Nga nesër nisin shirat, meteorologët: Ja zonat ku do bie borë në fundjavë

October 5, 2017 16:31

Nga nesër nisin shirat, meteorologët: Ja zonat ku do bie borë në fundjavë

 

Nëse të gjithë jeni kuriozë për të ditur se si do jetë moti nesër, meteorologët bëjnë të ditur se vendi do të dominohet nga vranësira të kthjellëta.

Por këto vranësira do të shtohen dhe do të bëjnë që në pjesën qendrore dhe veriore të vendit të sjellin shira të dobët.

Por në mbrëmje parashikohet që pjesa veriperëndimore dhe qendrore të përfshihet nga shira të dendur.

Ndërsa gjatë natës do të kemi shira në pjesën më të madhe të vendit dhe të shtunën pritet të bien dhe reshjet e para të birës së zonat e thella malore në veri–verilindje.

Parashikimi i Meteoalb

“E PREMTE: zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër.

Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobët deri në mbrëmje kur shira të dendur përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore shfaqen në zonat e thella malore në veri – verilindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rënie më e ndjeshme do të shënohet në vlerat termike të mesditës”.

October 5, 2017 16:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*