Nga një hapësirë e zaptuar, Lapraka me një tjetër terren të ri sportiv, Veliaj: E njëjta cilësi si në qendër, edhe në periferi

February 27, 2021 12:29

Nga një hapësirë e zaptuar, Lapraka me një tjetër terren të ri sportiv, Veliaj: E njëjta cilësi si në qendër, edhe në periferi

Një tjetër terren sportiv iu shtua sot kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fushat e reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit në Laprakë, që nga një hapësire totalisht e zaptuar, e cila ishte kthyer në një parkim makinash, tashmë do jetë në shërbim të komunitetit.

“Ishte një grup që e kishte zaptuar këtu hapësirën mes pallateve, për të parkuar makinat dhe me demek mbronte interesin e makinave, ndërkohë që ishin thjesht zaptues të një territori publik, për t’u gëzuar nga të gjithë, siç ishte zaptuar edhe fusha e futbollit në anën tjetër të rrugës. Sot, Lapraka mund të themi që ka cilësinë më të madhe të fushave sportive e terreneve sportive”, u shpreh Veliaj.

Në gjithë Tiranën po punohet me të njejtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi. Me mirëkuptim kryebashkiaku kërkoi nga banorët që përveç se t’i shijojnë edhe t’i mirëmbajnë këto ambiente.

“Kam edhe një porosi, duhet edhe mirëmbajtur. Nëse kjo mirëmbahet, ne shkojmë akoma më në periferi, pra ne mund të shkojmë tani nga Lapraka tek Kodër-Kamza, nga Kodër Kamza në Zall-Herr, pra të sigurohemi që në çdo terren të Tiranës ka një cilësi, por kjo realizohet nëse mirëmbahet. E kemi mbajtur llafin deri tani , që çdo muaj kemi bërë nga një terren sportiv e një kënd lodrash, që dua të vijojë me këtë frymë”, vijoi ai.

Duke paralelizuar lojërat sportive me politikën, Veliaj tha se pavarësisht bindjeve të ndryshme, në fund nuk ka armiqësi me njëri-tjetrin.

“Janë ca mësime që edhe ne politikanët duhet t’i mësojmë, sidomos kur vjen periudha e zgjedhjeve. Ca do fitojnë, ca do humbasin por jeta vazhdon dhe në fund të fundit s’jemi armiq me njeri-tjetrin, jemi thjesht me bindje të ndryshme”, tha Veliaj.

Lapraka është një nga lagjet që falë investimeve të Bashkisë ka gjithë fasilitetet e nevojshme. Ka fushë basketbolli, fushë profesioniste volejbolli, ka fushën e madhe të futbollit që ishte parashikuar për pallate nga Lulzim Basha, por u shpronësua dhe rehabilitua nga Bashkia Tiranë, ka gjithashtu edhe kënd lodrash dhe kinemanë “Maks Velo”.

5 vitet e fundit nëpër Tiranë janë ndërtuar 75 terrene të reja sportive e kënde lojrash, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

o.j/dita

February 27, 2021 12:29
Komento

7 Komente

  1. Tos mallos February 27, 13:16

    Shpellaret nuk e njohin shtetin, zaptojne cfare tu dalë perpara. Kjo ishte demokracia e ofruar nga Sali Batërdija. Sali komunisti 24 karatesh na solli lirine. Per mua Ramiz Alia eshte demokrati i pare, se ashtu si veproi Saliu ishte me rekomandim te te drejteperdrejt te Ramiz Alise.
    Pashe ne internet nje interviste te Ismet Haxhise, qe thonte, qe mjeku Dine Abazi e ka goditur Sali Berishen dhe mire ia paska bere. Pse nuk e dinte mjeku tropojan Baze se cfare muti i perlyer ishte mjeku xhahil Berisha?

    Reply to this comment
  2. Doktor Mortja February 27, 13:22

    Ka gjithe “fasilitetet” e nevojshme?!?!

    Reply to this comment
  3. Tung February 27, 13:22

    Keni bere gjithe keto investime dhe duhet ti rrethoni me gardh te hekurt dhe te punesoni nje roje lokale. qe t’i hape e mbyloe keto qendra me orar. Ketu ne France, ka orare te ndryshme, sipas stineve dhe qe jane te afishuar ne deren e parkut.
    Po i late pa rrethim dhe pa roje do te katandisen si mos me keq, nga vandalet.

    Reply to this comment
  4. Leo February 27, 14:28

    Administratori duhet te kete nje numer kontakti per rezervime oraresh ose duhet te jete i pranishem gjate gjithe kohes, ne menyre qe jo vetem ca njerez ta perdorin, por me kohe te kufizuar perdorimi, ne varesi te fluksit te njerezve.

