Nga sot nis diferencimi i mbetjeve në Tiranë, më pas derë më derë!

September 29, 2016 14:41

Nga sot nis diferencimi i mbetjeve në Tiranë, më pas derë më derë!

Nga sot, Tirana do të nisë të bëjë diferencimin e mbetjeve që në burim. Kjo do të realizohet me anë të instalimit të kontejnerëve moderne, të ndarë sipas kategorive të mbetjeve. Menaxhimi i ri i mbetjeve u mundësua falë një Memorandumi mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj së Veronës, firmosur nga dy kryebashkiakët Veliaj dhe Tosi.

Veliaj: Nga sot ne kemi një kompani aktive. Gjysma është në pronësi të Bashkisë së Veronës dhe gjysma është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Të fillojmë fillimisht me Tiranën qendër. Për herë të parë do të fusim edhe konceptin e mbeturinave të ndara që në burim. Sigurisht që ne do të investojmë në kontejnerë të rinj, në pajisje moderne, në staf të kualifikuar.

Flavio Tosi: Fakti që Verona, Italia, së bashku me Shqipërinë, të mund të përmirësojnë në mënyrë reciproke kushtet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, është për ne vërtet krenari.

Për kryeministrin Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në firmosjen e memorandumit, marrëveshja është dëshmi se qeveria vë të parin interesin kombëtar.

Rama: Sot jemi akoma në mes të një debati të nxehtë për riciklimin, ndaj është momenti për të dhënë një shembull të fortë për faktin se ne, nga njëra anë kemi një interes kombëtar, për të mbështetur gjithë industrinë e riciklimit të mbetjeve të gjelbra, por, nga ana tjetër, kemi gjithashtu nevojë të ngremë në këmbë një sistem të ri për të transformuar qytetarët në partnerë të këtij aktiviteti.

Ndërsa ambasadori italian, Alberto Cutillo, tha se kjo marrëveshje është një vlerë e shtuar në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Cutillo: Kjo mbrëmje shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në bazë të kësaj marrëveshje synohet më pas edhe fillimi i grumbullimit derë më derë të mbetjeve, sipas specifikave, në fillim me operatorët ekonomike, pastaj edhe me familjet.

September 29, 2016 14:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*