Nga Shqipëria “silurë” droge

April 9, 2014 16:34

Nga Shqipëria “silurë” droge

“Corriere della Sera”

Marijuana shqiptare pushton Evropën. Në tre muaj, në Pulia janë rikuperuar 4 tonelata lëndë narkotike, të transportuara dhe të fshehura në kanoe që arrijnë t’i shmangen kontrolleve

Plantacione të stërmëdha marijuane kanë mbuluar sërish qindra hektarë në fshatrat shqiptare, serra në qiell të hapur ose të ngritura në kodrina, në bazë të parametrave ultramoderne që të sjellin ndërmend ato të viteve ‘90. Gërshetime dhe aleanca me sektorë të rëndësishëm të klaneve greke garantojnë asistencën logjistike siç edhe ka ndodhur në të kaluarën sa i përket kontrabandës. Kanë projektuar sisteme të reja transporti për të gënjyer kontrollet: kanoe të tejmbushura me marijuanë, të vulosura e të përmbysura, janë shndërruar në silurë që tërhiqen në det të hapur nga anije. Më pas është xhiroja e shit-blerjeve: ankande ku mbretëron hija e ilegalitetit, “valse” ndryshimesh në pronat e patundshme dhe marifete me llogaritë e kompanive të improvizuara që ushqejnë flotën e re të narkotrafikut. Ja ku rikthehemi në romanin e lashtë kriminal mes Pulias dhe Shqipërisë.

Pas operacionit “Mare nostrum” të ndërmarrë nga qeveria për të blinduar detin Mesdhe, mbi gjeopolitikën e re të klaneve që kanosin tani Adriatikun, po heton Guardia di Finanza. Ajo po monitoron fenomenin nëpërmjet një kontrolli të vazhdueshëm por edhe me hetime të detajuara në bashkëpunim me forcat e rendit të Shqipërisë. Helikopterët dhe anijet e patrullimit përshkojnë bregun puliez pëllëmbë për pëllëmbë. Por jo vetëm, në këtë hetim mbi trafikantët e mijëvjeçarit të ri luajnë një rol vendimtar edhe hetimet që po zhvillohen nga ana tjetër e Adriatikut, madje edhe në hapësirën ujore greke.

Ja pse fluksi i informacionit është i vazhdueshëm, rrjedh e tregon rikompozimin e flotës së trafikantëve, të investimeve të drogës dhe fluksit të klandestinëve. Po aq edhe mbi xhiron e madhe të parave që ushqejnë operacionet kriminale që rrezikojnë ta shndërrojnë edhe njëherë Adriatikun në boshtin e punëve të paligjshme, ndërsa Pulian në një nga destiancionet kryesore të kriminalitetit ndërkombëtar. Vetëm gjatë 2013-s, përgjatë bregut puliez u sekuestruan 7 tonelata marijuane (26 në të gjithë Italinë), një sasi madhështore që thotë shumë mbi pjesët e bregdetit që menaxhojnë trafikantët. Në tre muajt e parë të 2014-s, marijuana e sekuestruar nga Guardia di Finanza ka arritur të 4 tonelatat.

Sipas asaj që del nga hetimet, trafikantët për të bërë bashkë një tonelatë, paguajnë rreth 150 mijë euro mes pagesave për punëtorët dhe kostos së transportit, por fitimi neto i kësaj sasie droge rezulton në 10 milionë euro. Hetuesit italianë kanë kthyer projektorët nga Shqipëria, ku riorganizimi i flotës së narkotrafikantëve është tashmë në veprim. Klanet janë në përpjekje e sipër për të siguruar gomone të mëdha oqeanike, e sidomos barka të vogla. “Kontrollet janë konstante dhe bashkëpunimi me policinë shqiptare, pas një marrëveshjeje bilaterale, po jep rezultate të shkëlqyera”, thotë koloneli Maurizio Muscarà, komandant i Rojes Bregdetare të Pulias. Ja përse trafikantët kanë zgjedhur  barka të vogla  duke përdorur veçanërisht motorët e ujit për të organizuar stafeta autentike droge në Adriatik.

Rindërtimi i flotës së trafikantëve është rrjedhojë logjike e bumit të kultivimeve të kanabisit, i vënë në zbatim në disa pjesë fshatra të Shqipërisë. Nuk është fjala për serra të vogla apo të mëdha, por për plantacione madhështore të përqendruara në zonën e Gjirokastrës, në veçanti në Lazarat, fshat malor rreth 230 km nga Tirana dhe 30 km nga kufiri grek. Me pak më shumë se 4 mijë banorë, atë e quajnë “fshati i marijuanës”, dhe aty mblidhen punëtorë nga zona të ndryshme të vendit që punojnë nga agimi në perëndim për 3 mijë lekë të reja në ditë. Çdo kile shitet për 300 euro dhe përfundon drejt e në kamionet e drejtuara në bregdet, por shpesh ngarkesa sistemohet në gomarë që e dinë rrugën dhe mbërrijnë vetë në Greqi: një mënyrë kjo për të shmangur arrestimet.

Gjithsesi destinacioni final është Italia, Perëndimi më i afërt, porta për tregun e madh evropian mbi të cilën bije edhe hija e marijuanës gjenetikisht e modifikuar. Një ngarkesë me lëndë narkotike OMGJ, me prejardhje nga Vlora u sekuestrua pak kohë më parë nga policia e Bolonjas. Ky bum i ri i narkotrafikut përfundoi edhe nën ekzaminimin e Departamentit të Shtetit amerikan dhe figuron në një dosier të “International narcotics control strategy report”, që nënvizon se përqendrimi i forcave të rendit në Shqipëri është rritur ndjeshëm: Në vitin 2012 janë rikuperuar 2.1 tonelata duke e rritur përqindjen e sekuestrimeve në 175%. E pavarësisht kësaj, prodhimi është rritur me 40%, kërkesa e tregut ka qëndruar konstante, ndërsa çmimi është ulur.

Nëpërmjet zbuluesve nga ajri i autoriteteve detar-ajrore në Shqipëri është dokumentuar prania e të paktën 300 plantacioneve, të barazvlefshme një mijë tonelata marijuanë gati për të pushtuar Evropën. Vlera e tregut është të paktën rreth 4.5 miliardë euro. Me një bimë të vetme mund të përftohen disa kile kanabis për një vlerë prej 300 eurosh. Një pjesë e mirë e territorit shqiptar në vetëm 2 muaj ka kaluar në sitë. Janë grumbulluar rreth 680 GB imazhe nga territori shqiptar, të cilat janë ballafaquar me matjet satelitore dhe falë mbështetjes së ekspertëve të Universitetit të Napolit, rezultoi se vetëm në sipërfaqen e Lazaratit janë 319 hektarë të kultivuara me kanabis. Një lumë droge i destinuar të përmbytë Evropën./ Dorina Gjuzi

April 9, 2014 16:34
Komento

3 Komente

  1. Rilindasit rrisin eksportin April 9, 16:52

    Pse jo…!

    Tahiri pret te gjej marreveshjen mirekuptimore me lazaratasit,
    teksa Rames i shpeton nje “khe/khe”, ne biseden me Ray Uno-n.
    “Eshte e parakohshme te lfasim per legalizim te LazaMaryHuanes”!

    Te flasim po, eshte e parakohshme…
    Por nderkohe le te kalojme ca maune pertej detit Kadriatik dhe ketij Jonit,
    por edhe ca makina le te kalojne ne Kaka Vije…se ne perspektive
    vesi do quhet virtyt…dhe krimi do quhet rilindje e atrofizimit te te rinjve…

    teksa kujtohemi se s’ka korrupzion pa bashkepunimin e Qeverise
    dhe nderkohe veme re se ne cfare permasa te frikshme droga kalon
    per andej matane, mendja na shkon se qeveria po i paraprine Se Ardhmes
    se Ndritur me Legalizim…

    Tapite e 1945 po rikthehen, me ligjin 7501, normalisht, si vazhdim te reformave
    te shokut enver, aktualizuar me ca droge dhe liri fjale…

    Reply to this comment
    • REZART April 9, 18:56

      Eksport se jo mahi.Perparim ekonomik,rend,disipline dhe probleme me te xhelosurin se ia kane fajin gjyqi,kryetari,prokuroret dhe nuk ka kohe te zen duke eksportuar pa TVSH.Rilindje se jo mahi.

      Reply to this comment
  2. SHQIPTARI April 9, 22:20

    SHTET I KORRUPTUAR DHE BASHKEPUNETOR ME TRAFIKANTET!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*