Nga sot “Rruga e Kombit” me pagesë: Tarifa që duhet të paguani

March 25, 2018 09:32

Nga sot “Rruga e Kombit” me pagesë: Tarifa që duhet të paguani

 

Çdo automjet që do të kalojë sot në Rrugën e Kombit është i detyruar që të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Në fakt në mesditë do të kryhet testi i parë, në sportelet e vendosura posaçërisht për taksimin e rrugës, ndërsa taksa do te aplikohet në katër sportele, dy për hyrjet dhe dy të tjerë për daljet në këtë rrugë.

Mëngjesin e sotëm janë vendosur trarët, në mënyrë që testimi në mesdite të jetë gati për t’u kryer.

Burime nga Ministria e Transporteve i thanë Report TV se “në bazë të pikës 11 të kontratës me firmën koncesionare pagimi i taksës së rrugës dhe përdorimi i autostradës do të thotë se koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.”

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës. Të njëjtat burime theksojnë se në bazë të kontratës kompania koncesionare mund të kishte taksimin për Rrugën e Kombit që kur ka hyrë në fuqi kontrata.

Dhënia me koncesion të tilla rrugëve ku paguhet një taksë e caktuar është një praktikë ndërkombëtare, e cila shërben për mbulimin e kostove të koncesionarit, për mirëmbajtje dhe kushte më të mira të sigurisë.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

a.s/dita

March 25, 2018 09:32
Komento

9 Komente

  1. specialisti March 25, 09:58

    Fillimi vetem me marre euro, po ku jane investimet ? Nuk eshte investim vendosja e traut, por ato qe jane parashikuar ne kontrate.
    Sipas kesaj qe po ndodh, koncesionari mbledh taksen e rruges, grumbullon disa euro dhe me ato ben punime, ben pagesa te ndryshme e sigurisht siguron fitimin. Koncesion do te thote , te beje investime dhe ato t’i vjele nepermjet takses.
    Sipas shkrimeve te mepareshme te lexuara ne media, koncesionari duhet te beje rreth 200 milion investime. Ku jane ?

    Reply to this comment
    • Turi March 25, 19:27

      Me kenaqesi do ta paguaja kete takse vetem e vetem qe te behet Shqiperia. Te gjithe ata maskarenj qe perpiqen te na tregojne se kjo nuk duhet paguar cojne uje ne mullirin e atyre qe nuk e duan Shqiperine te ndertohet. Shteti po ben gjithcka per shqiptaret dhe Shqiperine. Nuk behen aeroportet e Kukesit dhe Vlores si dhe flota e Air Albania pa para. Nukm ndertohen gjithe ato rruge qe po fillon kjo qeveri ne dobi te shqiptareve pa para. Ne cdo vend te botes paguhen taksa per rruget. Ne cdo qytet te Amerikes dhe ne cdo shtet te Europes ka rruge qe paguhen. Kam paguarc me qindra dollare duke udhetuar nga Franca e veriut per ne Lion dhe Nice. Mendova per ata qe jetojne atje. Qindra euro ne nje udhetim gjysem ditor. Qeveria po kerkon vetem 5-10 euro. Nuk eshte asgje. Duhetv paguar ne dobi te Shqiperise.

      Reply to this comment
  2. Tani1 March 25, 14:14

    Te pakten hiqni taksen Majko mbi karburantet qe shqiptaret e shkrete kane 18 vite qe e paguajne qe te mbledhin leke per rrugen jane 3 leke per cdo liter karburanti

    Reply to this comment
  3. s.g. March 25, 14:55

    E vetmja autostradë në Europë ku kalimi i mjeteve të komunikacionit bëhej pa pagesë takse apo vinjete megjithëse kjo autostradë nuk plotëson standardet për shfrytzim shpejësie

    Reply to this comment
  4. mirel March 25, 16:28

    Ne asnje vend te botes nuk ka taksa apo pika pagese ne rruget kryesore, kombetare apo cfaredo lloj rruge tjeter qe eshte e perdorimit masiv. Taksat apo pagesa te tilla vihen ne rruge alternative, qe njerezit i perdorin ne rast se duan te shkurtojne kohe dhe te eliminojne trafikun e renduar.
    Ne asnje vend te botes rruget nuk jane prone e asnje kompanie.
    Jane prone dhe pergjegjesi e shtetit dhe e bashkive per ti mirembajtur.
    Kompanite private nuk kane asnje te drejte mbi te ardhurat e rrugeve. Jane taksat e popullit qe mirembajne rruget. Dhe vjelja e taksave te popullit shkon per keto mirembajtje si dhe per sherbime te tjera publike.
    Kjo eshte vjedhje dhe grabitje e hapur e tipit banditesk te qeverise se Ramutit.
    Dhe nese shteti kerkon te riparoje rruge, atehre paguan kontraktore dhe kur mbarojne pune ikin.
    Asnje nuk ka te drejte te pronesoje rruget.
    Kujtohuni se protesta e artisteve te Teatrit Kombetar nisi me kete argument. Privatizimin qe po u ben Ramuti pronave publike. Dhe ja ku po shkon.
    Rruget nuk mund te privatizohen. As sheshet dhe pronat publike nuk mund te privatizohen.
    Nuk keni qeveri por bandite ne shtet.
    Vjedhje e hapur dhe njerezit jane dakort.
    Popull tutkun

    Reply to this comment
  5. Rilindja March 25, 17:34

    Po heshtin rotvailerat e Dites. Po te ishte per ta, ky lajm nuk duhej te publikohej fare. Nuk kane ke te shajne dhe mundohen te gjejne se ku eshte faji i Berishes ketu qe te reagojne.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic March 25, 17:54

    RRUGA E KOMBIT
    KJO ESHTE VEPRA ME MADHORE PER ATA QE NUK KANE HABER NGA JETA NE SHQIPERI.!
    Pa dyshim qe duhet ta quajme veper me madhore rrugen e Kombit., Kjo edhe per arsye se nuk kishim tjeter dhe kjo u realizuar pas 22 vjet demokraci. Megjithat kjo rruge nuk ka perfunduar edhe perse pesdhjet perqinde e buxhetit eshte pervetsuar dhe ka shkuar ne drejtim te pa ditur.
    Natyrishte qe njerzit edhe perse jane kerrusur dhe do te kerrusen edhe per shume vite nga keto borxhe nuk duan t`ja dijen, mjafton rruge.Dhe aktualisht rruge eshte.
    Po kjo rruge eshte per ata qe nuk dijne asgje. Se Berisha e ka vonuar kete rruge te pakten 15 vjet.
    Ja per ata qe nuk dijen asgje dhe flasin kote.
    Pak histori.
    Ne vitin 1990 hekurudha shqiptare kishte zgjature sejgenmentet e saje drejte verilindjes pas perfundimit te saje veri perendim ku lidhej me Hanin e Hotit.
    Ne keto vite qe po fillon demokracia e shkatrrimit dhe demokracia e ndertimit ky sejgmmente hakurudhote kishte kaluar rreshenin dhe paralelet e saje kishin arritur ne Reps te Fanit. Nga Repsi I Fanit per te dalur ne Kalimash te Kukesit duheshio edhe te paktenb 40 km hekurudhe bashke me tunelin.
    Keta 40 km hekurudhe ( te me falin ata qe I kan letrat ne dore se munde te jet pake me shume ose pake me pake.) te pakte sikur 5 km te beheshin ne vite kjo hekurudhe do te perfundonte ne vitin 1995. Pra te pakte 15 vjet para se te ndertohet rruga e Kombit.
    Pore juve do te thoni se c`rendesi ka hekurudhe.? Hekurudhe do te transportonte jo vetem minerale pore edhe do te transoprton njerze, dhe makina te medha e te vola nga Kalimashi deri ne Lace.duke kursyer mijra tonelata nafte dhe duke bere nje transport per njerzit mjafte me leverdi ekonomike.
    Pra kjo u sabotua, u shkatrrua ju vodhen edhe shinat dhe si zakonishte I derguan per skrap.
    Pra ky ishte avantazhi qe na la sistemi I kaluar pore qe jo vetem nuk u shfrytzua nga qeveria e shkatrrimit qe erdhi ne pushte ne vitet 1992 -1997 pore perkundrazi ajo u sabotua dhe pase 20 vjetve do te fillonte rruga duke e shkatrruar dhe mbi keto trase nga Laci deri ne Reshen u be kjo rruge duke hequr edhe mundesit qe neser per kra saje te behet perseri hekurudhe.
    Ky ishte avantazh qe kishim dhe sote pa se neve ti thurnim lavdi kesaj vepre te len pergjysme kishim me shume se gjysmen e hekurudhes te ndertuar dhe sote ajo nuk ekziston me.
    Pra keta qe shkruajn ose nuk e njohin kete mundesi ekonomike qe kishim ose jane ne grupin e shkatrrimit dhe duhet pa tjetr ti bejne hymne kesaj rruge te lene pergjysme , dhe me 50 % te fondeve te vjedhura.!

    Reply to this comment
  7. Arben March 25, 19:06

    Kaq pak e???!!!

    Dyfishojeni te pakten, ka para ky popull.

    Reply to this comment
  8. Lili March 25, 19:54

    Vendit ma te varfer te Shqiperise i vene taxen ma te madhe…
    Rama ka nje problem me Kukesin, ate te babes se vete qe varri njerin midis Kukesit edhe po te kishte mundesi,do e kishte fshi prej faqes se dheut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*