    Reply to this comment
  5. Qytetar February 27, 18:16

    Ato pallatet buze rruges, te egjyptianit dhe te malajzianit e duan nje dore boje se duken skandal.
    Kur hyn ne Tirane shikon keto ndertesa te shemtuara , bashke me ato te mark lulit habitesh dhe tronditesh .
    Te pakten thjesht te lyhen

    Reply to this comment
  6. Qytetar February 27, 18:16

    Ato pallatet buze rruges, te egjyptianit dhe te malajzianit e duan nje dore boje se duken skandal.
    Kur hyn ne Tirane shikon keto ndertesa te shemtuara , bashke me ato te mark lulit habitesh dhe tronditesh .
    Te pakten thjesht te lyhen .

    Reply to this comment
  7. Antena February 27, 19:19

    Eshte turp i madh,qe nje kryebashkiak i nje kryeqyteti te dale e te mburret se ka bere nje fushe sporti!
    Jetoj prej vitesh ne SHBA,shteti i Miciganit,por ketu ka rregulla te forta,qe askush nuk guxon t’i shkele lidhur me ndertimet!
    Jane te percaktuara me ligj normat ,kriteret dhe perparesite e ndertimit apo pajisjes se cdo qendre te banuar ne proporcion te drejte me sasine dhe dendesine e popullsise per km/2 !
    Cdo zone e banuar ka plan urbanistik te percaktuar rigorozisht se sa banore do te kete,lidhur kjo me trafikun e automjeteve,gjelberimin,trotuaret,furnizimin me energji elektrike,uje dhe gaz per cdo banese!
    Askusdh nuk mund te ndertoje jashte ketyre planeve urbanistike banesa shtese,te mbjelle peme apo te shfrytezoje hapesirat midis banesave per te mbjelle perime,peme frutore etj!
    Ne urbanizimin e qzonave te banuara trajtohen te barabarte te gjithe banoret,si ata qe banojne ne mes te nje qyteti te madh si Detroit po ashtu edhe nje nje qyteze te vogel prej 30 mije banoresh ku jerrtoj une ne largesi prej 50 km, nga Detroit!
    Bile ne l;agjen time elementet e jetes ne komu nitet jane shume here me te mira se te atyre qe jetojne ne qender te [email protected]
    Hapesira midis banesave nga 1-3 kate eshte e madhe,gjelberimi i bsarit dhe i pemeve na krijon qetesine e nevojshme dhe pastertine qe nuk e ka Detroit!
    Qetesia nga zhurma e makinasve nuk ekziston,pastertia eshte gati sterile,se secili mban paster hapesiren e caktuar rreth shtepise se tij,pastron deboten,korr basrin rreth baneses se tij dhe te gjitha keto i kontrollon me rigorozitet organi shteteror!
    Vertet nuk ka klube,dyqane afer shtepive,por vetem 5-10 minuta larg jasne 4-5 supermarkete gjigande ku mund te furnizxohesh me te gjitha nevojat familjare njelloj sikur je ne mes te nje qyteti te madh!
    Fakti,qe jetohet me mire ne periferi edhe te largeta nga qytetet e medhenj nuk ka nxitur deshiren per t’u laguar prej aty sepse jeta eshte me e bukur ketu ku jetojme!
    Afer lagjes ka disa parqe te medhej prej disa km/2,te pajisur me lojra per femije,fusha pa fund per te luajtur me top apo vraspuar,stola dhe tavolina ku mund te ulen per te pushuar apo ngrene ushqim,e si ne piknik,bile ka edhe vende te posacme me tavolina dhe stola qe mund te perdoren edhe ne rast se bie shi etj!
    Po aty afer,rreth 5 minuta nga shtepia jane 2 liqene ku behet shetitje ndersa ne vere edhe plazh!
    Ne te gjitha ambientet ushtrohet kontroll nga organet perkatese dhe nuk mburrej njeri ne se kur prishej nje stol dhe riparohej te nesermen,ashtu sic behet ne Tirane,qe cdo gje behet per proipasgande e jo per t’i sherbyer qytetareve!
    Jeta fillon nga shtepia dhe bashkia duhet te shtroje rrugicat duke filluar nga dera e shtepise e jo te mburret me ndertimin e autostradave,qendrat e qyteteve etj etj!
    Ne Tirane nuk i sdherbehet qytetareve,por behet propagande e shfrenuar tallese,aq sa qytetari nuk e ndjen se eshte qyteti dhe bashkia e tij,por e huaj!
    Ndersa ne Shqiperi eshte e kunderta!
    Bashkia e Tiranes i ka lene lagjet periferike,ku dhe basnoijne shumica e qytetareve te Tirtanes dsi GETO ku mungojne te gjitha elementet jetike te nje komuniteti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim