Nga Salihi te Shaqiri, ja si shqiptarët çmendin Amerikën

August 4, 2014 10:22

Nga Salihi te Shaqiri, ja si shqiptarët çmendin Amerikën

Nga Hamdi Salihi te Xherdan Shaqiri. Çdo moment dhe okazion është një mundësi e artë për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në SHBA. Bajern Mynih, në turneun e tij në Shtetet e Bashkuara, ka në mesin e yjeve edhe futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili i ka bërë për vete edhe shumë tifozë shqiptarë në Amerikë, të cilët në postimet e tyre në rrjetin social facebook kanë dërguar fotografitë me yllin e futbollit Shaqirin. Shaqiri ka gjetur shqiptarët në stadium dhe u ka dhuruar atyre bluzën e tij me numrin 11 ndërsa është përshëndetur me ta. Me të vërshëllyer përfundimin e ndeshjes gjyqtari, në shenjë respekti për bashkatdhetarët e tij shkoi të përshëndesë me dorë nga larg tifozët e tij, të cilët qëndronin ende duke brohuritur “Shaqiri, Shaqiri”. Disa prej tyre hapën një flamur kuq e zi, dhe valëvitën atë për të treguar se në stadium janë edhe shqiptarët dhe janë krenar për yllin e futbollit shqiptarin nga Kosova, Xherdan Shaqirin, që luan me një nga ekipet më të fuqishëm të botës. Për këtë, shqiptarët që jetojnë në SHBA – të cilët e adhurojnë dhe e kanë ekipin e zemrës, skuadrën e Gjermanisë – super klubin Bajern Mynih, nga shkallët e stadiumit – kanë postuar fotografitë e tyre me bluzat e Bajernit. Kjo shfaqje e shqiptarëve në stadiumet amerikane duke festuar me flamurin kuq e zi – është parë edhe dy vjet më parë – kur me skuadrën e Uashingtonit luante bomberi shkodran Hamdi Salihu.

Stadiumi “Red Bull Arena” në Herrison, Nju Xhersi, dy vjet më parë u kthye në festën e shqiptarëve të Amerikës – duke hijeshuar atmosferën festive me flamurin kuq e zi – një flamur gjigand që mbuloi njërën prej tribunave të stadiumit. Atë ditë në njërën nga tribunat e stadiumit të famshëm “Red Bull Arena” në prani të 25 mijë tifozëve entuziast, kanë qenë edhe dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët e kthyen në festë sportive shqiptare takimin mes skuadrave të Nju Jork – Nju Xhersi Red Bulls dhe Uashington D.C e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Major League Soçer, si quhet liga profesionale amerikane e futbollit. Kjo ka qenë një atmosferë shumë emocionuese ku dhjetëra të rinj e të reja shqiptarë nën organizmin e Organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, kanë brohoritur për 90 minuta “Salihi, Salihi, Shqipëria, Shqipëria” në shkallët e stadiumit – ku kësaj radhe lujati skuadra e Shaqirit – Bajern Mynih. Shqiptarët, ishin mbledhur në një anë të tribunave të stadiumit Red Bull Arena në Nju Xhersi, për të përshëndetur “bomberin”shqiptar, Hamdi Salihi.

August 4, 2014 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin