Nga shenjtërimi i Nënës

September 6, 2016 11:06

Nga shenjtërimi i Nënës

 

Nga Bedri Islami

Ja pra, u bë edhe shenjtërimi i Nënës Terezë. Deri dy ditë më parë ajo ishte NËNË, tani u bë Shenjt. Një shndërrim që nuk i takon gjithkujt ta shohë, aq më tepër një vendi të vogël si i yni, i cili ka pasur gjithnjë mosmarrëveshjet e tij të mëdha me të gjitha besimet fetare. Ashtu si kalonin të gjitha rrugët Perëndim-Lindje apo Lindje-Perëndim, nëpër këtë copë tokë strall, ashtu kalonin edhe të gjitha besimet. Disa nguliteshin, disa iknin e nuk zinin rrënjë, por gjithnjë, të gjitha së bashku dhe secila në vete, nuk arritën kurrë të gjakojnë njera tjetrën.

Të duket e çuditshme se si një shenjt i Kishës Katolike Romane del nga ky vend, i cili, sa ishte i madhërishëm, ishte edhe tragjik, sa ishte rebel, aq ishte edhe i mësuar me vuajtjen, dhe që në gjysmën e tij, për disa dekada bëri sikur zboi zotat nga shtëpitë e tij.

Ishte Nënë, u shenjtërua. Njëlloj si të gjithë shenjat e këtij besimi, që nga Shën Pjetri, Pali, e deri tek kjo grua e imët, thuajse e tejdukshme, me duart e mbështetura në gjoksin e saj, nga përpiqej të largonte “qoftëlargun”.

Nuk e di se sa shenjtë ka Kisha Romane. Në më shumë se 2000 vite ajo ka ndërtuar udhëtimin e saj mbi gurin që u la besimi i fortë, dhe që, për fat të mirë, u ndërtua nga rrugëtimi i atyre që u bënë rrëfimtarë të së drejtës, së mirës, përkushtimit dhe dlirësisë.

Nuk e di se sa janë. Nuk kam pyetur kurrë. Të vërtetën them, jam disi profan në këtë punën e të shenjtëruarit, ashtu si ishin edhe shumica e qeveritarëve dhe njerëzve të politikës që ishin aty, në Vatikan. Nuk di shumë as për besimin islam, megjithëse të dy librat e shenjtë i kam lexuar me ëndje shumë herë. Si unë janë shumë, ndoshta se gjen një vend tjetër ku mosdija e besimeve fetare të jetë kaq e gjërë. Duke mos i ditur shenjtët e tjerë, askush nuk mund të harrojë se tashmë njëra ka zanafillën e këtij kombi dhe nuk e bëri këtë me shpatë, por me përvuajtni.

E megjithatë mua, më ndjeni, më pëlqente më shumë kur ishte Nënë. Jam lumturuar për shenjtërimin e saj, por se si më duket tani, më e largët, më qiellore, më e paprekshme, ashtu si janë shenjtët. Frymëzuese, por e largët.

Sepse jemi mësuar me Nënën. Është hapi ynë i parë me nënën, për gjithësecilin prej nesh një mrekulli e pashoqe. Dhe nuk i kemi thënë gjithkujt nënë, i kemi thënë asaj që na lindi dhe një Nëne të patakuar kurrë më parë, nënë Terezës.

Ashtu si kam thënë unë i besimit islam, të paktën nga emri, i kanë thënë edhe indianët budistë, edhe ortodoksët sllavë, edhe katolikët panjollë, edhe protestantët gjermanë, edhe metodistët anglezë, edhe bektashinjtë shqiptarë, edhe baptistët amerikanë, njëlloj si e kanë thirrur në të gjithë botën.

Nuk di ndonjë njeri tjetër që pas emrit nënë është vënë kaq natyrshëm edhe emri i saj, Terezë. Për ne shqiptarët Gonxhe. E çuditshme parandjenja e prindërve të saj: edhe emrin e saj e kanë gjetur në një lule, por në një qasje mrekullie. Gonxhe, i thonë të krishterët. Ganxhe, i thonë myslimanët. Është trëndafili para shpërthimit. Sikur ta dinin se do të bëhej shpërthimi i ndjenjës së mirësisë për të gjithë.

Isha i qetë kur e ndjeja si Nëna Terezë. Tani ajo është ngjitur shumë më lart, me të pavdekshmit. Është shenjtëruar. Por njerëzit e ndjejnë ende si nënë.

