Nga shiu në breshër, apo nga breshëri në shi?! (Nga cikli: Punët dhe dështimet e qeverisë)

Arben Duka September 1, 2015 15:08

Nga shiu në breshër, apo nga breshëri në shi?!  (Nga cikli: Punët dhe dështimet e qeverisë)

Ka dy vjet që lamë prapa,
kohën e Saliut,
po ka mbet në pikën zero,
mirëqënia e njeriut!

Vjet kështjella e hashashit,
në Lazarat u prish,
po sivjet u mboll më tepër,
të paktën tri fish!

Kur nuk e di Blendi Klosi,
si mund ta di unë,
sa shqiptarë – këto dy vjet,
janë futur në punë?!

Që t’i dimë këto shifra,
është krejt e pamundur,
se nuk dimë se sa shqiptarë,
punën e kanë humbur?!

Nëse INSTATI tani,
do jetë më aktiv,
nuk besoj se përfundimi,
do jetë pozitiv!

Nëse sot papunësia,
është numur i shtuar,
po them që Zyrat e Punës,
më kot janë ndërtuar!

Me to paratë e buxhetit,
më kot janë harxhuar,
se s’e dimë sa vënde pune,
kanë promovuar?!

Ka mbi dy vjet që ka ikur,
kohë e halabakëve,
po më keq janë bërë pensionet,
e ish ushtarakëve!

Që kur pushteti “ka ardhur”,
në dorë të Sovranit,
është rritur nja dy herë,
akcizë e duhanit!

Për sukses në energji,
tani mund të flitet,
po s’e dimë-në Shtator,
uji sa do rritet!

Të rrisë sado pak mirëqënien,
qeveria s’mund,
dhe çdo dikaster më vete,
shpik gjoba pa fund!

Policët me bllok në dorë,
jo veç në kryqzim,
lumturohen kur njeriun,
e zënë në gabim!

Ka a s’ka njeriu i shkretë,
s’duan t’ja dinë fare,
se gjobat në këtë shtet,
janë prioritare!

Gjoba-gjoba vetëm gjoba,
gjoba pa mbarim,
sa është zhdukur nga fjalori,
fjala “këshillim”!

Që të gjithë vetëm për gjoba,
po na ulërasin,
ndaj unë shoh me mijëra njerëz,
si me vete flasin!

Thikë e varfërisë ka shkuar,
tani gjer në eshtër,
ka që thonë-se kemi rënë,
nga shiu në breshër!

Tani shpresa dhe besimi,
pak a shumë ka vdekur,
por fiton nëse ke qënë,
një ish i përndjekur!

Vetëm për ata ky shtet,
mbush shportat me fiq,
në të kundërt partizanët,
shihen si armiq!

Qeveria dhe në krizë,
aspak nuk ul tonet,
dhe s’ka fuqi e dëshirë,
që të ngrejë pensionet!

Besoj se shumë shpejt do vijë,
kohë nga më të sertat,
kompanitë e celularit,
zhdukën gjithë ofertat!

As dhe një minutë me jashtë,
nuk ke si më parë,
kjo është një barrë e re,
për çdo familjar!

Ka dy vjet e më shumë,
që Sala ka shkuar,
dhe për qindra-mijëra krime,
askush s’është dënuar!

Nuk jam kundër qeverisë,
si disa më thanë,
por unë faktet i radhis,
tamam si që janë!

Për t’i radhitur të gjitha,
vetëm sot s’mjafton,
për të sjellë fakte të tjera,
dhe nesër vijon!

vijon nesër

Arben Duka September 1, 2015 15:08
Komento

9 Komente

  1. LOVE September 1, 17:26

    ah moj parti cna bere ,ah cna beren baballaret
    20 milione dollare demshperblim per te perndjekurit
    20 milione dollare per ca armiq ….dhe nuk ka mbaruar akoma saga e femijeve ,
    niper e mbesa
    ah mor baballare ,cna beret
    po le qe duan dhe dosje te hapura , u shkul lapidari per partizanet
    sot u ngrit ne Tepelene ,ne kampin famekeq per te persekutuarit
    OSBE dora vete ,kerkon 6000 mije te vdekur pa varr ,6000 mij
    as gjermani nuk i vrau kaq , paguaj komisione ,paguaj gjyqe
    o zot si po ben gjyshe Negjmija ,a i degjon valle keto lajme ??
    ah mor pppppoet ,cfare dite erdhi ,iku koha e tralala zura nje …armik
    armiq qe na nxoren bojen ne gjithe boten ,armiq dhe reaksionare ,qe diversante kane qene
    dhe shiko cfare behet ….20 milione dollare ,buxhet shteti
    dhe dale ,se do flase dhe gjykata e Hages ….permbys do vdisni ,si do ja coni lajmin komandarit ne ferr ,kur te cilesohet kriminel ,Kriminel i popullit te vet !
    cfare dite erdhi ,cfare menxyre ….sollet dhe niprit ne pushtet ,po gje su doli
    cfare ju ben imperializmi ,ah cfare ju gjeti
    e duan/m burgun e Spacit muze ,do i tregojme botes dhe brezave perbindeshat
    47 vjet shtepi me gjethe dhe Spac
    cfare jete mizerabel …sa kot qe e jetuat
    hajt duro dhe “armiqte” tani 😛

    Reply to this comment
  2. lato September 1, 18:09

    Ne duhanxhijt urojme qeverine,qe e coi cmimin e paqetes 2500 lek,se kemi gjetur duhan katunari me 5000 lek kilen,kemi gjet edhe romanin “Ariu gjeti nje llulle”.Beji shurren akcizes se cigares,taxes se sheshte dhe taxes progresive.

    Reply to this comment
  3. Luani September 1, 18:15

    Ouu,ou uuu,nuk na paskan shkruar komente lumpenat sot. Te lumt pena thone lumpenat kur i pelqejne elozhet per partine.
    Po ja qe sot na qenkan bere me pak elozhe per partine e nuk po na u dukerkan gjekundi lumpenat, duke thene te lumt pena e tyrylyly.
    I paska mbetur pakes hateri lumpeneve e do i mbeska dhe pakes domani se thoshka vijon dhe neser.
    Sidoqofte pasneser kemi muzike tjeter do vazhdojme ti thurim himne partise, e lumpenet do shfaqen me komentet e tyre,te lumte pena si kokrat e oirizise.
    I paske lene pa te ardhurat ditore lumpenat shoku Beni , se nuk i paska bere dora te te lumpenizojne, ose te sulmojne komentuesin qe nuk te lumpenizon kush te turret i pari,megjithese dhe vetem nje lumpen mund te shfaqet ne komente si nje shumepen.
    Me ne fund i moren dy dite pushimi te sforcuara lumpenet e partise.

    Reply to this comment
  4. Luani September 1, 18:24

    Sic thoshka dhe komentuesi LATO,tani paskemi hyre ne epoken: ARINJTE GJETEN DISA LLULLA.
    Une me plot kenaqesi do ti quaja llullat e partise e DUHANIN E KATUNARIT duhanin e rinise.
    Kurse per taksen progresive e keshilloj komentuesin lato, mos ja beje akoma per ca kohe shurren, sepse nderkohe eshte vete ajo TAKSA PROGRESIVE duke e pshurr ekonomine skute me skute sa ta pshurri komplet.
    Nuk duhet shume dhe 1 vit te qendroi taksa progresive, e ja kthey perpjete patkonjte ekonomise,e thene ndryshe e pshurri fare.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 September 1, 20:11

    Per te bere shtet duhet vendosur urgjentesisht taksa e shqopeve.Me efektin e shqopeve be ekonomi po merret nje grup pune I FM N.

    Reply to this comment
  6. SuloKapedani September 1, 20:33

    Ne kohen e komunizmit shtoheshin kulaket,kurse sot dhjetfishohen po ata te perndjekur.Na sakatuan shtetin si atehere dhe tani per te tjeret vetem varferi dhe nuk pyet njeri,po te ishe bageti do kujdeset nje njeri dhe nuk ngelet pa ngrene.

    Reply to this comment
    • LOVE September 1, 23:27

      xha Sulo ,lexo pak lexo
      se idiot ke lindur ,por mund te ndryshosh .
      si the ,shtoheshin kulaket ??? po vete shtoheshin ata ???

      108 MILIONE VIKTIMA TE KOMUNIZMIT NE GJITHE BOTEN
      SAMI DANGELLIA ,SHQIPTAR ,43 VJET BURG
      dhe atentatorja e Leninit ,Fania Kapllan beri 36 vjet burg,kurse SAMIU 43 .
      u fut ne burg 24 vjec dhe doli …ops ndjese ,nuk ka dale ende
      vdiq ne burg 67 vjec .u varros pa askend ,dhe ende nuk i dihet varri .
      rast unik ne gjithe Lindjen

      ti je sakatosur nga truri ,o bageti e mjere !

      Reply to this comment
  7. petrika September 1, 22:18

    O lUAN PREJ RERE,sa here komenton ti,vetem budallalleqe di te shkruash.Duket qe je i tredhur nga trute.

    Reply to this comment
  8. Pellumb Zaimi September 2, 19:57

    Arben Duka i thote te vertetat e hidhura te qeverisjes Rilindase cope dhe pa doreza. Me mire nje e vertete e hidhur sesa njemije te paverteta te mjaltosura ! Shpartalloje me forcen e fjales kete qeverisje te pispillosurish Arben Duka? Nderime !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin