Nga rruga te barku i avionit, si përparuan grabitjet 4 vitet e fundit

April 10, 2019 09:02

Nga rruga te barku i avionit, si përparuan grabitjet 4 vitet e fundit

Grabitja e një makine në dalje të një banke në kryeqytet, në shkurt të vitit 2015, ishte e para e një serie vjedhjesh të mjeteve të transportit të parave, me destinacion aeroportin e Rinasit.

Po atë vit, në dhjetor 2015, objektivi i sulmit ishte një automjet në rrugën që të çon për në Rinas.

Në qershor 2016, grabitësit u “zhvendosën” në Aeroportin e Rinasit, ku sulmuan brenda tij makinën e transportit të parave.

Në shkurt 2017-n, ndodhi një tjetër grabitje në Qafë Kashar, ku sërish ishin objektiv mjetet që transportonin paratë në aeroport.

Për të mbërritur në ngjarjen e pestë, ditën e djeshme, ku krimi arriti kulmin dhe paratë u grabitën nga barku i avionit, që ishte gati për t’u nisur drejt Vjenës.

Së pari, nga një ngjarje në tjetrën nuk ka pasur shtim të masave të sigurisë dhe kjo e inkurajon krimin të veprojë më tej.

Së dyti, zbatimi i udhëzimeve të ministrave të brendshëm, fillimisht ai numër 308 i miratuar në maj 2017 dhe udhëzimi i ri në mars 2018, që disiplinojnë lëvizjen e mjeteve të transportit të parave në Rinas, nuk janë zbatuar me korrektësi, ndërsa ka pasur mungesa ose trajnim të pamjaftueshëm të punonjësve të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF-ve) që kryejnë këtë proces.

Në rastin e fundit, pasi janë lënë paratë brenda në aeroport, shoqëritë e sigurimit fizik janë larguar dhe vlerat janë futur në barkun e avionit. Grabitësit i kanë marrë në fazën e fundit.

Pra është siguria brenda aeroportit që ka rënë, duke filluar nga masat në kargo, doganë, e aeroport, policia private e aeroportit dhe policia e shtetit, në një rast që ekspertët e sigurisë fizike e cilësojnë si skandaloz.

Në procesin e transportit të parave, aktorët e parë janë bankat, Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe kompanitë e sigurimit, që sigurojnë transportin. Këto të fundit, thonë ekspertët, janë dhe hallka më e dobët dhe nuk kanë peshë, ndryshe nga vendet e tjera të Europës.

Aktorët e dytë lidhen me pjesën e transportit, ku përfshihen SHPSF-të dhe policia e shtetit.

Faktori i tretë janë masat e sigurisë brenda në aeroport, në kargo, doganë, ku rol kanë policia private e aeroportit dhe policia e shtetit.

Nisur dhe nga ngjarja e qershorit 2016, siguria brenda ambienteve të Rinasit mbetet shumë e dobët.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se në vendet e tjera, përgjithësisht paratë ngarkohen në avionë në xhepa të veçantë të aeroportit dhe jo siç ndodh në Shqipëri, ku pasi hidhen valixhet, në një cep vendosen dhe paratë që transportohen nga bankat.

Kjo metodë vë në rrezik edhe sigurinë e pasagjerëve të avionit. Ata sugjerojnë që bankat të përdorin chartera të veçantë për të lëvizur vlerat.

o.j/dita

April 10, 2019 09:02
Komento

3 Komente

  1. Jo indiferenti April 10, 09:12

    Rinasi eshte pike kufitare dhe duhet mbrojtur nga shteti. Njerezit qe hyjne ne piste duhet te kene verifikim me ame te gjurmes se gishtave apo retines. Venia e postblloqeve ne rrugen hyrese te Rinasit do te ndihmonte.Shteti te mbroje aeroportin me masa Te shtrenguara sigurie.

    Reply to this comment
  2. iliri April 10, 11:03

    Kur bie aeroporti, bie shteti. Po te shohesh ne te gjithe konfliktet ne bote, aeroporti bie i fundit!
    Asnje gazetar nuk permend faktin qe avioni austriak, eshte territor i shtetit austriak, njesoj si ambasada, mjetet me targe CD, mjetet detare etj.. Eshte cenuar dhe siguria e Austrise.. Mjafton te hapesh te drejten e lundrimit nderkombetar.

    Reply to this comment
  3. ante April 10, 15:39

    1.lerini lloqet KU JANE TANI PARET
    2.TE SHIHEN TABULATET ne kohen kur u be vjedhja tek antenat e rinasit
    3.Kjo aeshte vjedhje e organizuar nga segmente kriminale te specializuara

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim