Nga AKU te Burgjet, Agim Ismaili zëvendëson Stefan Çipën

February 6, 2019 09:58

Nga AKU te Burgjet, Agim Ismaili zëvendëson Stefan Çipën

Vetëm pas 5 muajve në krye të Burgjeve, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vendosi të shkarkojë nga detyra, Stefan Çipën.

Nuk dihen ende arsyet e këtij shkarkimi, pasi zyrtarisht nuk ka pasur një reagim as nga Çipa dhe as ministrja në lidhje me këtë ndryshim.

Mirëpo, duket se ministrja nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Çipës.

Burime nga mediat bëjnë me dije se drejtori i ri i Burgjeve do të jetë Agim Ismaili, i cili deri dje mbante detyrën e drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor.

Agim Ismaili, në profesion ekonomist u emërua në krye të AKU-së në tetor të viti 2017.

Më herët Ismaili mbante postin si nëndrejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, pra eskpert i krimit ekonomik. Emërimi i tij në krye të AKU-së erdhi me bujë asokohe, pas shkarkimit nga Rama të ish drejtorit Dritan Sejko i akuzuar për abuzime.

l.h/ dita

February 6, 2019 09:58
Komento

3 Komente

  1. Perkthyesi February 6, 10:32

    Ndrrimi kaq i shpeshte i drejtuesve ne administrate, flet dhe nje here mbi mungesen e plote te permbushjes se kritereve ne perzgjedhjen ne keto poste drejtuese. Thjeshte mungese serioziteti i kryeministrit aktual. Jam i bindur qe dhe personi i punesuar, shume shpejt do kete fatin e shokut tye tij!

    Reply to this comment
  2. Rad February 6, 19:35

    Agimi eshte model ne pune. Iku se duke bere pune ju nxori cullak pushtersite qe bejne cdo dite. Cuci te thithe cucin e aku tani meqe e vune nje qe e ka vendin tjeter kund

    Reply to this comment
  3. Aqif February 6, 22:15

    I Gimi e palltove Angjelina Vuksani apo jo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim