Nga rruga e Arbrit tek tuneli i Llogarasë, 7 akset ku do ketë punime

June 10, 2018 17:00

Nga rruga e Arbrit tek tuneli i Llogarasë, 7 akset ku do ketë punime

 

Autoriteti Kombëtar i Rrugëve do të nisë ditën e hënë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërhyrje që pritet të përfundojë në fund të muajit qershor.

Aksi rrugor Tiranë-Durrës, prej disa kohësh ka pësuar dëmtime serioze në të dy korsitë e saj, çka e ka shndërruar në një burim aksidentesh.

Në total, i gjithë projekti do të kushtojë 615 mijë euro, fond me të cilin do të bëhet riparimi i shtresave të asfaltit në të dy kahet e rrugës.

Mësohet se në total do të asfaltohen 31 mijë metra katrorë rrugë.

Ndërkohë që dje qeveria bëri të ditur se do të nisë punimet në 7 akse rrugore të rëndësishme në kuadër të programit të investimeve në infrastrukturën kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje një video me shtatë akse rrugësh, të cilat do të nisin shumë shpejt punimet dhe do të garantojnë rrugë moderne, sipas standardeve europiane.

Në projektet e qeverisë është njoftuar nisja e punimeve për Rrugën e Arbrit, Rrugën Kardhiq-Delvinë, Bypassin e Tepelenës, Lotin e 5 të Unazës së Madhe të Tiranës, Rrugën Thumanë-Kashar. Po ashtu do të nisin punimet për rrugën Orikum-Llogora dhe rruga Milot-Balldren.

Për kreun e qeverisë, këto vepra publike do të rrisin ndjeshëm ekonominë dhe punësimin në vend. “Me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomisë e të punësimit”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

AKSET KU DO FILLOJNË PUNIMET

-Rruga e Arbrit

-Rruga Kardhiq-Delvinë

-Bypass i Tepelenës

-Loti i 5 i Unazës së Madhe të Tiranës

-Rruga Thumanë–Kashar

-Rruga Orikum-Llogora

-Rruga Milot-Balldren

a.s/ dita

June 10, 2018 17:00
Komento

5 Komente

  1. inxhinieri June 10, 18:44

    Po bypass i Fierit… a do perfundoje ndonjehere

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 10, 19:11

    O zot, sa premtime! Por,…..vetem kaq! Me pas fjalet, si zakonisht i merr era, dhe …fjalet e mira, guret ne traste! Pse e them kete? Me thoni, te dashur lexues, te pakten nje rruge te mbaruar plotesisht dhe konforme standarteve, atehere do te kerkoj publikisht falje per komentin qe kam shkruar!

    Reply to this comment
  3. Saimir June 10, 20:31

    Pordh me rigon

    Reply to this comment
  4. Laveri June 10, 21:01

    Paret e bypassit te Fierit i ndane me Lulin dhe Birishen para zgjedhjeve, tani prit i dashur inxhinier edhe nja 4 vjet te tjera se ndoshta kujtohet ky palla i gjate(me thuaj cilen rruge ka perfunduar ky, ne keto 5 vjet qe qeveris)

    Reply to this comment
  5. sopiqoti June 11, 07:48

    Le te shpresojme se Qeveria dhe Kryeministri nuk do te mbesin tek FALET dhe PREMYIMET

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*