Do të shkojnë shumë e shumë vite kur njerëzit do të çmësohen me emrin e Nënës dhe të mësohen me emrin e shenjtores. Ndoshta nuk do të mësohen kurrë. Unë do të jem njëri prej tyre. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam parë kurrë. Nuk e kam dëgjuar kurrë. Por e kam ndjerë gjithnjë. Ajo ka qenë e pransihme ,ashtu si erërat, që nuk i shohim, por i ndjejmë. Ndoshta ka qenë fryma e Zotit të saj përmes emrit të Nënës.

Në ditën e shenjtërimit të saj, në Vatikan, u mblodhën njerëz nga e gjithë bota. Vendi i nderit u takoi shqiptarëve, sepse ishte bija e tyre. Por, nëse do të kishe pyetur të ardhurit e të gjithë botës, secili do të kishte thënë, ashtu si ne: na takon ne. Pavarësisht se të cilit besim kanë qenë. Shikoni delegacionet shqiptare. Nga 6 përfaqësuesit e dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, vetëm njëri i takon besimit katolik, megjithëse nga gjyshja; pesë të tjerët janë të besimit islam. Edhe ata, rreth e rrotull tyre, nuk kishin shkuar si besimtarë të devotshëm, por që të gjendeshin në një çast pranë Nënës, e cila, edhe pse u shenjtërua, përsëri do të mbetet Nënë.

I ndjej drithmat kur mendoj se nga të gjithë njerëzit e politikës së sotme asnjëri nuk do të mbetet prijës. Ndërsa ajo, e urta deri në thjeshtësi, çfarëdo rrethi do i vënë mbi krye, përsëri do të mbetet nënë. Ndoshta është e vetmja shenjtore që kalon në shenjtërimin e saj, duke kaluar më parë nga shenjtërimi i Nënës.

 

September 6, 2016 11:06
Komento

8 Komente

  1. Besi September 6, 11:47

    Papa Francesku tha se do te thirret Shen Nene Tereza dhe jo Shen Tereza

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH September 6, 12:28

    !!!O Islam kur e pranon se nuk di e je profan nga krishterimi,shenjtet e numurin e tyre PSE shkruan!’?
    Ne kete shkrim fole per shenjtoren Tereza apo shenjtoren Tereza e Kalkutes se nuk jane i njejti ‘SHENJT’!E me sKipetaret çpune kane ‘SHENJTET kur ata i perkasin ‘Botes se pertejme’!?
    Me qe je ‘pensiero unico’ ne kete te perditeshme q lexoj edhe une do te te jap nje keshille.Si gazetar lere fene ‘Jepi Çezarit ate qe i takon Çezarit e ‘zotit ate qe i takon zotit’ e kjo thenje nuk eshte e ‘sajdisur’ por fakt historik e biblik:Kur e pyeten profetin izraelit Yshoua-Jozef-Krishtin:Pse nuk ve rregull ne kete bote te korruptuar ai u pergjegj:’Une kam ardhur te ve drejtesine ne mbreterine tjeter prandaj jepini Çezarit ate qe i takon Çezarit e ‘Zotit ate qe i takon zotit’.Edhe nje gje tjeter ‘Islamiku’Bedri si djali i ‘Lulit te vocerr’:Krishti si ‘djale’,’baba’ dhe ‘burre’ i Marijes (e ke te veshtire ta zberthesh) e imagjino ta zberthejne ‘salisjanet’ e pa FE qe perdhunuan shenjterimin,kur e jema Mrija ne nje dasem qe mernin pjese e u mbarua vera i tha :’Bej nje mrekulli se u mbarua vera’ ai ju pergjegj:’Kush je ti zonje se nuk te njoh qe po me urdheron’!?

    p.s Krishti nuk ish Xeni e Marija virgjereshe nuk ish Lirija!Mundet qe Salija te perfaqesoje Xhuzepen vetem si plak ipotent qe nuk i punojne ‘hallatet’ e shikon nga vrima e çelesit si ‘mollokrepset’ njerezija!

    Reply to this comment
  3. Lpl. September 6, 16:24

    Zoti i tha popullit te Izraelit ju zgjodha jo se idhit me te miret me te zgjuarit as popull i madh por me ju desha te deftohem dhe te realizoj fuqine time nder popujt e botes .Edhe ne kemi shume besime shume rremuje dhe ketu e zgjolli Zoti Shen Terezen per te treguar forcen se Ai egziston dhe eshte afer ky eshte shenje i Zotit , eshte prova me e dukshme kjo qe ka bere Zoti me Shen Tereze e zgjolli nga pakica nder katoliket e botes .Zoti Bedri ti e ke lexuar Biblen , por feja kuptihet nga degjimi dhe jo nga leximi , keshtu kujtoj edhe Luteri me qe dinin shuma e mbreterise Gjermane te lexonin tha skemi nevoje per predikues tani gjithsecili lexon dhe e interpreton sipas kuptimit te tije .Ketu gabuan dhe sot po e vuajne lere qe shkaktuan dy luftera por sot jane duke vuajtur pasojat e krizes se familjes te gjitha vendet Protestante sepse e shohin fene e Krishterimin si perfitim personal si mbushje e zbrasdesise individuale dhe se shohin si diçka qe njeriu duhet te sakrifikoje per te tjeret , une e kam mire me Zotin thote se i lutem gjithe kohen per vete .Kjo ndoll se ata e kane me te lexuar jo me te degjuar .Ungjilli dhe feja vijne nga predikimi dhe nga degjimi .

    Reply to this comment
  4. Mark uk September 6, 17:26

    Dua ti tregoj kti Bedri Islamabat se jan 289 shejten te ligjeruar,pra te rregjistruar,po ka edhe nga ata qe nuk kan histori,dhe nuk u dihet as emri. Selia e shejt ka caktuar daten 1 nandor per ti kujtuar o gazetaruc partiak.Se per kur ishe te gazeta lokale e Shkoders organ i komitetit te partis pra sic kishte titullin jeta e re ta kemi thene disa here se cfa detyre te mesheft beje.

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN September 6, 22:24

    kete koleren e kuqe nuk e duroj dot me ne faqe te pare
    3 rreshta lexova
    i thoni ketij Uriah Hipit qe kur shkruan keto demagogjira ”
    aq më tepër një vendi të vogël si i yni, i cili ka pasur gjithnjë mosmarrëveshjet e tij të mëdha me të gjitha besimet fetare ”
    me ben per te vjelle !!!!
    i thoni koleres se kuqe qe vendi i tij ka qene ne harmoni me fene derisa erdhen morracaket e kuq qe nga babai i ketij deri te endhjeri
    kolera e kuqe I VRAU !SHFARROSI !
    jo thjesht ” mosmarreveshje ….. ”
    mjafton te shkruante se çfare i beren familjes se nene Terezes

    kaq lexova , 3 rreshtat e fillimit dhe ky eshte nje lejfen i shpifur !

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. September 7, 17:22

      Tronafile
      ose
      Tronafile e ZEZE .

      aTJE NE belgjiken tende ke mesuar edhe Italishten .

      La neolingua impone parole e concetti sottratt
      a ogni libero agire
      comunicativo e a ogni discussione cretica e dialogica .
      Procede per proscrizione e non per confutazione .
      E impedisce anche solo l’enunciacione verbale
      di contraddizioni , subito diffamando e silenziando
      chi osi dissentire ,,.
      ”POPULIZMO ”’ per shembull ,
      diventa l’infiamante accussa con cui il ceto inttellectuale e il clero giornalistico silenziano
      chiunque assuma una prospetiva non coincidente con la loro e che , lungi dal tutelare sovrastrutturalmente gli interessi delle élite OLIGARCHICHE , Dà voce agli interesi
      del popolo e delle classi subalterne che le compongono .
      Analogamente ”’ complotizmo ”
      e l’oggi in voga etichetta con cui si Demonizza ogni prospettiva che demistifichi
      la versione Uffciale dei Fatti
      O la grande narrazione edulcorante e ad alto tasso IDEOLOGICO che chiama
      ”’Globalizzazione ”” il MASSACRO DI CLASSE
      PLANETARIO ,
      ””” FLESSIBILITA ”
      LA Precarizzazione Neoschiavile dei giovani
      lavoratori ,
      e ”” Competitivita ” la possibilita per i domani
      di rimovere senza riserve e impedimenti politici
      i diritti sociali dei DOMANI .

      Reply to this comment
  6. titilabi September 6, 23:34

    komunistet: shoku bedri islami dhe xhafaj jane bere edhe FETAR. Hahahahahahahah , karagjos , asgje tjeter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*