Ndërtimi i 17 shkollave, Piramida, Unaza, ja projektet që do realizojë Veliaj mandatin e dytë

April 15, 2019 23:03

Ndërtimi i 17 shkollave, Piramida, Unaza, ja projektet që do realizojë Veliaj mandatin e dytë

Ndërtimi i 17 shkollave të reja dhe dhënia fund e mësimit me dy turne përbëjnë objektivin kryesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mandatin e dytë. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se vitet e para këtij mandati që po mbaron u përqendruan te rikthimi i kryeqytetit në normalitet, ndërsa mandati i dytë do ti kushtohet kryesisht zgjidhjes së problematikave dhe projekteve të mëdha, siç është edhe ai për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

Ne garën e kemi me veten, nuk merremi me vitet e kaluara. Kemi bërë një pjesë të parë të ndeshje sa më shumë rendiment por si kemi bërë të gjithë golat. Është akti i dytë i një opere, i një shfaqje. Një shfaqje në aktin e parë kishte fazën e emergjencës. Ishin katër vitet e emergjencës, emergjencë shpirtërore , mentaliteti. Faza e emergjencës ishte sjella e Tiranës në binarë, duke nisur nga më të vegjlit. Çdo familje kështu e ka. Kaloi faza e emergjencës. Kemi hyre tek problematika pak luksi për Tiranën. Në mandatin e  dytë kemi një ambicie shumë të madhe, sapo kemi hyrë tek zgjidhja përfundimtare e  shkollave me dy turne. 17 shkolla të reja të mesme dhe 9-vjecare. Jemi pothuajse në finish të këtij projekti të madh”, tha Veliaj.

Por përveç shkollave, kryebashkiaku renditi dhe një sërë projektesh të tjera që përveçse do krijojnë më shumë mundësi punësimi, do të sjellin dhe më shumë zhvillim për qytetin. Të tilla ai përmendi, transformimin e Piramidës në një qendër multifunksonale të teknologjisë, Bulevardin e Ri, Kopshtin Zoologjik, Unazën e Madhe dhe Terminalin Multimodal.

Piramida po ashtu, e cila është pallati i pionierëve për kompjutera, ku 5 mijë fëmijë do mësojnë elektronikë. Sot kombet që ecin përpara janë ato kombe që dinë, jo ato që kanë. Nëse ne do fitojmë betejën tonë me varfërinë, prapambetjen, do ta fitojmë nëse bëhemi në komb që di.

Duam të përfundojmë Bulevardin e ri të Tiranës. Këtë javë do vijojmë me lirimin e territorit për të shkuar te lumi, atje do shkojmë me një shesh ceremonial Nënë Tereza. Fillojmë terminalin e ri të autobusëve te kthesa e Kamzës. Kopshti zoologjik për fëmijët, bashkim të kopshtit botanik me zoologjik. Pallatet i ka bërë komuna e Farkës ndaj ajo nuk votohet më. Për momentin kemi vendosur të përdorim atë hapësirë se liqeni tërheq një pjesë të popullsisë. Kjo na jep mundësi të zhvillojmë atje një eksperiencë. Duam të vazhdojmë me një terminal tjetër që do jetë në Farkë, tani kanë filluar punimet. Bulevard të ri në Kashar, do ecim me Unazën e Tiranës, do vazhdojmë me pjesën lindore Farkë Tufinë ku gjurma është liruar dhe sigurisht me pjesën e Astirit”, tha Veliaj.

v.l/ Dita

April 15, 2019 23:03
Komento

7 Komente

  1. Vito & Niko Mashtruesi April 16, 06:40

    Erion une votoj per ty, po te lutem evitoi daljet ne televizionet e Ylli Ndroqit sepse inkurajon llumin.

    Reply to this comment
  2. Detari April 16, 07:09

    Z.Velia,fjalet e shumta ,mburrjet dhe premtimet nuk I ha me njeri ….Dil para qytetareve te Tiranes me nje Projekt-Kontrate,dhe shkruaj cfar mer persiper te besh.Sa eshte buxheti I pritshem i Bashkise dhe si do te perdoret me % ai.Sheno plan-kalndarin e zbatimit te projekteve.Lere popullin te gjykoje mbi ate Projekt-Kontrate .Para zgjedhejeve ajo te noterizohet…Keshtu populli di se per cfar te votoje dhe ti s’ke nevoje coptohesh neper ekrane dhe….”hoi ,broi”

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 16, 07:19

    Ky mashtrues i pacipe GEBELSIAN u ka grabitur leka per 117 shkolla tironsave me taksen e ujit dhe u grabit papaushim leka te gjithe banoreve me taksat e parkimeve dhe te gopit te Rilindjes se Edvin Droges alla Bashkim Ulaj &Lukuni qe fallsifikuan dokumentat e nje firme amerikane per te vjedhur me tendera te sajuar ne Unazen e madhe ku Kulcedra te Papara enveriste

    prandaj:

    Na e hiqni sysh kete mashtrues GEBELSIAN o gazeta DITA, sepse me lekat qe ka vjedhur bashke me Edvin Drogen Tirana do te duhej te dukej si Parisi dhe jo si karikature prej betoni, si Kandahari i Afganistanit, nje qytet i totalisht i pabanueshem dhe i asfiksues ngado qe te shkosh.

    NA E HIQNI SYSH KETE MASHTRUES TE PROPAGANDES GEBELSIANE SE ESHTE VETEM NJE HAJDUT I EDVIN DROGES

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 16, 07:20

    Ky mashtrues i pacipe GEBELSIAN u ka grabitur leka per 117 shkolla tironsave me taksen e ujit dhe u grabit papaushim leka te gjithe banoreve me taksat e parkimeve dhe te gopit te Rilindjes se Edvin Droges alla Bashkim Ulaj &Lukuni qe fallsifikuan dokumentat e nje firme amerikane per te vjedhur me tendera te sajuar ne Unazen e madhe si Kulcedra te Papara enveriste

    prandaj:

    Na e hiqni sysh kete mashtrues GEBELSIAN o gazeta DITA, sepse me lekat qe ka vjedhur bashke me Edvin Drogen Tirana do te duhej te dukej si Parisi dhe jo si karikature prej betoni, si Kandahari i Afganistanit, nje qytet i totalisht i pabanueshem dhe i asfiksues ngado qe te shkosh.

    NA E HIQNI SYSH KETE MASHTRUES TE PROPAGANDES GEBELSIANE SE ESHTE VETEM NJE HAJDUT I EDVIN DROGES

    Reply to this comment
  5. sa pare fitojne genjeshtaret? April 16, 11:42

    Sa shkrujne keta komentuesit e paguar mor aman na mbyten neper portale. Sa merrni per koment mor aman. Ruset e serbet bashke me greket kujtojne se duke mbushur portalet me genjeshtra do mashtrohen njerezit.

    Reply to this comment
  6. Drini April 16, 16:13

    Shume mire qe ka gjithe keto projekte. Po ndonje shkolle 9-vjecare, cerdhe/kopesht apo ambulance a ka parashikuar te ndertoj te zona e kopshtit zologjik dhe liqenit te thate? Pasi eshte gjithe ajo lagje dhe nuk ka asnje nga keto sherbime publike.

    Reply to this comment
  7. Dionis Kurti April 20, 10:26

    Per te shkuar ne Durres duhet te shkosh te marresh busin ne Kamez sipas Mr. Veliaj sepse qendren e do veç per kulla!
    Nsee ai me perpara fjeti gjum dhe nuk nderroi nje drite rruge, ky te mashtron sy per sy! Qesharake

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin