Nga sot jemi në borxh me Tokën

August 1, 2018 09:04

Nga sot jemi në borxh me Tokën

Që nga vitet ’70 konsumojmë më shumë se ajo që natyra është në gjendje të prodhojë. Dhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë.

E mërkura e 1 Gushtit është dita e rezervave të Tokës, dita kur bota do të hyjë në borxhin ekologjik, dhe sipas të dhënave të bëra publike nga Rrjeti Global për Ndikimin ekologjik, rezulton se Shqipëria është në borxh me Tokën.

Dita e borxhit ekologjik është ajo ditë kur kërkesat e njerëzimit ndaj natyrës tejkalojnë mundësinë e ekosistemeve të tokës që të rinovohen brenda një viti.

Organizata ndërkombëtare e kërkimeve “Global Footprint Network” ka llogaritur datën, kur ne kemi konsumuar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit, peshkut, ujit dhe drurit që Toka na vë në dispozicion për 365 ditët e vitit.

Por jo të gjithë popujt kanë të njëjtat zakone, pasi nëse e gjithë popullsia globale do të jetonte si Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duheshin pesë planete Tokë për të përmbushur nevojat. 4.1 nëse të gjithë do kishim stilin e jetesës së australianëve, 3.5 nëse do ishim si koreanojugorët, 3. 3 për rusët, 3 si gjermanët e kështu me radhë.

86 për qind e banorëve në botë jetojnë në një vend që ka një borxh ekologjik me planetin Tokë. Në frontin e kundërt ka shtete si India, dhe nëse do të jetonim si indianët atëherë burimet natyrore do të ishin më se të mjaftueshme.

l.h/ dita

August 1, 2018 09:04
Komento

2 Komente

  1. MH August 1, 12:25

    Per Shqiperin jeni ne gabim.Mbasi ma shume se gjysa e popullsise ka ike,emigrue jasht duke iu ba barre tokave ne shtetet te tjera te planetit.Me kete popullsi Shqiperia rreziston edhe per ma shume se pak me than njimije vite pa hy ne borgje me akosistemin te trollit shqiptare.Aq ma teper kur rilindja po restauron bukurmire teritore ne sherbim te turizmit.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta August 1, 13:37

    Toka ka aq shume mundesi te pashfrytezuara sa do te mjaftonin edhe aq shekuj te tjere sa njerzimi ka kaluar qe nga krijimi i tij qe te mendohej se keto mundesi do te shteronin, bile edhe atehere do te kishte shume pikpyetje sepse vete njerzimi i gjen rruget per jeten dhe mireqenien e tij!Do te mjaftonin venia ne pune e siperfaqeve te shkretetirave dhe shfrytezimi i gjallesave dhe bimesise nenujore per ta bere njerzimin te lumtur dhe jetegjate ! Mos perhapn frike per te zbatuar e vene ne jete “teorit konspirative Maltusiane”per shtimin e popullsise e pakesimin e te mirave materiale,; apo e thene ndryshe shtimi i popullsise ne progresion gjeometrik dhe ajo e kushteve nateriale ne progresion matematik!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*