Nga rrëfimi i kryeinxhinierit: Si e prodhuam traktorin e parë shqiptar

November 6, 2018 18:42

Nga rrëfimi i kryeinxhinierit: Si e prodhuam traktorin e parë shqiptar

Maqo Bleta ish-kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve: Prodhuam 100 traktorë për tre vjet, ndërsa në Kinë një i tillë montohej për një minutë. Pas suksesit kryeministri Mehmet Shehu na tha:“Keni kryer detyrën”

Në foto: Maqo Bleta – Pamje nga Kombinati i Autotraktorëve

Nga Leonard Veizi 

Traktori duhej prodhuar, qoftë dhe për t’i treguar botës se Shqipëria e vogël mund të bënte gjëra të mëdha. Në vitet kur nuk kishim më miq që të na ndihmonin, gjithçka duhej bërë “me forcat tona”…

Data e prodhimit

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.

Traktori i parë shqiptar, tip DT-54, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe zyrtarisht, është përuruar më 16 tetor 1978. Daton në 16 tetor, pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, dhe kjo është sanksionuar edhe në një pllakat të vendosur në ballinën e traktorit.

Kryeinxhinieri

Për të paktën 10 vjet rresht ai ka qenë njeriu i dytë i një prej uzinave më të rëndësishme të industrisë mekanike shqiptare, siç ishte “Uzina e Traktorëve”. Ndërsa i pari i kësaj uzine ishte Pilo Peristeri, ish-anëtar i Byrosë Politike të cilit Enver Hoxha i pat besuar drejtimin e këtij segmenti të industrisë së rëndë. Maqo Bleta, ish- kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve, e më pas ish-zv/ministër i Industrisë, rrëfen se si u realizua projekti për prodhimin e traktorit të parë shqiptar, në përurimin e të cilit shkoi vetë kryeministri Mehmet Shehu i cili për punonjësit e Kombinatit bëri dhe një shoë duke manovruar me traktorin e prodhuar prej tyre..

Specializimi në Kinë

Maqo Bleta thotë se vajtja në Kinë qe një shkollë e dytë për të. “Në atë kohë tek ne ekzistonte një uzinë mekanike shumë pak e zhvilluar. Praktikën në Kinë, e bëra tek Uzina e Parë e Traktorëve, me rreth 250 mijë punëtorë, ku në çdo 50-60 sekonda prodhohej një traktor. Vetëm një repart instrumental kishte 35 mijë punëtorë. Atje u njoha me shumë gjëra: organizimin e projektimit të dokumentacionit teknologjik e arkivimin e tij, që tani quhet gjë e thjeshtë. Imagjino që një traktor kishte rreth 2500 detale dhe për t’i prodhuar ato nevojiteshin rreth 30 mijë lloje atrecatura teknologjike si instrumente prerës, ndihmës, matës, forma, konkilje, pajisje teknologjike, stampa të ftohta e të nxehta. Të gjitha këto duhet t’i gjeje në një arkiv teknik për disa sekonda. Atëherë duhej një sistem i tillë organizimi që të gjeje sa më shpejt dokumentacionin”.

Sistemimi i dokumentacionit

“Në Kinë pashë sistemin decimal të arkivimit dhe sistemimit të dokumentacionit teknik që ishte një sistem i panjohur për mua, por shumë praktik. Me atë sistem mund të gjeje një dokument për 5-6 sekonda. Dhe kjo qe një arritje për prodhim traktorit të parë shqiptar, përndryshe krijohej një konfuzion i madh në dokumentacionin. Një traktor që peshon rreth 5 ton, mbështetet vetëm në informacion. Sot me kompjuter deshifrohen menjëherë, por 40 vjet më parë ishte e vështirë. Atje mësova se si prodhohen çiftet e precesionit. Për këtë punë kur u ktheva shkrova një libër “Teknologjia e Prodhimit dhe e Riparimit”. Po kështu mësova prodhimin e ingranazheve konike, më dhëmbë helikoidalë me kënde nga 0-12 gradë që janë karakteristike në gjithë traktorët, veturat, makinat, nga ato të rënda deri të lehtat”, rrëfen Maqo Bleta.

Mehmet Shehu duke puthur ballinën e traktorit të parë shqiptar

Prodhimi i traktorit

Në vitin 1978 u arrit prodhimi i traktorit të parë shqiptar. Në Kombinat erdhën dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të vendit, Hysni Kapo në linjën e partisë dhe Mehmet Shehu nga ekzekutivi. Maqo Bleta kujton. “Kryeministri hipi në traktor dhe në vend që t’i fuste marshin e dytë, i futi atë indietro. Mirëpo prapa ishin punëtorët që e kishin rrethuar nga entuziazmi. Fati që nuk u shtyp ndonjë. Pas kësaj kryeministri bëri ca prova. Traktori ka dy freksione. Një majtas e një djathtas. Mehmeti e shtynte freksionin për djathtas edhe traktori rrotullohej nga e majta dhe e kundërta. I bënte këto me qëllim që të shikonte reflekset dhe ngarkesën e traktorit. Kjo provë doli me sukses, nuk pati ndonjë problem. Megjithatë nuk na u dha ndonjë lavdërim. “Keni kryer detyrën”, na tha Mehmet Shehu”.

100 traktorët e prodhimit shqiptar

Kombinati i autotraktorëve prodhoi traktorin e parë dhe fill pas tij arriti të montonte dhe 99 copë të tjerë… Dhe kaq. “Prodhimi i traktorit, më tepër qe një simbol për t’i treguar botës se ç’ishte në gjendje të bënte Partia e Punës. Që ne çdo gjë e bëjmë me forcat tona. Ai traktor u prodhua ekzakt siç prodhohej në Kinë. Tek ne u bë në rrugë teknologjike, industriale kurse montimi i tij u bë në rrugë artizanale. Kjo kërkonte shumë kohë. Në Kinë bëhej në një minutë tek ne zgjaste mbi 10 ditë. Mirëpo, kur prodhonim traktorë, për shkak të kapacitetit të vogël, mbeteshin pa prodhuar pjesët e këmbimit. Se ne mund të prodhonim 30 copë traktorë në vit. Ndërsa pjesët e këmbimit prodhoheshin për 10-15 mijë traktorë. Prodhimi i traktorit “me forcat tona” vazhdoi për nja 3 vjet e pastaj u la sepse nuk kishte kapacitet uzina. Por prodhoheshin në sasi të vogla”, rrëfen Maqo Bleta, ish kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve.

 

November 6, 2018 18:42
Komento

13 Komente

  1. Kryeinxhinjerë apo...kryekopjacë? November 6, 19:48

    Si shpjegohet qe edhe ato pak maqineri te prodhuara ne vend “me forcat tona”, pasi e kryenin “funksionin”, (dmth. pasi ekspozoheshin per propagande qesharake ne ekspoziten Shqiperia Sot), vinte dita dhe zhdukeshin sa hap e mbyll syte nga faqja e dheut?

    Citat: “Me atë sistem mund të gjeje një dokument për 5-6 sekonda…”

    Se sa traktore jane prodhuar vertet, kete s’mund t’na e thone me siguri as gazepat e rrogozeve medhiatike, dhe as kryeinxhinjeret deshtake, te cilet sot s’e kane per turp fare te deklarojne haptazi se si baze prodhuese ka sherbyer dokumetacioni kinez (pa dyshim dhe jo vetem). Prodhimi ne vend i traktorit te pare “made in china” me tenequrina te lyera me boje antiruxho “made in albania” do te ishte vertet sukses, nese motori i tij, si truri i cdo lloj mjeti levizes, perfshi ketu kamjon, zinxhirret me celik special, etj. do te ishin projektuar dhe prodhuar komplet brenda vendit.

    Reply to this comment
    • demokracia e pjerdhur November 6, 22:13

      O kryeinxhinier demokracie,ndoshta nuk ja ke idene se ceshte metalurgjia.Prandaj flet si gjeli maje plehut.Ne ate kohe mire apo keq kishte produkt ne cdo lloj fushe. Me universitete mbi baze merite .Sot ke vetem kurva dhe drogmene e killare me pagese.

      Reply to this comment
    • Askushi November 6, 23:18

      Krieinxhinieri leshit nuk ben paragonin e kesaj epoke me ate te kaluaren. Ne kohen e diktatures skishim liri po kishim pune arsim fabrika qe sollen prodhimin e atij traktori. Ndersa sot kemi liri me bollek po ka arsim jo cilesor shendetsi me pagese pastaj pune ka po nga niveli pagave qe mjafton sa per te mbajtur veten gjalle. Tani krieixhinier i leshit na bej paragonin. paga te uleta atehere dhe sot sa per tu ushqyer. Arsim leshi sot me nivel dhe merite ne ate kohe, shendetesi falas atehere sot (falas) me pagese. Siguri per jeten nga kriminelet skishte droge e spo them te tjera ndersa sot provo e dil rruges ne mos te shtyp ndonje makine ose dil nga blloku mos hash ndonje koqe plumbi. Tani krieinxhinier leshi me mire ca traktore qe benin nje pune, o sot asnje traktor dhe ti qe je pa pune dhe merresh me llafe boshe dhe idiote.

      Reply to this comment
  2. Vladimir November 6, 19:58

    Do qe fantastike qe ne ndonje muze te vendosej njeri nga 100 traktoret e prodhuar ne vend.

    Reply to this comment
  3. Sqiperine e mori... November 6, 20:38

    Sot prodhojme droge e korrupsion, e shesim diploma universiteti (keto te fundit bile i eksportojme edhe ne Itali kundrejt nje pagese prej 6 mije eurosh) dhe te gjitha prodhohen ne vend e jo te kopjuara ne Kine.

    Reply to this comment
  4. Alpizo November 7, 09:50

    E vertete , u prodhua , por si e transmetuan vendet kapitaliste ne ate kohe lajmin nga Shqiperia ? Kanali RTBF belg ne lajmin kryesor ne mbremje ” Shqiperia prodhoi traktorin e pare ” Traktori ne vend qe te shkonte para, shkonte mbrapa duke nxjerre tym te zi nga skapamento. Ky ishte imazhi .

