Nga një shesh parkimi e balte në kënd lojrash, Bashkia nis rehabilitimin në zonën e NSHRAK-ut

April 5, 2018 10:03

Nga një shesh parkimi e balte në kënd lojrash, Bashkia nis rehabilitimin në zonën e NSHRAK-ut

 

Një tjetër bllok pallatesh i është nënshtruar rikualifikimit të plotë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e një hapësire çlodhëse dhe për rregullimin e rrugicave për të gjithë banorët e kësaj zone në brendësi të NSHRAK-ut që deri më tani ka shërbyer si një vend parkimi për automjetet, ndërkohë që gjatë kohës së reshjeve mbulohej nga balta.

Aktualisht ka përfunduar puna për ndërtimin e trotuareve si dhe për vendosjen e ndriçuesve, ndërkohë që po punohet dhe me ndërtimin e lulishtes e cila do të ketë edhe një park të madh lojërash për fëmijët, ku do të instalohen module të ndryshme lojërash.

Pritet që ky investim tepër i rëndësishëm për banorët jo vetëm të përmirësojë jetën e tyre, por njëkohësisht të ndikojë edhe në rritjen e vlerës së pronës.

Në tre vite, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë çdo vit në 50 blloqe banimi në kryeqytet, duke i shndërruar në hapësira qetësie.

Punimet në këto blloqe, përveç lirimit të hapësirave të zëna pa leje, ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha, bordurave, trotuareve, pajisjen e rrugëve me ndriçim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme rrugore.

l.h/ dita

April 5, 2018 10:03
Komento

2 Komente

  1. Doni apo nuke doni ju,DREJTESIA do te BHET. April 5, 12:45

    Cudia veliajvicerve,bashkia do te regulloje rruget,jomor jo,rruget ti rregullojne firmat e ndertimit qe i prishen.Mjat me,duke cvatur taksapaguest tiranas.Dridhuni e perdridhuni po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mij kenetash e popullista cvates qe mbetet po mizekali.Kohes se ligjeve qe ushqejne boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne krie te tre pushteteve,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne tuj grabit popujt me fuqine e pushteteve i mbaroje vaji kandilit,doni apo nuke doni ju o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Prisni se nuke keni pare gje akoma ju pseudopopulist,kure e djeshmja dhe e sotmja si bashkeudhetare me boten e krim-korripsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot,do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert nga bange e drejtesise ne burgun e Recit ne nje fund te turpshem dhe pa kthim ashtu sikurse e meritoni.Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete qe POULLI,USA,BE,LIGJI dhe ZOTI t’u meshirojne.

    Reply to this comment
  2. aa April 5, 16:09

    Duhet te rregulloje ne anen e rruges qe e mbytur nga lavazhet e gjithe mbeturinat qe jane ne ish-uzina qe ka ngelur si germadhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*