NGA QERSHORI NE QERSHOR

June 24, 2014 15:08

NGA QERSHORI NE QERSHOR

(Bilanc i trishte i PD)

 

Vargje të nënshkruara

Ismail Xhaferi

 

Nga qershori ne qershor

Gati te veme ulerimën

1 milionët na përzunë

Ndaj dhe morem rrokullimën

 

Nga qershori ne qershor

S’ka më qejf e s’ka më pallë

Xhozi nga kreu Kuvendit

Zbriti si te gjithe ne salle

 

Nga qershori ne qershor

Me pushtetin s’ka pikepjekje

Iku Basha edhe Sala

Beri sikur dha doreheqje

 

Nga qershori ne qershor

Qeverise s’i hapem rruge

Prandaj eksperimentuam

Greva urie me buke

 

Nga qershori ne qershor

Pse mos themi te verteten

Se nuk kemi gje ne  vije

Kemi marre shok’ tatepjeten

June 24, 2014 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*