kolltuk para gjithe salles dhe priste anoncimin e vendimit per te pranuar banorin e ri. Dhe kur te gjithe prisnin Kryetarin e Konferences, te dilte ne foltore per te dhene vendimin, nje person me callme i vajti kryetarit dhe i foli dicka ne vesh. Salir rrinte ulur dhe vetem nxirrte dhembet e ngerdheshej nga sikleti se nuk po duronte derisa te vinte momenti qw t’i vishnin callmen e talebanit. Por ne vend te kesaj, njeriu me callme iu afrua vucidolasit dhe i tha ta ndiqte pas. E gjithe salla u befasua. C’po ndodhte valle?! Ai personi me callme i kishte thene ne vesh Kryetarit se Statuti i Organizates kerkon qw kreu i shtetit kandidat duhej te jete bere synet. Por ata nuk kishin ndonje te dhene lidhur me kete per Saliun. Ndaj Kryetari e ngarkoi njeriun me callme ta kontrollonte shpellarin a e kishte bere synet ka…Pas pak kthehet ne salle njeriu me callme dhe i shkon prane Kryetarit. Ky e pyet, he a e kontrollove? Jo, i tha, – zoti Kryetar, s’kishte nevoje, se nga bisedza qw bera me te, ai miku ishte koke e kembe…k*r. Epo hajd ta pranojme tha ai se ky na duhet. Ky do te na jape voten ne OKB kur te na duhet kunder jankive amerikane…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*