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi November 7, 11:38

      E mor pallë. Bëri mbrapsht se Mehmeti futi gabimisht marrshin mbrapsht. E sa për tymin e zi, doemos, sepse ishte hera e parë që vihej në punë. Api ti doje që të punonte me hidrogjen a me bateri litiumi? E trap?

      Reply to this comment
  5. specialisti November 7, 15:37

    Sa turp qe disa shkruajne idiotesira.
    Ajo ishte ekonomia atehere.
    Te prodhohej traktor ishte nje mrekulli.
    Cdo gje importohej, si edhe sot. Edhe majen e gjilperes. Po sot a e prodhojme ate maje gjilpere ? Jo.
    Prodhojme vetura e kamiona ? Jo. Por atehere prodhohej edhe kamioni ne NSHRAK. Nuk ishte si SKODA ceke, por ama prodhohej. Sot jo.
    E kuptoni tani ? Jo se kishte teknologji perendimore e cilesore , por me ato makineri riparuese, minimalisht mbaheshin ne gjendje pune makinat e importuara.
    Me trego ti i ashtuquajturi Kryeingjinjer, cilen makineri prodhon sot ? Atehere prodhoheshin ne Kantjerin Detar Durres edhe anije transporti 500 toneshe,

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi November 7, 18:22

    Traktori yne u la pas dore, sepse dilte jo vetem shume me i shtrenjte se nje traktor i gatshem nga jashte, por sepse edhe si peshe ishte shume i rende, pa llogaritur pastaj difektet e shumta qe reklamoheshin nga fshati. Por, nese uzina traktori, ajo e reja dhe tynelet, do te vazhdonin punen sot, me disa modifikime mund te prodhoheshin jo vetem traktore, por edhe vetura. Por elita drejtuese dhe populli yne i nderuar ia vune kazmen gjithshkaje qe ishte ngrejtur me mund e djerse dhe me miliona dollare. Andaj, rrofte populli shqiptar me partite e tij!

    Reply to this comment
  7. realisti November 7, 21:13

    Pa dashur ngaterrohen , mbivendosen dy peobleme. Njeria ane eshte zotsia e mjeshtrave dhe ingjinjerave tane . Tejtra ane eshte efiçenca ekonomike e nje produkti te caktuar. Nese ndokush kerkon te krahasoje shkollen profesipnale te asaj kohe me sot mendoj se sot te vjen te qash per ato diplloma qe shperndajen sebashku me titujt profesiona. Ixhinjeret e sotem jane nxenesit me te dobet te universitetit me te paaftiti qe nukjane ne gjendje te lexojne e te kuptojne nje karte teknollogjike te nje detali ejome te prodhojne nje traktor qofte apojo i kopjuar. Sa i perket kopimit ne teknollogj askush nuk e ka bere asgje pa kopjuar. Sa i takon gares me Kinen kjo eshte apsurditet ta mensosh . Efiçenca ekonomike midis prodhimit artizanal dhe atij lindustrial patjeter qe industria prodhon me shpejtesi te pa krahasueshme. Qellimi i prodhimit te traktorit ne vend kishte synime propogandistike me shume sesa ekonomike. Por inxhinjeret tane paten mundesi te tregojne talentin e tyre aftesite e tyre. Kushdo qe tallet me mjeshtrat e djeshem duhet te na tregoje tezulttate e tije sot.

    Reply to this comment
  8. Alpizo November 7, 23:19

    Oh sa i cultivuar qe je o ” Moisiu i madh ” lume fshati qe te ka !!!

    Reply to this comment
  9. demo November 8, 08:47

    Prodhimit te traktoreve dhe veturave moderne ja vuri kazmen vete regjimi i skamjes.Gjermanet qe me Shtrausin i propozuan skamnoreve nder te tjera edhe nje fabrike Benxi ne Shkoder,ne vend te kamjonave surrogato me punishte mesjetare.FALAS,ME KREDI PA AFAT(Thjesht donin te falnin nja 3 miljard dollare,qe keta i kerkonin si reparacione lufte).Por dhia zgjebosur me bishtin perpjete,nuk pranoi.

    Reply to this comment
  10. Kole Brana i Mokres November 9, 19:46

    Mirenjohje ing.Maqo Bletes dhe gjithe ing. Teknikeve dhe Punetoreve qe me mundin, dhersen dhe mendjen e tyre gjeniale arriten qe te fabrikojne traktorin e pare shqiptar, por te krijojne edhe vepra te tjera te pavdekshme (qe do te mbahen mend ne jete te jeteve) si hidrocentralet gjigande, termocentralet, uzinat dhe kombinatet, portet, qytetet Librazhd, Perrenjas, Lac, Corovode, etj. PSE TE MOS KEMI TE PAKTEN NJE MUZE TE INDUSTRISE, NJE MUZE TE ARRITJRVE BUJQESORE E BLEGTORALE. NJE MUZE TE VEPRAVE TE RINISE ME PUNE VULLNETARE. Shqiperia nuk ka patur vetem bunkere per BunkArt, nul ka patur vetem perndjekje e spiunllek per Muze te tipit Shtepia me gjethe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*